Mehmeti: “Skandali me keqpërdorin e votave në Junik "Kutia e Pandorës” për krimin elektoral në Kosovë

Politika

Mehmeti: “Skandali me keqpërdorin e votave në Junik "Kutia e Pandorës” për krimin elektoral në Kosovë

Nga: A.Z Më: 31 tetor 2021 Në ora: 19:56
Blerina Sallaj

Është raportuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është kapur në flagrancë zyrtarja e Komunës së Junikut, B.S, bashkëpunëtore e kandidatit të AAK-së për kryetar të kësaj komune, Agron Kuçit.

Sipas raportimeve, ajo dyshohet se ka tentuar të dërgojë në Munih të Gjermanisë material të falsifikuar zgjedhor.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se skandale të tilla mund të dalin ende, andaj edhe duhet të ndëshkohen.

Image
Faton Mehmeti

 

Sipas Mehmetit, AAK duhet të jetë bashkëpunuese me organet e rendit, po ashtu edhe në balotazh të ketë më shumë mbikqyrje.

“Ky është skandal nga i cili mund të dalin edhe shumë skandale të tjera. Ky skandal mund të jetë "Kutia e Pandorës” për dallaveret, mashtrimet që kanë mund të ndodhin jo vetëm në Junik, por edhe më gjerë. Dallaveret me vota janë krime të cilat duhet ndëshkohen pa mëshirë. AAK duhet të jetë bashkëpunuese me organet e rendit dhe drejtësisë në raste të tilla, jo të mundohet të relativizojë këtë skandal që ngërthen në vetë krimin elektoral. Mërgimtarët janë të shqetësuar se si mund të tjetërsohet vullneti i tyre, andaj në balotazh të ketë më shumë mbikqyrje në mënyrë që mos të përsëriten raste të tilla”, ka potencuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat