Sot janë bërë 22 vite nga vrasja e profesorit Haki Imeri.
Edhe pas 22 vitesh drejtësia në Kosovë ka dështuar që të zbuloj autorin e vrasjes së tij.
Haki Imeri ishte njëri ndër komandantët e parë të UÇK-së në Drenicë, i cili ishte kidnapuar në fshatin Brojë, ndërsa është gjetur i vdekur në një thellësi të malit në fshatin Aqarevë, rreth dy kilometra larg vendit të kidnapimit.
Sot janë bërë 22 vite nga vrasja e profesorit Haki Imeri.
Edhe pas 22 vitesh drejtësia në Kosovë ka dështuar që të zbuloj autorin e vrasjes së tij.
Haki Imeri ishte njëri ndër komandantët e parë të UÇK-së në Drenicë, i cili ishte kidnapuar në fshatin Brojë, ndërsa është gjetur i vdekur në një thellësi të malit në fshatin Aqarevë, rreth dy kilometra larg vendit të kidnapimit.
Kjo ishte një vrasje, në zinxhirin e një fushate të egër të vrasjeve të personaliteteve të shquara të Kosovës, që me dekada u angazhuan dhe luftuan për një Kosovë të lirë, të pavarur e demokratike.
Vrasjet e këtij lloji shqetësuan pa masë Kosovën dhe popullin e saj, sepse po vriteshin figurat eminente të Lëvizjes së Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.
Këto personalitete me nam, ishin në shënjestër të vriteshin nga regjimi i Serbisë gjatë okupimit serb të Kosovës, por, kush do të besonte që do të vriteshin pasi që nga Kosova të largohej makineria policore dhe ushtarake serbe? Askush, përveç vrasësve të tyre.
“Pse more burrë i vratë?”
Familja Imeri, që nga paslufta janë interesuar për zbulimin e kësaj vrasje, mirëpo, nga institucionet e Kosovës, akoma nuk ka ndodh një gjë e tillë.
Për vite me radhë, vëllai i Hakiut, Imeri ka kërkuar drejtësi edhe në isntancat më të larta të Kosovës, si në Presidencë, Kryeministri e Ministri të Drejtësisë.
Ai madje kishte akuzuar direkt Hashim Thaçin për vrasjen Hakiut.
“Edhe sikur të mos kesh dorë t’i Hashim me suitën tënde a duhet që ta gëzojnë fëmija e tij një të drejtë, pse nuk po e gëzojnë atë? Por edhe fëmijët e tij u harruan se Hakiun e vritët ju, dhe ne do të kërkojmë deri në vdekje zbulimin e vrasjes. Dhe sikur të gjithë të tjerët që kërkojnë edhe kësaj pune nuk do t’i shpëtoj asnjë kriminel. Pse? Juve kurrë nuk ju ra ndërmend se pse është vrarë Haki Imeri, nuk menduat se a kanë bukë fëmijët e tij a po jo, sikur të mos ishim ne ata do të kishin vdekur urie. Por këtu është dëshmia e gjallë se ju i vratë këta njerëz. Pse more burrë i vratë? A keni mendu për me bë diçka të mirë në këtë Kosovë apo veç keni mendim me i vra këta njerëz edhe me ikë dika? U vraftë Zoti që ju ka falë, pasi i madhi Zot është me neve, në krahun tonë”, kishte deklaruar Imeri për gazetën “Bota sot”.
“Ju e dini se familje kombëtare gjithmonë kemi qenë Hashim. Hashim ke bërë gabim të madh, nuk ta lanë as deti. Mendo Hashim për fëmijët e kujdestarit të klasës që e ke pasë, mendo se ku po jetojnë ata. Mos harro se Zoti dhe populli nuk harrojnë, Zoti është i madh Hashim. Hashim Kosova nuk është pronë e juaj”, deklaronte tutje ai.
