U bë një vit që nga arrestimi i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseliimbajnë përgjegjësi penale si individë, në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për krimet e paraqitura në aktakuzë.
Krime të cilat u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi, i cili u shpreh se me Thaçin dhe Veselin, Kosova përjetoi një dëm të madh duke shkuar deri te ndarja e territoreve.
U bë një vit që nga arrestimi i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseliimbajnë përgjegjësi penale si individë, në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për krimet e paraqitura në aktakuzë.
Krime të cilat u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi, i cili u shpreh se me Thaçin dhe Veselin, Kosova përjetoi një dëm të madh duke shkuar deri te ndarja e territoreve.
Enver Bytyçi
Profesori thotë, Veseli dhe Thaçi kanë bashkëpunuar kundër Kosovës gjithmonë por që pas një viti, Kosova është më mirë.
“Kosova shënoi një vit pa ish-presidentin Thaçi, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin e disa të tjerë që gjenden në Hagë. Keqardhje për këta persona si njerëz, por jo dhe aq keqardhje si politikanë që i kanë shkaktuar drama Kosovës. Thaçi punoi për t'ia shkaktuar asaj edhe dramën e ndarjes së territorit. Kadri Veseli është pak më ndryshe sesa Hashim Thaçi. Por në përgjithësi ata kanë punuar bashkë dhe janë marrë vesh sidomos për punët e këqija në shpinë të Kosovës. E kam patur enigmë gjithmonë: Pse Kadri Veseli formoi gjatë luftës atë organizatën "Dora e zezë"?! Ishte naivitet, apo e skenarizuar që t'i vihej emri kësaj organizate si ajo që ka ekzistuar në fillim të shekullit të 20-të te serbët e Bosnjë-Hercegovinës. Megjithatë nuk dua të spekulloj. Kosova sot, pas një viti, është sigurisht më e mirë. Por ende në përpjekje për të shëruar plagët e trashëgimisë së Thaçit”, thotë ai.
Profesori shton që rendi dhe ligji janë më mirë tani se në kohën e qeverisjes së Thaçit.
Gjithashtu ai përmend aksionin në veri dhe disa nga ndryshimet që kanë filluar të ndodhin që nga qeverisja e Kurtit.
“Rendi dhe ligji sot janë më mirë në Kosovë, sesa në periudhën kur shtetin e drejtoi Hashim Thaçi. Tokat e Kosovës nuk blihen për 5 cent për t'u shitur me 5000 euro. Ka angazhim për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por ende nuk ka rezultate konkrete. Përjashto aksionin në veri dhe disa arrestime, përjashto edhe disa rregullime në borde etj, akoma nuk kemi një aksion politik të rëndësishëm ose shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Duket gjithashtu se buxheti i shtetit po shkon në rritje, çka do të thotë se ka më pak korrupsion e vjedhje të parasë publike. Po ashtu unë shoh edhe njëlloj atmosfere më të mirë sesa në të kaluarën”, potencon profesori.
Bytyçi më tej shprehet pak skeptik në ndryshimin e madh pasi sipas tij duhet shumë kohë për t'u këndellur nga keqqeverisja për 20 vite.
Në bisedë e sipër profesori përmend edhe rrogat e mëdha që familjarët e PRONTO-së kanë pasur.
“Megjithatë e shoh ende larg ndryshimin e madh që presin qytetarët e Kosovës. Ndryshimi vjen edhe shpejt me vullnet të fortë e të mirë. Nuk janë shumë tetë-nëntë muaj për qeverinë e zotit Kurti, megjithatë njerëzit janë të padurueshëm. Presin më shumë e më shpejt ndryshime më të mëdha. Qeverisja e Hashim Thaçit mund të konsiderohet pa frikë si qeverisje e grabitjes së pasurive të Kosovës. Ai dhe PRONTO e tij u sollën si kaçakë hajdutësh, derisa i jepnin rroga 20 mijë eurosh njerëzve të familjes së tyre. E pa precedentë në shtete të zhvilluara e konsoliduara, kjo. Jo më në një vend me varfëri, papunësi e mos-zhvillim. Përvetësimet, grabitjet, haraçet, kërcënimet dhe abuzimet buxhetore ishin si në mallin e "shkjaut", ishte një shprehje e pleqve tanë dikur! Kosovën Thaçi e konsideroi si çiflig të vetin. Por ajo që ka ndodhur atëherë duhet të bëhet mësim tani. Prandaj ka ndodhur ndryshimi”, potencon Bytyçi.
Profesori thotë që mësimi më i madh që morën politikanët ishte që nuk duhet të fusin në dorë buxhetin e shtetit.
Kosova duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin, sepse në këtë mënyrë i hapet rruga integrimeve euro-atlantike.
“Mësimi më i madh ka të bëjë që të mos lejohen politikanët dhe administratorët e shtetit të fusin dorën në buxhetin e shtetit, pra, te taksat e qytetarëve. Por edhe të ndëshkohen e të dënohen politikanët e ikur për trashëgiminë e zezë që lanë pas në këtë aspekt. Pa dënime, pa ndëshkime nuk ndërtohet shteti i së drejtës. Pa shtet të së drejtës nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka zhvillim e prosperitet. Vazhdoj të besoj se qeveria e zotit Kurti i ka bërë tashmë parapërgatitjet për aksione të mëdha politike. Dua të besoj se abuzuesit me shtetin, me taksat e qytetarëve do të shkojnë prapa hekurave. Kosova e ka jetike luftën e njëmendtë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo sepse në këtë mënyrë i hapet rruga integrimeve euro-atlantike, por edhe se rriten të ardhurat dhe buuxheti i shtetit shtohet vazhdimisht. Ndërkaq lufta kundër krimit të organizuar legjitimon vendosjen e sovranitetit ligjit dhe rregullit në veri të Kosovës, një zonë kjo e lënë qëllimisht se zonë e lirë e krimit dhe korrupsionit”, thotë ndër të tjera profesori.
Profesori thekson që nuk duhet pritur që ata që kanë vjedhë e grabitë gati 20 vite radhazi, të pajtohen menjëherë me godtijen që u jep ligji mirëpo qytetërët e Kosovës duhet të punojnë në mënyrë që të kenë suksese të pritshme.
“E di se elementë të caktuar të opozitës do të reagojnë dhe kundërshtojnë masat dhe goditjet që qeveria mund të japë në këto drejtime. Por kjo është e pritshme. Nuk duhet pritur që ata që kanë vjedh e grabit gati 20 vite radhazi, të pajtohen menjëherë me goditjen që u jep ligji. Kosova është ende në kohë për këtë. Ajo thjesht duhet që të mbledhë forcat dhe të jetësojë premtimet e qeverisë për qytetarët e Kosovës. Pritshmëritë janë shumë të larta. Prandaj dhe sukseset duhet të jenë të prekshme”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.