Kelmendi: Vettingu në drejtësi të bëhet me ndihmën e SHBA-së dhe Anglisë

Politika

Kelmendi: Vettingu në drejtësi të bëhet me ndihmën e SHBA-së dhe Anglisë

Nga: A.SH Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Vettingu do të sigurojë vlerësimin e mirëfilltë dhe profesional të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të performancës dhe profesionalizimit të tyre si dhe të verifikoj pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Derisa edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se përmes procesit të Vettingut sistemi i drejtësisë do ketë gjyqtar dhe prokuror me integritet të lartë moral dhe profesional.

Lidhur me këtë juristi Muhamet Kelmendi në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se, Vettingu ka për qëllim shërimin e sistemit të drejtësisë, duke i futur në shqyrtim gjyqtarët dhe prokurorët.

“VETTING-u është një ligj që ka për qëllim ndërmarrjen e masave shëruese në sistem, duke i futur në shqyrtim gjyqtarët dhe prokurorët. Në ligjin e tillë përcaktohen disa kushte për te pasur sukses. Konkretisht: 1. Integriteti gjyqtarë në punë, në shoqëri dhe kundruall ligjit dhe shtetit. 2. Analiza e përformancës dhe të profesionalizmit të prokurorëve dhe të gjyqtarëve. 3. Verifikimi i pasurisë së gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe 4. Procedura e zbatimit të Ligjit mbi Vetting. Parimisht janë këto çështje shumë domethënëse në çështjen e sistemit. Kjo për faktin se çdo njeri kush dërgon tek dëmet kolosale në shtetin e së drejtës. Çështja, pra, nuk qëndron të natyra e vetting-ut, por të përgatitja e infrastrukturës ligjore dhe të mënyrës se si dhe nga kush duhet të zbatohet ky ligj. Këtu është edhe çelësi i suksesit”, thotë juristi.

Image
Muhamet Kelmendi

 

Por, ai thekson një gjë se vettingu duhet të bëhet SHBA-të dhe Anglinë.

Sipas tij, për BE po shihet që nuk po shkon çështja.

“Dua këtu të qartësoj një çështje: Përgatitja dhe veprimi i vettingu nuk duhet të bëhet pa SHBA-të dhe Anglinë. Këto dy shtete duhet të jenë prezent. Ndërsa, shumë duhet patur kujdes për UE dhe shtetet që marrin pjesë në vetting. Ne jemi dëshmitarë se me UE nuk po shkon çështja”, shpjegon ai.

Në fund, Kelmendi thotë që Komisioni i Qeverisë nuk jep shpresë për suksese në fushat e caktuara.

“Ndërsa, vetëm për vetëm, me pushtetin e tashëm, do të ketë shumë dëme, e përsëris: dëme të mëdha në sistem. Komisioni i Qeverisë nuk jep shpresë për suksese në fushat e caktuara. Ndërsa, mossuksesi në këtë çështje, krijon vetëm fërkime dhe konflikte. Do të pësojë vet drejtësia dhe shteti ligjor. Kosova nuk e ka pozitën e Shqipërisë për të mundur me pasur vetting të suksesshëm. Në Kosovë duhet pasur shumë kujdes dhe pa ndihmë të madhe nga SHBA dhe Anglia nuk duhet ecur”, përfundon juristi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat