Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u vu sërish në qendër të vëmendjes së fundmi, në takimin e mbajtur në Beograd për iniciativën “Ballkani i Hapur”.
Nga Beogradi ai bëri sërish thirrje ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor që të bashkohen në këtë iniciativë, derisa tha se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do t’i presin ato shtete dhe se arsyet e tyre për mospjesëmarrje janë të paarsyeshme.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u vu sërish në qendër të vëmendjes së fundmi, në takimin e mbajtur në Beograd për iniciativën “Ballkani i Hapur”.
Nga Beogradi ai bëri sërish thirrje ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor që të bashkohen në këtë iniciativë, derisa tha se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do t’i presin ato shtete dhe se arsyet e tyre për mospjesëmarrje janë të paarsyeshme.
Rama madje tha se këto shtete që nuk bashkohen në këtë iniciativë nuk duhet të habiten pastaj kur të përballen me problem kur futen në kufijtë e shteteve të “Ballkanit të Hapur”.
Lidhur me këto deklarata të kryeministrit Rama, për gazetën “Bota sot” ka folur profesori Enver Bytyçi.
Ai ka thënë se gjithçka që ka ndodhur tani në Beograd vjen nga presioni i pazakontë i Edi Ramës ndaj lidershipit të Kosovës në dhjetorin e vitit 2019 e tani dhe në Beograd.
“Gjithçka që kemi parë në Beograd në datat 3 dhe 4 shtator, si dhe gjithçka që ka ndodhur prej vjeshtës së vitit 2019 me Minishengenin e më pas Open Balkan, ka një karakteristikë të qëndrueshme, të pandryshueshme. Karakteri anti-Kosovë i kësaj nisme dhe presioni i pazakontë i Edi Ramës ndaj lidershipit të Kosovës, i cili refuzon të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur. Kështu ndodhi në Tiranë dhjetorin e vitit 2019. Të njëjtën thirrje dhe ofezë për Kosovën bëri Rama nga Shkupi mbledhjen e kaluar të samitit. Po ashtu nga Beogradi mbajti të njëjtin qëndrim arrogant dhe pro-serb”, është shprehur ai.
Sipas profesorit, nuk duhet pritur që Rama të ndryshojë qëndrim, derisa dhe tani kërcënoi Kosovën, ndërsa që në anën tjetër dëshiron të bëjë mbledhje të përbashkët me qeverinë Kurti, derisa Bytyçi pyet se a dëshiron që t’ia bëjë përsërit kërcënimin për izolimin e Kosovës nga Shqipëria.
“Kjo do të thotë se nuk duhet pritur që kryeministri i Shqipërisë të ndryshojë qëndrim. Ai është tashmë pjesë e detashmentit serb të lidershipit dhe projektimit të rajonit! Kësaj radhe Rama kërcënoi nga Beogradi me atë se Shqipëria do të jetë e mbyllur për Kosovën, sa kohë që kjo nuk i bashkohet projektit të Beogradit për Jugosllavinë e Re përmes Open Balkanit. Sepse tha që "të mos çuditen kur të kenë probleme kur të hyjnë në kufijtë e vendeve që janë në Open Balkan"! Nga ana tjetër, dëshiron të bëjë mbledhje të përbashkët të qeverisë së tij me atë të Albin Kurtit! Dy gjëra krejt të ndryshme. Përse do të duhet të bëhen mbledhje të përbashkëta të qeverive? Për të përsërit kërcënimin për izolimin e Kosovës nga Shqipëria, pse kjo është pjesë e Ballkanit të Hapur?! Çfarë e pengon Shqipërinë që të aplikojë rregullat e Ballkanit të Hapur me Kosovën?!” ka vlerësuar ai.
Bytyçi ka theksuar se Kosova nuk hyn në këtë nismë për shkak të Serbisë, e cila nuk i njeh dokumentet e Kosovës dhe e konsideron si territory të saj, derisa ka shtuar se gjithë kjo është kurth i Ramës.
“Kosova nuk hyn në këtë nismë për shkak të Serbisë, jo për shkak të Shqipërisë. Sepse është Serbia që dëshiron që Kosova t'i nënshtrohet asaj që në kufi. Është Serbia ajo që nuk njeh dokumentet e shtetësisë të udhëtimit, të tregtisë dhe të gjithçka tjetër për Kosovën. Është Serbia, ajo që e konsideron de facto një pjesë të territorit të Kosovës si territor të vetin. Ata flasin për sovranitet të Serbisë në kufirin midis Kosovës e Serbisë. Prandaj Kosova nuk është e nuk mund të bëhet pjesë e Open Balkanit. Edi Rama thotë se "këto probleme zgjidhen brenda Ballkanit të Hapur"?! Absurde, madje kurth i tij. Sepse, nëse qenka kaq e lehtë, le të zgjidhen me një marrëveshje të përbashkët dhe të aplikohet barazia e Kosovës në Open Balkan, pastaj të flitet për pjesmarrjen e Kosovës në të”, ka potencuar profesori për “Bota sot”.
Më tej, ai ka shtuar se as Bosnja e Mali i Zi nuk i bashkohen “Ballkanit të Hapur” për të njëjtat arsye pasi të trija vendet kërcënohen nga pikëpamja e sovranitetit nga Serbia.
Sipas tij, fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur Kosovës është që Rama është bërë palë me Serbinë kundër Kosovës, ky është tmerr i vërtetë dhe askush nuk e kishte fantazuar deri në këtë pikë.
“Për të njëjtat arsye nuk janë në Open Balkan Bosnjë-Hercegoovina dhe Mali i Zi. Të tri vendet jo anëtare kërcënohen nga pikëpamja e sovranitetit të tyre nga ana e Serbisë. Ndërsa Edi Rama është bërë palë me Beogradin në këtë strukturë anti-Kosovë e destabilizuese për rajonin. Kjo është fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur Kosovës në historinë e saj në sundimin dhe okupimin serb. Nuk është dhuna e Millosheviçit në Kosovë aq poshtëruese sa është bashkëpunimi i Edi Ramës me Serbinë kundër saj. Është tmerr i vërtetë. Kurrë, askush, asnjë shqiptar dhe asnjë serb, nuk kishte fantazuar deri në këtë pikë, sa në konfiktin e hapur të Beogradit me Kosovën, kryeministri i Shqipërisë të marrë anën e Serbisë. Ndodhi edhe kjo! Inshallah nuk jetojmë aq gjatë sa të shohim më keq se kaq”, ka deklaruar Bytyçi.
Profesori shprehet i sigurt se Rama dhe Vuçiq nuk e konsiderojnë veten vëllezër dhe se deklarimet e Ramës për Kosovën janë plot me urrejtje dhe se ai bashkë me Vuçiq komplotojnë kundër Kosovës dhe për këtë e kanë edhe mbështetjen e Georg Sorosit.
“Por për një gjë jam i sigurt: Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq nuk e konsiderojnë veten vëllezër. Ata janë vëllezër të një gjaku! Ata të dy vijnë nga pakicat gjuhësore e kulturore të arumunëve. Të dy takohen, rrinë dhe bashkëpunojnë si në një martesë gay-sh, sepse kanë fobi sidomos kundër shqiptarëve e para së gjithash kundër shqiptarëve të Kosovës. Deklarimet e Ramës ndaj Kosovës janë me theks urretjtjeje! Duket qartë kjo jo vetëm në artikulim, por edhe në intonacion dhe shprehjet e mimikës së tij? Nuk ka asnjë iluzion tashmë. Aleksdandër Vuçiq dhe Edi Rama komplotojnë kundër Kosovës dhe kundër rajonit! Për këtë kanë edhe mbështetjen e Shoqërisë së Hapur të Georg Sorosit”, ka përfunduar profesori Enver Bytyçi për gazetën “Bota sot”.