Ditë më parë kandidati i LVV, Arben Vitia ironizoi me atë të LDK-së, Përparim Ramën sa i përket rrënimeve dhe ndërtimeve në kryeqytet, duke thënë se do ta rrënojmë “Pallatin e Rinisë”, duke thumbuar Përparim Ramën i cili ka thënë se do ta rrënojë stadiumin “Fadil Vokrri” për ta bërë liqe artificial të Prishtinës.
E lidhur me këtë analisti Ruzhdi Peçani ka thënë se pavarësisht këtyre mes LVV dhe LDK do të jëtë një garë e fortë.
"Tani më balotazhi më 14 nëntor po ofrohet. Ajo që zgjon kërshërinë janë zgjedhjet në Komunën e Prishtinës, pra kandidatët për kryetar komune. Opinioni, edhe jashtë Prishtinës, ka zgjuar kureshtjen se kush mund të fitoj pozitën e të parit të Prishtinës–Arben Vitia apo Përparim Rama? Një gartë e fortë kjo mes LVV dhe LDK. Edhe pse në zgjedhjet lokale, kandidatët janë zakonisht më të rëndësishëm se sa partia të cilës ata i përkasin, po në rrethanat politike dhe gjeopolitike që sot është Kosova do ketë ndikim se nga cila parti vije kandidati, kështu do jetë një test apo tregues për popullaritetin e Qeverisë, po dhe për LDK, duke u shndërruar kështu në testin e parë serioz pas 14 shkurtit", ka thënë ai.

Sipas tij, fushata e cila edhe për shkak të pndemisë u bë përmes medieve dhe rrjeteve sociale, ata ishin të kujdeshëm në retorikën e tyre që përdornin, nuk bënë fushatë agresive në kuptimin e arsyetimit të programeve të tyre,
"Rrethanat në kohë pandemie nuk lejuan që kandidatët të bënin fushatë më dinjitoze dhe të mirëfillët, si do dëshironin edhe vetë kandidatët. Që të dy kandidatët fushatën e kishin të orientuar në rrjetet sociale dhe mediet elektronike. Mediet elektronike dhe rrjetet sociale, luajtën rolin kyç në formësimin e retorikës vizuele dhe ngritjen e vlerës së saj persuazive. Për retorikën politike moderne, i patjetërsuar është elementi vizuel i cili i plotëson folësit portretin e plotë. Elementi vizuel zë vend të rëndësishëm në fushatën zgjedhore.
Perceptimi im është se kandidatët ashtu edhe partitë politike, ishin të kujdeshëm në retorikën e tyre që përdornin, nuk bënë fushatë agresive në kuptimin e arsyetimit të programeve të tyre, ngase retorika e ashpër agresive mund të iritonte militantët që të vinte edhe tek eskalimi. Nuk kishte edhe sulme ndaj personalitetit dhe partisë oponente politike", shprehet tutje analisti.
Sa i përket ironisë, ai ka thënë se nuk mund të thuhet se ishte një retorikë ekskluzive, ku kundërkandidatët shikohen si “armik”, ku do kishte edhe fyerje, por në fushate lejohet gjithqka.
"Kandidati i VV-së për Prishtinën, Arben Vitia, para pak ditësh, përmes një video duke folur për projektet e tij për kryeqytetin, ka ironizuar me kandidatin e LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama. Për këtë ka pasur reagime të shumta, ndërsa kandidati Rama i është përgjigjur duke i thënë që të bëjë garë me plane dhe jo kopje e shaka. Kjo video ka rrjedhur si mungesë e retorikës suverzive të Arben Vitisë në shpalosjen e programit, por e ndodhur mbrenda konturës së mënyrës së fushatës. Pra te z.Vitia mungon retorika afirmative, ku do fliste për programin dhe premtimet. Kur them brenda konturës, dua të them se në fushata si të lejuara të pashkruara mund të qëndrojnë edhe ironizimet dhe spinet.
Me këtë veprim nuk mund të thuhet se ishte një retorikë ekskluzive, ku kundërkandidatët shikohen si “armik”, ku do kishte edhe fyerje. Fushata është kohë ku gjithçka lejohet, thënia “se në dashuri dhe në luftë gjithçka lejohet”, në luftën për pushtet, si manipulimet me informatat private, spin doktor – por në këtë fushatë në Prishtinë kjo nuk ka ndodhur", shprehet ai.
Në fund ai deklaron se ajo tingellonte cinizëm dhe ironi ishte taktike, por nuk mund të trajtohet si një sulm denigrimi ndaj personalitetit të Përparim Ramës.
"Retorika me video tingllonte cinizëm dhe ironi ishte taktike, por nuk mund të trajtohet si një sulm denigrimi ndaj personalitetit të Përparim Rama nga z.Arben Vitia, që njihej me qëndrimin e tij autoritativ. Ishte ky ndoshta një gaf mosgatishmërie në momentin e caktuar. Përparim Rama, ndaj këti ironizimi do i përgjigjet me elokuencë, duke i thënë që të bëjë garë me plane dhe jo kopje e shaka. Retorika e tij politike gjatë fushatës ishte mjaft kualitative, duke i mos kthyer reagimin me të njejtën masë. Qysh me fillimin e fushtaës.z. Rama ishte i kujdeshsëm, dhe i përmbajtur në raport me mediet po dhe postimet në rrjetet sociale", përfundon analisti Ruzhdi Peqani.