Madje Imeri kishte deklaruar se Nazim Bllaca i ka treguar atij se vetura me të cilën është marrë vëllai i tij, Hakiu e që më pas është vrarë ka qenë e Qeverisë së përkohshme të Hashim Thaçit.
“Nazim Bllaca më ka treguar se vetura më të cilën është marrë vëllai im ka qenë e Qeverisë së përkohshme dhe na ka ardhur në mes të gushtit diku dhe me atë veturë kemi operuar. Ai tha atëherë isha i fortë, sepse më thoshin po bën punë patriotike, të vrafsha të lajsha, thoshte Nazimi. Kështu tha që me atë veturë kemi vepruar. Do të thotë vetura është vërtetuar, ka qenë e Qeverisë së përkohshme të Hashim Thaçit, me të cilin është bërë vrasja e Haki Imerit”, potenconte Imeri.
Thaçi e Imeri bashkë të varri i Hakiut!
Mirëpo, krejt pak pas këtyre deklaratave të Imerit, ai së bashku me Hashim Thaçin, i cili ishte president i Kosovës, vizituan varrin e Hakiut.
Thaçi aty kishte thënë se familja Imeri, në Vojnikë, që në fillet e UÇK-si ishte bërë bazë. Sipas tij, njëri nga pjesëtarët e saj, Imer Imeri, gjatë qëndrimit në Gjermani, si punëtor ishte lidhur me krerët e lëvizjes patriotike, gjegjësisht me atdhetarin e shquar, shkrimtarin dhe gazetarin Jusuf Gërvalla.
Hakiu, si një intelektual i ri, profesor i formuar dhe edukuar me frymë patriotike, Thaçi tha se ishte pjesë e aktiviteteve patriotike të kohës.
“U shqua si pedagog dhe si njeri i urtë dhe i dashur në shkollën e vendlindjes dhe në Turiqec”, u shpreh ai.
Thaçi tutje kishte theksuar se Hakiu ishte aktiv edhe në lëvizjen popullore të pajtimit të gjaqeve. Kurse, me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hakiu dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes Imeri, i ishin bashkuar luftës për liri dhe çlirim.
“Sot, vetëm kjo familje numëron nëntë veteranë. Janë këta burra dhe djem që me krenari bartin krahas statusit të veteranit edhe emrat me domethënie sa kuptimplote aq edhe patriotike”, ishte shprehur ish-presidenti Thaçi.
Kastrioti përkujtoi babin e tij!
Në ditën e vrasjes së Hakiut, ka reaguar sot edhe Kastriot Imeri djali i Hakiut.
Ai tregon se 22 vjet më parë ishte ditë e martë, sikurse sot.
Ai shkruan në facebook se, sot u bënë 22 vjet nga dita e kombshme, dita e zezë kur vritet Imeri.
Kastrioti thotë se shpresat për ndriçimin e vrsjes së babait të tij i mbajnë të Amerikant dhe aleatët e tjerë që e kanë çliruar Kosovën.
“Atë ditë ishte e martë, si sot, kur u vra mësuesi!
Atë ditë maskat ia prenë rrugën një njeriut që kishte me vete vetëm një fletore dhe një stilolaps për t'i shënuar orët e mësimit!
Sot u bënë 22 vjet nga ajo ditë e kobshme, nga ajo ditë e zezë kur u kindapua rrugës për në shtëpi Haki Imeri, pak çaste pasi e përfundoi orën e mësimit me nxënësit e tij!
Atë ditë e vranë mësuesin e gjuhës dhe të leterësisë, përkthyesin e letrave, luftëtarin e lirisë veprimtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës; atë ditë e vranë pishtarin në agun i lirisë!
Sot nga ajo ditë u bënë 22 vjet duke kërkuar drejtësi në Kosovë!
Por shpresën për ndriçimin e vrasjes të babait tonë, mësuesit Hak Imeri, e kemi vetëm tek ata, tek ata që e patën çliruar Kosovën: Amerikanët dhe aletatët tjerë...
Lavdi, Lavdi për Haki Imerin!
Marri, marri per ata që dhanë urdhër dhe e vranë.”, shkruan Kastrioti në facebook.
Naim Miftari: Si e din Thaçi se vrasësi i Hakiut është Agron Sulejmani?
Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, e ka komentuar një deklaratë të Hashim Thaçit ku thotë se Agron Sylejmani me dy persona të tjerë ishin vrasësit e Haki Imerit.
Sipas Miftarit, ekzekutuesit e anëtarit të LDK-së, Haki Imerit nuk e vranë Hakiun në Brojë, por në Aqarevë, ku aludon se me këtë Thaçi ka dashur që të ia ngulë Rexhep Selimit dhe Sylejman Selimit.
“Hashim Thaçi, ka deklarua vet është e regjistruar... se mësuesin, atdhetarin Haki Imerin e ka vrarë Agron Syljemani me dy persona tjerë që nuk janë gjallë më. Një pyetje që do të bëhet një ditë do jetë nga e din ai se Agron Sylejmani është vrasësi? Përveç Hashimit këtë pyetje duhet ndoshta me ia bërë edhe Kadri Veselit, Sabit Gecit, Sami Lushtakut dhe duhet sqarua pse vetura e vrasësve ka qenë e parkuar disa herë edhe në ditën kritike në autoparkingun e komandës në Shtab të Skenderajt? Si dhe një nën pyetja tjetër e vogël PSE ekzekutimin e atdhetarit Haki Imerit nuk e kanë bë vrasësit në fshatin e Thaçit në Brojë, por rrezikuan dhe e dërguan afër fshatit Aqarevë? Kujt doje të ia ngulje Hashim këtë vrasje 10-shit apo Sulltanit? Cilit, apo dyve bashkë?”, ishte reagimi i Miftarit.
"Thaçi ka dhënë urdhër me vra Haki Imerin"
Ishte ish-deputeti i Kosovës dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci, në ditën e varrosjes së eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit në Prishtinë, kishte thënë se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me në krye Hashim Thaçin, kishin dhënë urdhrin për vrasjen e tij.
Gani Geci, ishte shprehur se, Thaçi qëndron pas vrasjes së ish ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit, ish gazetarit të “Bota sot”, Bekim Kastratit, Besim Dajakut e Smajl Hajdarajt.
“Hashim Thaçi ka qenë urdhër-dhënësi i vrasjes së Ahmet Krasniqit, nuk është me rëndësi kush e ka bërë veprën, urdhrin e ka dhënë Shtabi i Përgjithshëm, në krye me Hashim Thaçin dhe kompaninë e tij. Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me vra Gani Gecin, dhe u vra Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me vra Haki Imerin, dhe u vra Haki Imeri, Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me e vra Smajl Hajdaraj dhe u vra Smajl Hajdaraj, e tash Hashim Thaçi na organizon ceremoni varrimi. Duke u munduar t’i ikë Gjykatës Speciale, po mundohet që secilin nga viktimat ta bëjë hero, ne kemi qenë hero, nuk ka pas nevojë të na bëjë fare, sepse ne kemi luftuar për Kosovën”, kishte deklaruar Gani Geci.
Kush ishte Haki Imeri?
Haki Imeri (46), ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj, i cili ishte gjetur i vrarë në rrethana të pasqaruara si dhe nga autorë ende të panjohur.
Ai ishte babai i gjashtë fëmijëve dhe ishte kidnapuar nga persona të panjohur, që ishin prezantuar si policë, që kishin rroba të zeza dhe që ishin me një veturë të tipit "Opel Omega" me ngjyrë të zezë.
Imeri është i lindur në fshatin Vojnik dhe punonte në shkollën e fshatit si profesor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës angleze.
Ai ishte aktivist i LDK-së që nga themelimi, ndërsa në momentin e vrasjes ai ishte në detyrën e kryetarit të nëndegës së LDK-së në Turiqevc dhe të anëtarit të kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj.