Avokati britanik, Samuel Bloom Cooper ka dhënë dorëheqje nga mbrojtja e Hashim Thaçit.
“Më 28 tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Thaçi. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedurës”, ka thënë avokati kryesor i Thaçit, Gregory Keohe për dorëheqjen e Cooper.
E Coper nuk është i vetmi që u dorëhoq nga mbrojtja e ish kreut të PDK-së. Kohë më parë edhe avokati tjetër britanik, David Hooper u largua nga ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, i cili nga Gjykata Speciale po akuzohet edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë, anëtarë të LDK-së.
Lidhur me dorëheqjen e avokatëve të Thaçit, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Sipas tij, Thaçit po i largohen avokatët pasi asnjëri nga ta nuk jep i jep garanci për lirimin e tij.
Naim Miftari
“Braktisja e avokatëve që po i bahet Hashim Thaçit ka të bëj se asnjeri nga avokatët e tij nuk po i jep garancion 100% se do të lirohet nga aktakuza me gjithë milionat e miliona euro dhe dollarë që po i afrohen disa me letra zyrtare, para të qeveris të Kosovës. por edhe miliona dollarë tjerë në të zezën pa letra janë fut në përdorim që do të paguheshin, shembull nga Pamuk Banka Turke”, shprehet Miftari.
Sipas tij, Thaçit po i ngutet, por jo edhe Gjykatës Speciale.
“Pastaj Thaçi njihet si njeri që i manipulon njerëzit e bashkëpunëtorët e vet. Me marrjen e dhjetëra avokatëve, qëllimi i tij ka qenë ta bëjë një lloj gare konkurrente në mes avokatëve se cili do ta gjej sa ma shpejt FORMULEN e pafajësisë së Thaçit. Thaçit po i ngutet se po i përfundon mundësia e një kthimi në pushtet, pasi kukullat e tij që i ka vendos në institucione po i largohen nga pozitat ku përmes tyre e kontrollonte krejt shtetin Policia, AKI-ja, gjyqësia, prokuroria, BQK-ja... por Gjykatës Speciale në Hagë dhe prokurorisë nuk i ngutet, e as avokatëve të Thaçit nuk iu ngutet”, shprehet Miftari për “Bota sot”.
Për fund, ish agjenti Miftari deklaron se ish presidenti, Hashim Thaçi do ta ketë shumë të vështirë kur të përballet me dëshmitarët në Gjykatën Speciale.
“Thaçi do ta ketë shumë vështirë kur të përballet me dëshmitarë, edhe pse është kujdes që shumicën e dëshmitarëve të mundshëm kundër tij, t’i korruptoj, t’i blej me një vend pune, me një titull duke i shpallur Hero e Dëshmor viktimat e tij, por disa i ka bërë bashkëpunëtor e këshilltar të tij, e herë i ka punësuar punëtor në PTK, por dëshmitarët që nuk ka mundur t’i korruptojë ose t’i josh në pushtet i ka eliminuar në mënyra të ndryshme! Por tani koha nuk punon për Thaçin”, përfundon për gazetën “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.