Më 5 nëntor të vitit 2020 është arrestuar ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Gjykata Speciale e Hagës kishte publikuar edhe akt-akuzat për të cilat këto figura politike akuzohen për këto krime.
Sipas saj, do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999.
Më 5 nëntor të vitit 2020 është arrestuar ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Gjykata Speciale e Hagës kishte publikuar edhe akt-akuzat për të cilat këto figura politike akuzohen për këto krime.
Sipas saj, do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999.
Në aktakuzë thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës, të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe 100 vrasje së paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.
E më 5 nëntor të vitit 2021 u bënë një vit që nga arrestimi i këtyre figurave politike.
Menjëherë pas arrestimit të Thaçit, ushtruese e detyrës së presidentit u bë, Vjosa Osmani, që në atë kohë ishte kryetare e Kuvendit.
Mirëpo gjithçka filloj të ndryshoj kur vendi mbeti pa PAN-in.
Ishte data 14 shkurt kur qytetarët vendosën për kryeministër kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe kështu filluan edhe ndryshimet e
njëpasnjëshme në vend.
Analistët politik në lidhje me këtë temë thonë që ka shumë gjëra për të ndryshuar në vendin tonë dhe se një vit është shumë pak për tu këndellur nga keqqeverisja për 20 vite.
Shahu: Kosova jetoi e po jeton si është më mirë pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin
Në lidhje me këtë temë analisti politik, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot”, thotë që Kosova ka jetuar edhe pas një viti që është bërë nga arrestimi i Thaçit dhe Veselit.
Sipas tij, Kosova nuk e ka fatin e lidhur me asnjë udhëheqës edhe pse liderët thonë të kundërtën e kësaj.
“Kosova pas një viti pa Hashim Thaçin e Kadri Veselin natyrisht që nuk është më e keqe sepse as ka jetuar as jeton Kosova, as nuk merr frymë për gabzherr të asnjë individi kushdo qoftë ai, Hashim, Kadri, Albin etj. Kosova nuk e ka të lidhur fatin me asnjë individ udhëheqës. Kosova jetoi e po jeton pa Hashimin e Kadrin siç ka jetuar e do të jetojë pa Albinin, a edhe pse liderët na bindin përditë me fjalë pa mend se fati ynë është në dorën e tyre, fati i Kosovës është në dorën e tyre”, u shpreh ai.
Më tej, analisti shton se arrestimi i atyre dy figurave të fuqishme pohoi se ligji duhet të jetë mbi gjithkënd dhe se me kapjen e krimit e
korrupsionit, Kosova bëhet më e mirë.
“Burgosja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nënkupton se Kosova e paguan çdo çmim për lirinë e dinjitetin, tregoi se asgjë dhe askush nuk është më e rëndësishme se Kosova dhe se askush nuk mund ta mbajë peng Kosovën. Arrestimi i atyre dy figurave të fuqishme pohoi se ligji duhet të jetë mbi gjithkënd dhe se askush, asnjë individ nuk mund të jetë ligji, e as të thotë ligji jam unë. Pastaj pushteti që erdhi pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit nuk do të thotë se ndodhi mrekulli pasi ndërrim portash e lojtarësh në borde ka bërë pushteti i ri. Por, Kosova veç bëhet më e mirë, më e lirë dhe e dinjitetshme, shijon lirinë, mësohet me lirinë”, thotë Shahu për “Bota sot”.
Kapiti: Me largimin e Thaçit dhe Veselit, filloi të largohet krimi dhe korrupsioni
Analisti tjetër politik, Skënder Kapiti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që me largimin e Thaçit, Veselit si dhe të qeverisjes së
PAN-it e pastaj të PLAN-it, verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021 bëri të mundur ndëshkimin e sistemit të korrupsionit.
Gjithashtu ai shton se korrupsioni i madh që ka ndodhur në vend ka bërë që të ketë ngadalësim të funksionimit të shtetit.
“Demokracia është sundim dhe qeverisje nga ata, të cilët i zgjedh populli për t’i shërbyer interesave të popullit, interesa të cilat i realizon shteti demokratik e ligjor. Demokracia është sistemi i lirë, i cili i largon dhe i dëbon nga pushteti dështakët, korrupsionin , të
këqijtë, spekulantët , mashtruesit dhe keqbërësit publik e kombëtar. Me largimin e Thaçit, Veselit si dhe të qeverisjes së PAN-it e pastaj të PLAN-it, verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021 bëri të mundur ndëshkimin e sistemit të korrupsionit ose të asaj që quhet
kakistokraci, që do të thotë largim nga pushteti të të keqes më të madhe dhe të të këqijve si mbartës të së keqes qeverisëse antipublike e antikombëtare. Korrupsioni si e keqja më e madhe ku bie shteti dhe shoqëria e bën shumë të vështirë ardhjen e shpejtë të ndryshimit të politikës dhe të përmirësimit e të futjes në funksionim të shtetit e të shoqërisë”, thekson analisti.
Nga ana tjetër, Kapiti thotë se mosndëshkimi me kohë i korrupsionit ka bërë që të ketë vështirësi të pastrohet vendi nga krimi i bërë me vite me radhë.
Ai thekson që zgjedhjet e 14 shkurtit arritën të sjellin besimin e qytetarëve në rregullimin e gjërave në Kosovë.
“Duhet pritur pak kohë që të realizohet e të preket ndryshimi, ndryshim i cili tashmë ka filluar të duket në Kosovë, tani pas 14 Shkurtit 2021. Shoqëria shqiptare nuk ka traditë të gjatë demokratike, dhe si pasojë e kësaj edhe demokracia lëviz me shumë vështirësi. Demokracinë shqiptare dhe ndërtimin e shtetit ligjor e pengojnë papjekuria politike dhe mosndëshkimi për një kohë të gjatë i
korrupsionit dhe të tradhtisë, pasi shtrirja në kohë dhe hapësirë e tyre e vështirëson luftën dhe Veting-un e politikës, të drejtësisë e
të shoqërisë. Kjo gjë vërehet në Shqipëri ku duket se sa i vështirë është pastrimi juridik e politik i sistemit pavarësisht funksionimit
të Vetting-ut në drejtësi. Mirëpo, fatmirësisht Kosova është shumë më përpara se Shqipëria në këtë aspekt, pasi verdikti popullor tashmë i 14 shkurtit i bëri në një shkallë të konsiderueshme Vetting-un politikës duke e dëbuar nga qeverisja politikën e dëmshme të këtyre viteve të shkuara. Kjo ka filluar që t’ia kthejë besimin publikut se gjërat në Kosovë po lëvizin në drejtim të duhur”, përfundon Kapiti për “Bota sot”.