Diskursi agresiv ndaj Kosovës dhe jo vetëm, ka bërë që kongresistët amerikanë t'i dërgojnë letër presidentit Joe Biden.
Ata ditë më parë kanë kërkuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, t’u vihen sanksione atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave.
Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani ka thënë se ndaj Serbisë duhet të merren masa, por ajo duhet të kushtëzohet me njohje të pavarësisë së Kosovës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/10/auto_auto_Blerim_Burjani15941526651636559251.jpg)
Sipas tij, Ballkani ka nevojë për një paqe dhe qetësi, derisa shton se nëse nuk ka njohje, duhet izolim i Serbisë.
“Ndaj Serbisë mund të merren masa por më mirë është të detyrojnë këtë shtet për të njohur Kosovën se sa të merren me izolim. Ballkani ka nevojë për qetësi dhe marrëveshje, nëse diçka duhet të kushtëzohet është të kushtëzohet Serbia të pranojë Kosovën, pra nëse nuk ka njohje të Kosovës çka të bëhet me izolim të Serbisë. Pra, duhet detyrimi të bëhet Serbisë për të pranuar Kosovën shtet të pavarur dhe t'i njoh kufijtë reciprok”, ka thënë Blerim Burjani për “Bota sot”.