U bë një vit që nga arrestimi i bujshëm i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale në Hagë, i cili refuzoi të shkonte i arrestuar si qytetarë, por vetëm duke pasur detyrën më të lartë të shtetit.
Në kohën kur Kosova rrezikohej nga ndarja e saj, ai qe i pajtimit për këtë, por për fatin e Kosovës ndodhi arrestimi i Hashim Thaçit, dhe tani vlerësohet se kjo e shpëtoi Kosovën nga copëtimi.
U bë një vit që nga arrestimi i bujshëm i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale në Hagë, i cili refuzoi të shkonte i arrestuar si qytetarë, por vetëm duke pasur detyrën më të lartë të shtetit.
Në kohën kur Kosova rrezikohej nga ndarja e saj, ai qe i pajtimit për këtë, por për fatin e Kosovës ndodhi arrestimi i Hashim Thaçit, dhe tani vlerësohet se kjo e shpëtoi Kosovën nga copëtimi.
Thaçi së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Ramën dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ishin të pajtimit dhe së fundmi ishin publikuar edhe disa dokumente të ndarjes së Kosovës.
Mehazi: Gjykata Speciale e ndali Thaçin për copëtimin e Kosovës
Ndarjen e Kosovës, dhe arrestimin e Thaçit e ka komentuar edhe profesor Sulejman Mehazi. Ai thotë se, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sa ishte shpresëdhënës e i dashur për qytetarët gjatë luftës së Kosovës, po aq politikisht pas pavarësisë së Kosovës u bë i papëlqyer sa që dashuria ndaj tij u kthye në urrejtje, për shkak ideve të mbrapshta të tij me presidentin e Serbisë, Vuçiq për shkëmbime territoresh.
“Për fatin e mirë të Kosovës hovin projektues për ndarjen e Kosovës, Hashim Thaçit ia ndali Gjykata Speciale e Hagës. Me shkuarjen e Hashim Thaçit në Hagë u zbehën edhe idetë lakmuese të Vuçiqit për të marrë pjesën më vitale të veriut të Kosovës. Edhe pse Gjykata Speciale stopoi ish-presidentin Hashim Thaçi me paraburgosjen e tij në Hagë, po ja që rrugën e shëmtuar politike të Thaçit me Vuçiqin e ka vazhduar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që ende më shumë e rrezikon Kosovën me anë të “Ballkanit të Hapur” serb, derisa ish i pari i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte për shkëmbime territoresh me Vuçiqin, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ende më keq rrezikon Kosovën, ai me “Ballkanin e Hapur” serbo-sllave do që tërë territorin e Kosovë t'ia fal Serbisë, por edhe tërë territorin e Shqipërisë”, thotë Mehazi.
Profesori shprehet se, derisa Hashim Thaçi, Serbisë donte t'ia falte një pjesë të Kosovës, Edi Rama me anë të Ballkanit të Hapur Serbisë do t'ia jap komplet Shqipërinë e Kosovën.
“Nëse Gjykata Speciale e Hagës apo amerikanët nuk ia ndalin hovin Ballkanit të Hapur serb të Edi Ramës, atëherë situata politike e shteteve shqiptare do të jetë e rrezikuar nga Serbia e Rusisë ortodokse. Ndarjen e Kosovës të Hashim Thaçit dhe “Ballkanin e Hapur” të Edi Ramës e ndal vetëm gjykata speciale amerikane e Hagës”, përfundon ai.
Tali: LVV-ja ndali ndarjen e Kosovës
Kosova ishte në rrezik të madh nga copëtimi i saj. Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, pohon se nga ndarja shpëtuam me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.
“Nisma për "ndarjen e Kosovës" sikur mori shumë hisedarë, shumë ideatorë, qoftë në Kosovë apo Serbi e besa edhe në Shqipëri, por për shkak të rëndësisë institucionale që kishte z Thaçi, si President, dhe aktivitetit të tij agjil në këtë aspekt, kjo ide (pra ndarja e Kosovës) u identifikua krejtësisht me të. Unë nuk do të thosha se me "arrestimin e z Thaçi shpëtoi Kosova nga ndarja" por më tepër do thoja që "me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, Kosova shpëtoi nga ndarja"”, shprehet Tali për gazetën “Bota sot”.
Tali shprehet se, Serbia ka bërë investime në media dhe në skenën politike në Kosovë.
“E them këtë duke patur parasysh gjithë këto investime vivide që Serbia i ka bërë në Kosovë, qoftë në skenën mediale qoftë në atë politike të Kosovës - qofshin ato të formës puro financiare apo të formave tjera (si p.sh., shantazhe) andaj sikur mos të ndodhte plebishiti i 14 shkurtit ndarja e Kosovës si opsion ende do të ishte në tavolinë, me z. Thaçi (fizikisht) apo pa z. Thaçi”, pohon ai.
Sipas tij, kryeministri Kurti ua ka bërë të ditur Serbisë se kanë marrë fund projektet serbe në Kosovë.
“Kryeministri Kurti ja ka bë të ditur udhëheqësve të Serbisë se ai projekt, sikurse edhe "Zajednica" por edhe mentaliteti i kompromiseve të pafundme nga ana e Kosovës, kanë marrë fund. Siç po duket këtë mesazh e kanë kuptuar edhe udhëheqësit serbë, andaj ata i ka kap ky siklet që i ka bërë të sillen sikur të humbur në hapësirë e kohë”, potencon Tali.
Qarri: Thaçi & Co, po përballet edhe me aktakuzën për vrasje
Edhe analisti Gani Qarri thekson se, me arrestimin e Thaçit, Republika e Kosovës shpëtoi nga ndarja.
“Me shpresën se do t’i ik aktakuzës personalisht, Hashim Thaçi fillimisht e mbështeti krijimin e Dhomave të Specializuara. Me arrestimin e tij, besohet se Republika e Kosovës shpëtoi edhe nga ndarja, akt të cilin pritej ta ndërmerrte si hap të radhës kuislingu Hashim Thaçi për shpëtimin e vetvetes, ndaj në koordinim me SHIK-un dhe partitë e inkriminuara në krye me PDK-në, po përpiqet edhe nga paraburgimi ta pengojë apo edhe minojë këtë gjykatë”, thotë ai.
Ai thekson se, Thaçi ende po shpreson që të mbrohet në liri që ta realizojë premtimin e dhënë kriminelit Vuçiq.
“Madje tanimë kur Thaçi &Co, në Gjykatën Speciale po përballet edhe me aktakuzën për vrasje, krime të luftës e torturë dhe detyrim, ai po bënë përpjekje që të dal nga paraburgimi dhe të mbrohet nga liria, me shpresën se mund ta realizojë premtimin e dhënë kriminelit Aleksandër Vuçiq për ndarjen e Kosovës dhe faljen e Veriut të vendit tonë Serbisë Okupatore, si çmim për lirimin e tij, apo dënimin minimal nga gjykata speciale, në kurriz të copëtimit të shtetit të Kosovës”, përfundon Qarri.
Miftari: Kosova shpëtoi nga ndarja e sigurt
Lidhur me projektin e ndaluar të ndarjes së Kosovës, ish-eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka përmendur disa emra dhe ngjarje që kanë ndodhur, ngjarje këto të cilat, sipas tij, e shpëtuan Kosovën nga copëtimi i sigurt.
“Humbja në zgjedhje dhe largimi i pro serbit Grenellit, ndërrimi-largimi i dhëndrit serb Pallmerit, largimi i Johoni Bollton-it nga Shtëpia e Bardhë, rrëzimi i Qeverisë kukullë të Abdullah Hotit, largimi i Vlora Çitakut nga ambasada e Kosovës në Uashington dhe fitorja e LVV-së, pra e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, por mbi të gjitha është arrestimi i Hashim Thaçit për krime lufte që ka shpëtuar Kosovën nga ndarja e sigurt”, thotë Naim Miftari.