Kosova nuk është ftuar për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që pritet të mbahet gjatë muajit dhjetor.
Pas konfirmimit dhe sqarimit që dha Ambasada e SHBA-vë në Kosovë, kishtee reagime të shumta e kritika drejt udhëheqësve të shtetit në lidhje me mungesën e ftesës për vendin tonë.
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar mos-ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracive të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Ai tha kritikat ndaj kryeministrit Kurti për këtë çështje, janë të pakuptimta, pasi dihet se Kurti e ka përkrahur publikisht Bidenin në zgjedhjet persidenciale në SHBA.
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi
“Është e palogjikshme dhe pa sens politik të kritikohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkak se nuk është ftuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në Samitin e Demokracive. Si është e mundur të kritikohet kryeministri i Kosovës kur ende pa mos u bërë presidet i SHBA-së Albin Kurti hapur përkrahu Joe Bidenin për president të SHBA-së duke qenë kundër presidentit Donald Trump”, deklaroi profesori.
Sipas Mehazit, bota diplomatike botëror e di se Kosova është pjesë përbërëse e SHBA-së.
Madje, ai pyeti kritikuesit e Kurtit se pse ata nuk thonë asgjë për Serbinë e Bosnjë-Hercegovinën që nuk u ftuan në këtë samit.
“E tërë bota politike e diplomatike botërore e dinë se Republika e Kosovës nuk është pjellë e evropianëve, po e amerikanëve dhe se Kosova është pjesë përbërëse e SHBA-së dhe nuk ka nevojë të thirret krijesa e saj sikurse që është Kosova në SHBA. Pse kritikuesit e Kurtit nuk thonë asgjë për Serbinë e Bosnjë-Hercegovinën që nuk u ftuan në këtë Samit të Demokracisë nga Joe Biden, po për shkak problemeve të mëdha politike, korruptive shtetërore nuk janë ftuar as Kosova, as Serbia e Bosnjë-Hercegovina”, theksoi ai.
Tutje, profesori potencoi se një nga arsyet e kësaj mos-ftese është fakti se këto tri shtete (Kosova, Serbia dhe Bosnja) kanë probleme të shumta fqinjësore..
“Joe Biden nuk mund të ftojë shtetet e korruptuara me dekada e me probleme të shumtuara fqinjësore sikurse që janë këto tre shtetet armiqësore. Pa bërjen e detyrave demokratike s'ka ftesë amerikane për Kosovën, Serbinë e Bosnjë-Hercegovinën”, tha ndër të tjera Mehazi.
Në fund, ai tha se SHBA-ja është brenda Kosovës me ambasadorët e ushtarët e saj në Bonstil dhe njeh çdogjë.
Ai u shpreh se do të ishte e palogjikshme prania e Kurtit në Samitin e Demokracive, pasi demokracia kërkon fqinjësi të mirë e njohje reciproke me Serbinë.
“Nuk ka nevojë të shkojë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në SHBA, pasi vetë SHBA-ja është brenda Kosovës me ambasador e ushtarët e saj në Bonstil dhe njeh çdogjë. Shkuarja e kryeministrit Kurti në Samitin e Demokracisë nuk do ishte e logjikshme, pasi demokracia kërkon fqinjësi të mirë e njohje reciproke me Serbinë e kjo fqinjësi e njohje që sa kohë mungon nga ana e të dy palëve serbe-kosovare”, përfundoi Sulejman Mehazi për gazetën “Bota sot”.