Të dielën më 14 nëntor, do ta mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, të cilat do të përcaktojnë kryetarët e ri në 21 komuna.
Garë interesante pritet të jetë edhe ajo për të parin e Komunës së Drenasit.
Atje, kryetari aktual Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, do ta ketë përballë Driton Ajazin nga Demokratët e Drenasit.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, Lladrovci doli i pari me 45.50 për qind të votave, ndërsa Ajazi mori 30.50 për qind.
Gazeta “Bota sot” ka realizuar një sondazh online me lexuesit, për të parë se kush duhet të jetë kryetar i Drenasit për katër vitet e ardhshme.
Sondazhi ka sjellë rezultate befasuese, pasi i pari është renditur Ajazi. Ai është votuar nga 1046 qytetarë, derisa Lladrovci ka marrë 530 vota.
Në sondazh kanë votuar 1576 lexues.
Sondazhi është bërë në faqen online "strawpoll.com", e cila është një ndër faqet më të sakta të sondazheve në të cilën nuk mund të ketë manipulime dhe çdo votues mund të votojë vetëm një herë, e jo më shumë.
Ndryshe, sot është hapur zyrtarisht fushata zgjedhore për balotazh./BS