Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro. Me buxhetin e miratuar, 100 milionë euro janë ndarë për Ushtrinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria të cilën ai e udhëheq, për herë të parë ka ndarë një buxhet prej 100 milionë euro për ushtrinë ndërsa 10 milionë euro të tjera për furnizimin me pajisje moderne për policinë e zjarrfikësit.
“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej 100 milionë euro apo 1.3 për qind të bruto produktit vendor e synimi ynë është që këtë ta sjellim në 2 për qind të bruto produktit vendor”, tha kryeministri.
Një buxhet i tillë për ushtrinë e vendit nuk është ndarë më parë nga qeveritë e kaluara, mund të thuhet se ky është një rekord, sa i përket parave të ndara për këtë sektor.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro. Me buxhetin e miratuar, 100 milionë euro janë ndarë për Ushtrinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria të cilën ai e udhëheq, për herë të parë ka ndarë një buxhet prej 100 milionë euro për ushtrinë ndërsa 10 milionë euro të tjera për furnizimin me pajisje moderne për policinë e zjarrfikësit.
“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej 100 milionë euro apo 1.3 për qind të bruto produktit vendor e synimi ynë është që këtë ta sjellim në 2 për qind të bruto produktit vendor”, tha kryeministri.
Një buxhet i tillë për ushtrinë e vendit nuk është ndarë më parë nga qeveritë e kaluara, mund të thuhet se ky është një rekord, sa i përket parave të ndara për këtë sektor.
Ekspertët e sigurisë për gazetën “Bota sot” treguan se a është i mjaftueshëm ky buxhet dhe se sa mund të shpenzohet për blerjen e mjeteve të ndryshme ushtarake.
Tërnava: Asnjë qeveri nuk e ka ndihmuar në këtë mënyrë Ushtrinë e Kosovës
Eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, komentoi buxhetin prej 100 milionë eurove për Ushtrinë e Kosovës.
“Shteti i pavarur i Kosovës, që e kanë njohur edhe shtete tjera pavarësinë e saj, e që në numër e kanë njohur 117 shtete, që i ka kufijtë e saj në fqinjësi me shtetet tjera, duhet t’i ketë edhe institucionet tjera përcjellëse që i takojnë një shteti, sikur në këtë rast që e ka: ushtrinë, policinë, gjykatësin, prokurorinë, shërbimin sekret e shumë tjera institucione që ekzistojnë, dhe që funksionojnë edhe shumë institucione tjera në shtetin tonë”, deklaroi ai.
Tërnava u shpreh se ky ka qenë buxheti më i madh i ndarë për ushtrinë e vendit, gjë që nuk e kanë bërë qeveritë e kaluara.
Ai kërkoi nga Qeveria Kurti që të jetë e vëmendshme dhe të përkujdeset që funksionimi i shtetit të është stabil dhe funksional.
“Qeveria e Kosovës ditë më parë ndau 100 milionë euro buxhet për Ushtrinë e Kosovës, që është për tu lavdëruar, sepse deri më tani asnjë qeveri nuk e ka ndihmuar në këtë mënyrë me një shumë solide ushtrinë e vendit tonë. Dhe njëherësh ka qenë buxheti më i lartë i ndarë ndonjëherë për ushtrinë. Institucionet shtetërore sikur që është qeveria në pushtet duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përkujdesen që funksionimi i shtetit të është stabil dhe funksional, prandaj në bazë të mundësive duhet që qeveria të përkujdeset për buxhetin e institucioneve që i takojnë një shteti, e sidomos për Ushtrinë e Kosovës që llogaritet si institucioni më i besueshëm që e garanton pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit”, theksoi eksperti i sigurisë.
Në vazhdim, ai foli se sa janë të mjaftueshme 100 milionë euro. Sipas ish-zëvendësministrit, sa më shumë të investohet në institucionet, atëherë siguria do të jetë më stabile.
“Nëse shtrohet pyetja se a janë të mjaftueshme 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës, atëherë mund të konstatojmë se për çdo ushtri, shtetet investojnë shumë, sepse sa të investohet në atë institucion siguria e atij shteti është më stabile, sepse gjithnjë armatimi më modern që arrijnë të kenë ushtritë e shteteve, ua garantojnë edhe stabilitetin më të sigurt atyre shteteve. Këto para si investim i tanishëm si hera e parë deri më tani, nuk është i mjaftueshëm por megjithatë është stimulativ për në të ardhmen, por është edhe shpresë se tani edhe qeveritë tjera do ta kenë parasysh se nëse duan të kenë stabilitet shtetëror, duhet të investohet për ushtrinë, dhe sa të investojnë më shumë për ushtrinë, edhe stabiliteti i shtetit është më i sigurt”, nënvizoi ai.
Sipas ekspertit të sigurisë, me buxhetin e ndarë duhet të investohet në teknikat e përsosura luftarake dhe shkollimin e lartë ushtarak të kuadrove-oficerëve.
