Pasi Gjykata Speciale refuzoi mbrojtjen në liri të Hashim Thaçit, i cili po akuzohet nga Gjykata Speciale edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së, Thaçit i ka dal në mbështetje njeriu i afërt i tij, Baton Haxhiu.
“Është banale të mbahet kryetari i shtetit dhe ish-kryetari i Kuvendit dhe të akuzohen se mund të dëmtojnë provat. Në Kosovë ka kaluar që moti frika e njerëzve dhe askush nuk guxon që të sulmojë dëshmitarët. Përveç kësaj, asnjë nga dëshmitarët nuk jeton në Kosovë”, është shprehur Baton Haxhiu, duke shtuar se ngritja e Gjykatës Speciale është ndërtuar vetëm për një njeri, dhe ai është Hashim Thaçi.
E lidhur me këto deklarime të Baton Haxhiut, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, njëherit i intervistuar nga Gjykata Speciale, Naim Miftari.
Ish agjenti i SHIK-ut, njëherit i intervistuar nga Gjykata Speciale, Naim Miftari.
“Deklaratat e Baton Haxhiut kundër Gjykatës Speciale janë deklarata të Hashim Thaçit dhe nuk di ku është problemi tani, ku po i dhem postierit të Ivica Stanishiqit kryshefit të UDB-së, kur dihet se Thaçi sa mendonte se vet është i paprekshëm nga kjo gjykatë, e quante TRADHTAR çdo deputet që nuk e votonte këtë gjykatë, e cila doren në zemër medalja e gjykatës ka dy anë, pasi është formuar nga një raport i rremë 100% i Dick Martit për tregti kinse të UÇK-së me organe gjatë luftës, sajesë kjo e propogandës serbe, dhe ana tjetër e medaljes është vrasjet dhe arrestimet politike gjatë dhe pas luftës”, thotë Miftari.
Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që Baton Haxhiu po punon kundër drejtësisë.
“Baton Haxhiu ka punuar edhe më parë kundër drejtësisë dhe kundër gjykatës, pasi dihet mirë në gjykimin e Millosheviqit përjetoi fiasko kur krimineli, krytari serb e demaskoi si agjent të UDB-së, çka nuk ishte sekret fare, dhe rasti i dytë kur Baton Haxhiu u arrestua edhe vet nga Tribunali i Hagës ishte koha kur kishte ndikuar në një dëshmitar në rastin e Ramush Haradinajt, i cili po gjykohej në Hagë në atë kohë”, thekson Miftari.
Ai thotë se Baton Haxhiu është kreator i skenarit me dosjet e Speciales, të cilat u dërguan në zyrën e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.
“Baton Haxhiu është kreator i DOSJEVE që iu dërguan kinse OVL-së së UÇK-së nga njerëz të panjohur, ishte kreator së bashku me BIA-në, UDB-në dhe pjesë të SHIK-ut, por edhe Prokuroria e Kosovës e cila i keqpërdori për nevoja private të klanit Pronto. Dosjet e EULEX-it që iu kishte dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës, prokurori kjo e cila njihet si lodër e Hashim Thaçit dhe klanit Pronto ishin aktorët me dosje kinse të Hagës, ku rrezikuan mbi 200 dëshmitarë. Edhe loja me kinse dosje, loja me dëshmitarë me etiketimin e tyre dhe rrezikimin e tyre që aktere ishte OVL e politizuar që njihet si instrument pjesë e PDK-së dhe deri dikun e AAK-së”, deklaron ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Më tej, Miftari thotë të kundërtën e Baton Haxhiut për dëshmitarët, të cilët sipas Batonit asnjë nuk jeton në Kosovë.
“Sa i përket dëshmitarëve, shumica janë në Kosovë dhe e vërtetë se disa dëshmitar kyç në raste konkrete u vranë në tri vitet e fundit në Kosovë, pasi kishte kohë që dëshmitarët konsideroheshin si tradhtar. E vërtetë se ka dëshmitar që edhe janë kriminelë ose ish bashkëpuntor të regjimit serb, por pjesa tjetër e dëshmitarëve që shumica janë shqiptar që nuk kanë lidhje me kriminalitete, aq më pak bashkëpunim me shtetin serb, por janë njerëz që u dëmtuan gjatë dhe pas luftës pa kurrëfarë të drejte”, nënvizon Miftari.
Por pse Baton Haxhiu po e mbron me kaq shumë zellë Hashim Thaçin?
“Kurse sa i perket pse njeri i UDB-së, Baton Haxhiu po e mbron me mish e shpirt Hashim Thaçin, lidhja e Batonit me Hashimin zanafillen e kanë te IVICA STANISHIQI, e ma vonë Thaçi u bë edhe bashkëpuntor i DGSE shërbimit sekret francez, gjegjësisht u bë nëpunës i DENJEAR ARNAUDIT (dhëndër serb, pasi është i martuar me Milenen), Arnaudi ishte kordinatori i DGSE franceze për Ballkan, dhe ishte shefi i Hashim Thaçit, dihet shumë mirë se DGSE franceze dhe UDB serbe janë aleat shekullor që nga lufta e SALONSI FRONTIT, dhe bashkpunojnë ngushtë mes veti që nga atëherë”.
Sipas ish agjentit të SHIK-ut, disa shërbime të huaja do të tentojnë dështimin edhe të Gjykatës Speciale.
“Dhe dështimi fiasko i EULEX-it në Kosovë e ka vulën e DGSE franceze, shërbim ky që dështoi qëllimisht sundimin e ligjit në Kosovë duke i kursyer nga llogaridhënia para drejtësisë bashkputorët e vetë dhe bashkpuntorët të UDB-së, nëse dështon Gjykata Speciale, gjykata e Hagët do jetë vepër e shërbimit sekret francez. Interesant edhe gjyqtari është francez, a është rastësi nuk e di, por siç e kanë dështuar qëllimisht sundimin e ligjit në Kosovë në kohen e UNMIK-ut dhe EULEX-it, por edhe e dështimit të drejtësisë në shtetit tonë pas pavarsisë, dyshoj se UDB-ja dhe shërbimi sekret francez dhe rus do ta dështojnë edhe Gjykatën Speciale me seli në Hagë, shkurt nuk iu konvenon këtyre rrymave anti shqiptare që në shtetin e Kosovës të sundoj ligji, të sundoj drejtësia”, shprehet Miftari.
Për fund, ai thotë se Hashim Thaçi nuk po gjykohet se ka luftuar kundër Serbisë, por akuzohet për eleminimin e kundërshtarëve politikë.
“Në Gjykatën Speciale askush nuk do të gjykohet apo dënohet si ish pjesëtar i UÇK-së nëse ka luftuar pastër kundër forcave serbe ushtrisë, policisë, njësive paramilitare, ky proses gjyqësor 99% të viktimave e thotë se kanë qenë shqiptar. Hashim Thaçi nuk po gjykohet pse ka luftuar kundër Serbisë, në fakt kurrë nuk ka luftuar as nuk e ka rrëzikur shtetin serb, por Thaçi për të ardhë vet te paratë, te pasuria dhe për të ardhë në pushtet, nuk ka zgjedhë mënyrë, çdo kusht ka dashtë pushtet duke i eleminuar çdo kundërshtar apo çdo konkurrent që vinte edhe nga vet UÇK-ja”, përfundon për gazetën “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.