Përpjekjet e Edi Ramës për ta rikthyer ideologemën ‘vëllezërit serbë’, dhe “miqtë kosovar”, raport që e pat krijuar dinastia e Enver Hoxhës, janë të dënuara të dështojnë. Kjo filozofi politike antishqiptare e diktaturës komuniste të Shqipërisë do të vazhdonte edhe me krijimin e ‘vëllazërisë’ me Kinën, dhe sërish raporti, “miqtë kosovar” mbetej.

Diktatura komuniste në krye me Enver Hoxhën dhe e vazhduar me Ramiz Alinë, e kishte shenjtëruar raportin e nënshtrimit ndaj Serbisë, të Enver Hoxhës ndaj Milladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës, veçmas, pasi Popoviçi do të vritej pas Luftës së Dytë Botërore.
Kjo linjë jo vetëm komunikimi, por si përpjekje integrimi, duke ia nënshtruar jo vetëm grupimin e tij, por tërë Shqipërinë, vazhdon të prodhojë pasoja dramatike në politikëbërjen dhe qeverisjen në Shqipëri.
Ky nënshtrim politik kishte krijuar edhe nënshtrim psikologjik në Shqipëri, nënshtrim institucional, dhe më e keqja Beogradi kishte krijuar rrjet të fuqishëm në inteligjencën e Shqipërisë. As pas 30 vite demokraci, ndikimi i Serbisë nuk po zbehet.
Në fakt, me ardhjen e Edi Ramës në krye të Qeverisë, veçmas në mandatin e dytë, dhe tashmë në të tretin, ‘mugoshizmi’ ka rilindur.
Si duket koncepti i Ramës, për “Rilindje”, me të cilën parullë erdhi në pushtet, në esencë e kishte kamufluar rilindjen e Serbisë në Shqipëri, dhe që në esencë e paska pasur vrasjen e përhershme të rilindësve tanë, të ideologjisë që çoi në krijimin e Shqipërisë shtet, dhe mbijetoi ideja për krijimin e Kosovës shtet, në pamundësi të bashkëngjitjes së menjëhershme me Shqipërinë.
Edi Rama, jo vetëm sot e dje në Beograd i gostitur nga trashëgimtari i Millosheviçit, Aleksander Vuçiqi, por edhe gjatë dy ditëve në samitin e klimës në Gllasgou, ka ndenjur gjithnjë përkrah Vuçiqit, gjithnjë nën ‘urdhrat’ e tij, madje duke thyer protokollet e shtetit. Të krijosh një miqësi kaq të ndjeshme me udhëheqësin e projektit të zhbërjes së Kosovës, apo më së paku të shkëputjes së veriut, dorës së hekurt të zbrazjes së Kosovës lindore nga shqiptarët, është pak të quhet tradhti!
Po ashtu plani nga ‘minishengen’ në ‘Open Ballkan’, është një përpjekje tjetër për t’ia hapur derën Serbisë edhe për pushtimin ekonomik të Shqipërisë.
Po ashtu pjesëmarrja e Maqedonisë veriore dhe Malit të Zi, janë një përpjekje serbomadhe, së pakur për mbizotërim ekonomik të rajonit!
Sipas raporteve të konfirmuara paratë e vjedhura me PPP (Partneritet Publiko Privat) dhe arbitrazhe në dollarë/euro janë të fshehura në bunkere me mbikëqyrës ruse dhe serbe.
“Apo ari i vjedhur shkrihet në lingota ari dhe historia përsëritet, ngarkohen prapë në kamion në drejtim të Beogradit, Moskës dhe Sorosit me djem në emër të Zonës Minishengen/ Open Ballkan. Prapë Shqipëria e varfër, plaçkitur, e depopulluar pa u bërë një shekull nga vjedhja e shekullit XX. Të urojmë që SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe Patriotët Shqiptarë nuk do të lejojnë të zbatohet ky plan plaçkitës”, shkruan intelektuali Saimir Lolja.
Historia e përpjekjeve të bashkimit të Shqipërisë me Serbinë, përkatësisht të shkrirjes së saj në Jugosllavi zyrtarisht ka filluar në vitin 1947, kur ishte marrë vendimi për përshpejtimin e procedurave për bashkim-asimilim.
“Më 15 Dhjetor 1947, u mblodh Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKSh-së në praninë e korrierit komunist jugosllav Sava Zllatiç. Në atë mbledhje, kukulli Enver Hoxha urdhëroi të përshpejtohej procesi i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, me shpjegimin (me tagrin e vetvetes) se Shqipëria nuk mund të ishte një shtet i pavarur dhe të vendoste sllavo-komunizmin pa bashkimin me Jugosllavinë. Në fakt, ai shpjegim ishte një kopjimi lejuar i asaj që Ministria e Jashtme britanikë kishte projektuar për “Shqipërinë 1913”.”, shkruan Saimir Lolja në librin e tij “Receta pa Komb”.
Edhe Edi Rama me qasjen e tij “Ballkan Open”, duket se është vetëm një modifikim i “Ballkanisë” së Adem Demaçit, dhe përpjekjeve të Enver Hoxhës për bashkim me Jugosllavinë, për t’i dhënë fund ekzistencës së shqiptarizmës. Apo si thotë profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Shqipëria udhëhiqet nga jo shqiptarët, nëse jo nga gjaku, sigurisht se nga truri më së paku janë sot shqiptarë, drejtuesit e saj.
Ndërsa, miku im Enisi, shpreson tek djemtë dhe vajzat e USHTRISË SHQIPTARE që luftuan në Afganistan dhe Irak dhe USHTRIA E KOSOVËS me mision në Kuvajt. “Ushtritë tona të luftojnë edhe për Shqipëri dhe Bashkim Kombëtar, kurrë më skllevër të Serbisë”.