“Siguria e shtetit mund të ruhet dhe të është më e sigurt, nëse investohet në këtë institucion për të arriturat dhe më të përsosurat në teknikat luftarake por ashtu edhe në shkollimin e lartë ushtarak të kuadrove-oficerëve, që duhen të jenë të stërvitur mirë për çdo kohë dhe moment. Prandaj, shkollimi i kuadrove ushtarake është më se i domosdoshëm, dhe të stimulohen materialisht kuadrat ushtarake, si dhe ta kenë sigurimin shëndetësor, dhe benificionet tjera që iu takojnë edhe ushtrive të avancuara të botës, që të stimulohen dhe ta kenë motivin e tyre për angazhim dhe kontribut të frytshëm në ushtrinë tonë”, vlerësoi Tërnava.
Tutje, zv.ministri i MPB-së tha se qeveria e vendit në vazhdimësi duhet të bëjë përpjekje që ta financojë FSK-në. Ai përmendi edhe aleatët e Kosovës dhe miqtë e saj më të fortë, Amerikën, ku tha se duhet të jemi përherë mirënjohës dhe në miqësi me ta.
“Duke e pasur parasysh aspektin financiar jo të lakmueshëm të shtetit tonë, megjithatë shteti gjithnjë duhet të bëj çmos që materialisht dhe financiarisht ta ndihmojë ushtrinë e saj (FSK). Por, megjithatë ne duhet ta kemi parasysh se kemi miq të fortë që na ndihmuan të çlirohemi sikur që është Amerika, dhe duhet të jemi përjetësisht mirënjohës dhe në miqësi me ta, sepse pa ndihmën e tyre dhe të tjerave shtete mike, që na kanë ndihmuar të fitojmë pavarësinë, ne nuk do të ishim sikur që jemi te pavarësuar tani. Prandaj, sjelljet ndaj tyre duhen të jenë shumë miqësore, të përjetshme dhe ushtria e jonë duhet me angazhimet dhe stërvitjet e saj, ta jep kontributin e saj maksimal si në angazhimet brenda vendit tonë, si dhe angazhimet stërvitore ndërkombëtare që i bënë bashkë, dhe sa më parë të anëtarësohet në aleancën e NATO-s, dhe me këtë anëtarësim tani do e siguroj edhe më shumë pavarësinë e Kosovës, gjë që duhet gjithnjë të jemi pranë dhe në aleancë me SHBA-në”, tha ndër të tjera ai.
Krejt në fund, Tërnava deklaroi se Kosova e ka të vështirë të blejë aeroplanë dhe helikopterë të luftës, shkaku i kostos së lartë financiare. Megjithatë, ai tha se me anëtarësimin në NATO do të ishte më e lehtë e sigurisë së tyre.
“Anëtarësimi në NATO, na e siguron pavarësinë e shtetit tonë dhe tani kur të anëtarësohemi në këtë aleancë, tani më pak do të kemi mundësin që të investohet në armatimin modern, sepse armatimin më modern në botë e ka kjo aleancë, që së shpejti si janë duke u zhvillua situatat, kësaj aleance do t’i bashkëngjitet edhe shteti ynë. Blerja e aeroplanëve apo helikopterëve të luftës e kanë koston financiare të lartë, gjë që për këtë Qeveria e Kosovës e ka vështirë t’i rezervojë ato mjete financiare, por anëtarësimi në NATO është mënyra më e lehtë e sigurisë nga armiqtë e përbetuar të orientuara ndaj shtetit të Kosovës”, përfundoi Hajrullah Tërnava për “Bota sot”.
Shala: Qeveria e Kosovës duhet që te pjesa e investimeve kapitale të orientojë në avancimin e procesit të FSK në FAK
Kurse, eksperti tjetër i sigurisë, Drizan Shala, tha se buxheti prej 100 milionë euro është sinjal që FSK po përmbush kërkesat e transformimit në FAK.
“Ndarja e shumës prej 100 milionë euro për vitin 2022, tregon se FSK- ja është duke përmbushur kërkesat e saj të dala nga plani i saj 10 vjeçar i transformimit në FAK”, deklaroi ai.
Tutje, Shala tha se avancimi e FSK-së, qeveria e vendit duhet ta përshpejtojë përmes investimeve kapitale.
“Qeveria e Kosovës duhet që te pjesa e investimeve kapitale të orientojë në avancimin e procesit të FSK në FAK në periudhë edhe më të shpejt se sa që është planifikuar”, theksoi ai.
Në fund, eksperti i sigurisë potencoi se FSK do të duhet të furnizohet me armatim të të gjitha llojeve, përpos tankeve dhe avionëve ushtarak.
“Sa i përket armatimit, FSK -ja do ta ngrit një forcë ushtarake me karakter të mbrojtjes dhe çdo gjë që e lejon në mandatin dhe misionin e saj FSK (FAK) do të duhet të furnizohet me armatim të të gjitha llojeve, përpos tankeve dhe avionëve ushtarak”, përmbylli Drizan Shala për “Bota sot”.