Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk do të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, kurse nga ana tjetër Serbia po e kërkon këtë dhe po mundohet që ti realizojë pretendimet e veta.
Jursiti Muhamet Kelmendi ka komentuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë forminin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se Serbia kurrë nuk i ka ndalur pretendimet e veta territoriale ndaj vendeve tjera, duke thënë se ajo ka për qëllim "bashkimit të botës serbe në një shtet".
"Në fakt kurrë nuk është ndalur Serbia nga pretendimet territoriale ndaj vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Pikësynimi kryesor ka qenë serbizimi i viseve shqiptare dhe të territoreve bosjane, kroate e malaleze. Ideja e "bashkimit të botës serbe në një shtet" , ka për pikësynim zgjerimin e shtetit serb në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë, deri edhe në Kninin e Kroacisë. Këtej po iu del në ndihmë të madhe Rusia dhe Kina. Ka edhe vende tjera që po e përkrahin botën shoviniste raciste serbe", shpejgon jursiti.
Për gjithë këtë përkrahje ndaj Serbisë, Kelmendi thekson se kemi tandemin Borell - Lajqak që edhe janë përfaqësues të UE për dialog me shtetin serb dhe që të dy vijnë nga shtetet që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
"Në kuadër të Evropës është 5-ja evropiane që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe segmentet e vecanta në kuadër të UE. Shih për këtë kryesisht tandemin Borell - Lajqak që edhe janë përfaqësues të UE për dialog me shtetin serb dhe që të dy vijnë nga shtetet që nuk e njohin shtetin e Kosovës. Të prirë nga kjo përkrahje e madhe dhe me synim të ripushtimit janë qeveritarët e Beogradit në veprim për të destabilizuar deri në shkatërrim të Bosnjës e Hercegovinës. Atje ka armatosur shteti serb armatën serbe dhe ka dërguar vullnetar rusë. Priten edhe aksione luftarake", ka thënë ai.
Sipas tij, në Kosovë është forcuar rezistenca serbe ndaj shtetit të Kosovës dhe po vepron në drejtim të destabilizimit për të sulmuar Kosovën edhe ushtarakisht.
"Në Kosovë është forcuar rezistenca serbe ndaj shtetit të Kosovës dhe po vepron në drejtim të destabilizimit për të sulmuar Kosovën edhe ushtarakisht. Në Malin e Zi është forcuar politika serbe dhe tash gjindet në pushtet. Kjo po bëhet edhe me përkrahjen partisë "Ura". Më mirë nuk është gjendja as në Maqedoninë e Veriut. Edhe ndaj këtij shteti ka pretendime Serbia", sqaron më tej ai.
Jursiti më tej përmend edhe disa nga pikësynimet që po punohet për të realizuar Serbia planin e saj.
"Për të i realizuar këto pikësynime po punohet në disa drejtime: 1. Në armatosjen në armë moderne nga Rusia dhe me krijimin e gjendjes konfliktuoze brenda këtyre Republikave. 2. Në punën e madhe diplomatike në drejtim të tërheqjes së njohjeve për Kosovën, duke punuar që mos të ketë gjithashtu as njohje të reja. 3. Po krijohen situata konfliktuoze brenda Republikave, sidomos në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Mal të Zi. 4. Tehu i luftës është aktualisht kundër Kosovës, ku Serbia po e kërcënon me luftë Republikën, në emër gjoja të rrezikimit të pakicës serbe në Kosovë. Këtej ka kohë që janë disa pikësynime hegjemoniste në të cilat po punon Serbia. Së pari, në ripushtim të tërë Kosovës, me ideologjinë se "Kosova është serbe", Së dyti, me ndarjen e copëtimin e Kosovës dhe Së treti, në krijimin e Asociacionit serb në Kosovë", përmend ai.
Ai ne fund thotë se për të gjitha pikësyminet a ka përkrahjen e disa dorcave të BE-së, të Kinës dhe të Rusisë.
"Në këto pikësynime e ka përkrahjen e disa forcave në UE, të Rusisë dhe të Kinës. UE duhet të ndali politikën që në emër të Unionit Borell dhe Lajqak po e bëjnë në favorat ekspansionit serb mbi Kosovë. Ndihmën kryesore kërkohet të japi Anglia, Gjermania dhe SHBA-të. Ka edhe shtete tjera që mund të ndihmojnë në ndaljen e agresionit serbomadh. Shqiptarët do të mbrojnë me cdo mjet dhe mënyrë Republikën. Populli ynë nuk luftoi që tash të ripushtohet. Republika dhe shteti janë të panegociueshme. Ato nuk janë në pazar. Pushtimi mund të bëhet vetëm me shkatërrim total. Mirëpo, është koha kur mund të ndalet shteti serb. NATO, UE shtetet demokratike e liridashëse e kanë në dorë. Dikur bëhet vonë. Atëherë kërkohet intervenim ushtarak për të ndalur", përfundon jursiti Muhamet Kelmendi.