Në Zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë pati ndryshime të mëdha në votimet e partive politike, ku disa patën ngritje e disa rënie. Një numër i konsiderueshëm i komunave shkuan edhe në balotazh.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitija (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).
Në Zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë pati ndryshime të mëdha në votimet e partive politike, ku disa patën ngritje e disa rënie. Një numër i konsiderueshëm i komunave shkuan edhe në balotazh.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitija (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).
Po ashtu, komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kuvende komunale, me ç’rast Vetëvendosje do të përfaqësohet me 17 asamblistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Pas saj, radhitet LDK me 14 ulëse të siguruara në Kuvendin komunal. PDK renditet e treta me 9 ulëse në Asamble.
Lidhur me këto rezultate, për gazetën “Bota sot”, kanë folur disa njohës të çështjeve politike.
“AAK dhe PDK në rritje”
Analisti politik Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se AAK dhe PDK i kanë ruajtur disa komuna, pra ka pasur rritje, ndërsa humbëse sipas tij, mund të jetë LVV.
Islam Krasniqi
Ai shprehet se në balotazh nëse i fiton gjysmën e komunave VV mund ta ndryshojë rezultatin në të mirë të saj.
“Akoma nuk mund të përcaktohemi se kush është fituesi e kush humbësi në këto zgjedhje, AAK-ja ka ruajtur disa komuna që i ka pasur bastione, por edhe në disa tjera është në balotazh, po ashtu edhe PDK-ja ka fituar komuna të reja, që do të thotë ka pasur rritje, LDK-ja thirren se kanë marrë numrin e votave më të madh, por që nuk mund të konvertohet në pushtet. Humbëse mund të jetë VV-ja por që në balotazh mund të thyej këtë heshtje nëse fiton gjysmën e komunave që është në garë dhe që të dal fituese. Ne duhet vetëm të bëjmë dallimin midis zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore, se nësë llogarisim në këtë nivel, VV-ja është humbësi më i madh, por që ky vlerësim nuk është i saktë dhe as i drejtë. Andaj fetusin mund ta dimë vetëm pas balotazhit, ku atëherë do të dihet saktë kush çka mori, e që për mendimin tim besoj që VV-ja do të dal fituese, nëse mund të arrijë të marrë 6 nga komunat që është në balotazh”, ka potencuar Krasniqi.
“LVV humbëse në këto zgjedhje”
Analisti politik Leon Duhanaj, ka thënë se humbëse do të jetë LVV, madje sipas Duhanaj, kjo parti do të mbetet pa asnjë komunë të fituar.
Leon Duhanaj
Ai theksoi tutje se PDK dhe LDK, tani e kanë marrë veten, madje po e rikthejnë edhe elektoratin e humbur.
“Nëse u referohemi zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, atëherë në pika të shkurtra mund të themi që e kemi një humbës të madh dhe disa të rehabilituar. Si humbëse e zgjedhjeve del të jetë VV, pasi që humbi rreth 30% të elektoratit të sajë. Pos kësaj po-ashtu duket shumë e mundshme që kjo parti të mbetet pa asnjë komunë të fituar gjë që do të ishte një debakel i vërtetë. Në anën tjetër i kemi PDK-në dhe LDK-në të cilat pas rënies në zgjedhjet e 14 shkurtit, duket ta kenë marrë veten dhe të kenë rikthyer elektoratin e humbur”, ka theksuar Leon Duhanaj.
“Elektorati me qëndrime të ndryshme”
Juristi Blerim Burjani, ka theksuar se për të dhënë një përfundim duhet të presim balotazhin.
Blerim Burjani
Ai thekson se LVV doli humbëse, sepse sipas tij, nuk kishte kandidat serioz.
“Duhet të presim balotazhin për të dhënë një përfundim të tillë. Njëherë është VV humbëse e çuditshme, të shohim në balotazh se si do të jetë rezultati përfundimtar, a do të pëson fiasko apo dështim total. Gjasat janë. LVV nuk kishte kandidat serioz, kjo i ka kushtuar, pasi që duket vetëm Albini asgjë tjetër. LVV nuk identifikohet me asnjë personalitet tjetër në këtë parti, kjo mund t`i kushtojë me dështime, elektorati ka ndryshuar qëndrime më nuk voton blanko”, përfundoi Burjani.