Policia e Kosovës e paftë t`i monitorojë të akuzuarit e Speciales?/Kelmendi: ja çfarë nuk po tregohet publikisht 

Politika

Policia e Kosovës e paftë t`i monitorojë të akuzuarit e Speciales?/Kelmendi: ja çfarë nuk po tregohet publikisht 

Nga: A.M. Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 21:58
Ilustrim

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ish kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi,  ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, si dhe ish-krerët e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po vazhdojnë të qëndrojnë në qelit e Hagës. 

Edhe pse herë pas herë, kanë kërkuar që të lirohen nga Gjykata Speciale një gjë e tillë nuk ka ndodhur. 

Kjo pasi që që nga kryeprokurori i Speciales, Jack Smith po vlerësohet se garancitë e Policisë së Kosovës vazhdojnë të mbesin si të pamjaftueshme. 

“Garancitë e fundit të Policisë së Kosovës mbeten të pamjaftueshme dhe si të tilla nuk përbëjnë ndryshim të rrethanave”, citohet të ketë thënë Smith. 

 Njohësi i çështjeve juridike, profesor Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, e ka komentuar deklaratën e Kryeprokurorit të Speciales, Jack Smith.

Image
Muhamet Kelmendi 

“Pse z. Smith? Prokurori i Gjykatës Speciale në analizën për mos lëshimin për t`u mbrojtur në liri përmendi si shkak paaftësinë e Policisë se Kosovës në kryerjen e detyrave monitoruese në Kosove të të akuzuarave. A është kështu? Nuk kanë mendim se kjo qëndron!”, ka thënë ai. 

Kelmendit shprehet se Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor. 

“Në kuadër të analizave mbi sukseset e Policisë së Kosovës për kryerjen me sukses të detyrave ligjore, hynë Policia e Kosovës në Policinë mjaftë të suksesshme. Policia e Kosovës radhitet një ndër policitë më të suksesshme dhe më profesionale në Ballkanin Perëndimor. Kjo analizë nuk është e Kosovës po e strukturave tjera”, ka shpjeguar ai. 

Në fund, Kelmendi ka shpjeguar se çështja nuk është tek aftësia e Policisë së Kosovës. 

“Në këtë anë del se nuk është çështja e aftësisë dhe të detyrës së policisë në monitorimin e të të akuzuarave. Çështja është diku krejt tjetër dhe natyrisht se thirren në paaftësinë e Policisë së Kosovës. 

Shikuar nga fakti se Prokuroria e Gjykatës Supreme, ka dështuar në nxjerrjen e provave ose ato nuk i tregon publikisht, kuptohet për akuzat e bëra, ky arsyetimi z. Smith del si me i bindur për publikun. Sa qëndron është tjetër gjë!”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat