Analisti që jeton e vepron në Amerikë, prof. dr. Binak Maxharraj, thotë se, krahas ndërhyrjes serbe në rritjen e tensioneve ndëretnike në Ballkanin Perëndimor janë edhe tre faktor që po e rrezikojnë Ballkanin.
Ai thekson se, bashkëveprimi i Serbisë me rusët për ndikim të Rusisë në Ballkan, përçarja e BE-së dhe dobësia e NATO-s, janë tre faktorët shqetësues për krijimin e situatës në Ballkan.
Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, vlerëson se, Rusia edhe Serbia në thelb të propagandës e kanë mohimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës dhe mbi këtë premisë ato e krijojnë strategjinë e krijimit të shqetësimit të serbëve nga shqiptarët.
“Por, situata e krijuar në tërë Ballkanin perëndimor ka krijuar shqetësim jo vetëm në Kosovë, BH dhe Mal të Zi por edhe më gjerë në rajon për frikën nga mundësia e shpërthimit të luftës. Kështu zëdhënësja e Minstrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zaharova situatën e Ballkanit Perëndimor e konsideron si fuqi baroti, ku thekson në veçanti se Ballkani është ndezur dhe është gati të shpërthej. Ndërkaq Zahrova shkon edhe më tej duke e akuzuar ambasadorin britanik se po “mbështet skenarin kompleks ushtarak që ka për synim pushtimin e zonave të banuar me serbë”. Por, analisti amerikan Bugajski thekson se Serbia është peng i Rusisë në Ballkan e cila po mundohet t’i përdor serbët për të nisur një luftë të re me fqinjet e saj, për të rritur ndikimin ndërkombëtarë”, thekson profesori.
Maxharraj pohon se, sipas Bugajskit, Beogradi dhe Moska vazhdimisht e akuzojnë qeverinë e Kosovës se po kërcënojnë të drejtat dhe ekzistencën e pakicës serbe në Kosovë.
Prof. dr. Binak Maxharraj.
“Një skenar i ngjashëm po përdoret edhe ndaj qeverisë boshnjake për të jusifikuar një luftë të re në Ballkan. Skenari Serbo-Rus parshikon ndërhyrjen e shpejtë ushtarake në komunat e veriut të Kosovës, ku përveç policisë serbe në kazarmat e Vranjës, Kushumlisë, Rashkës do përfshihen edhe trupat ruse që janë instaluar që sa kohë në Nish duke e “zenë” kështu KFOR-in në befasi, etj. broçkulla serbo-ruse që po krijohen në imagjinatën e tyre”, thotë ai.
Profesori shton se, një ekspert tjetër amerikan, Ivan Sascha Sheean, profesor në Universitetin Baltimore, flet për doza të medha të rrezikut për shpërthimin e një dhune të përgjakshme, sepse sipas tij Serbia prej kohësh i ka grumbulluar trupat rreth Kosovës dhe patrollon kufirin me avion luftarak të prodhimit rus, kjo është një pamje shtetësuses dhe e tmerrshme, sipas tij.
“Prandaj bënë apel te administrata Biden që më fuqishëm të kthehet në Ballkan, ta shpëtoj siç thotë ai projektin dhe suksesin e vitit 1999, i cili ishte vërtetë projekt madhor për shpëtimin e një kombi nga gjenocidi serb. Në një far mënyre Biden edhe ka bërë diçka në këtë drejtim për ta ndaluar luftën duke e dërguar “altilerin” e rëndë në Ballkan në krye me Eskobarin, ambasadorin Hill e të tjerë për të ndaluar më të keqen, por edhe për të gjtur një zgjedhje të pranueshme përfundimtare në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”, potencon Maxharraj.
Analisti tutje shprehet se, bisedimet për zgjerimin e BE-së kanë ngecur, kurse autoritetet serbe po veprojnë aktivisht në destabilizimin e situates ne BH, Mal të Zi dhe në Kosovë duke e kërcënuar stabilitetin dhe sovranitetin e tyre territorial.
“Të gjitha këto lëvizje destabilizuese mbështetjen e kanë në konceptin, projektin e “Botës serbe”, një ide e cila po e ngjallë dhe paralajmëron idenë e “Serbisë së madhe” sipas projektit të kaspapit dhe santrapit Sllobodan Millosheviç, i mbështetur nga liderët Vuçiq, Daçiq e në veçanti nga ministri i mbrojtjes Vulin”, pohon ai.
Ai tutje thotë se, ka ardhur koha kur vërtetë politika properëndimore e Serbisë të shqyrtohet në esencë, që të mos lejohet që ajo të luaj me tërë BE-në.
“Ajo BE duhet t’i merr me seriozisht krizat dhe tensionet që po i krijon Serbia në BH, Kosovë dhe Mal të Zi, sepse të gjitha këto kriza janë të ndërlidhura dhe kanë mbështetjen në Serbinë si gjenerator i destabilizimit në Ballkanin Perëndimor: BE duhet urgjentisht të heq dorë nga kjo politikë destabilizuese e Serbisë në rajon. BE duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se Serbia nuk është më aleate në zgjedhjen e problemeve politike në Ballkan, por ajo është aq më tepër është shkaktarja e të gjitha lëtyre problemeve nga e cila hapats duhet të distancohet e jo të përkrahet si deri më tani. Ka ardhur koha që BE dhe NATO të punojnë së bashku më fuqishëm në rajon, t’i tregojnë Serbisë se ajo nuk mund të jetë faktor destabilizues, por duhet të përfshihet në agjendën properëndimore, kurse NATO mundësisht të shqyrton mundësinë e rritjes së trupave në rajon e sidomos në Kosovë”, shton ai.
Maxharraj potencon se, Kosova duhet të vazhdoj rrugëtimin e saj në përmirësimin e kualitetit të pavarësisë, pa marrë parasysh kërcënimet e Serbisë për ndonjë ndërhyrje, sepse Kosova e ka mbrojtjen nga KFOR-i dhe NATO.
“Kosova duhet që të ecë drejtë forcimit të aftësisë mbrojtëse të saj duke e forcuar dhe zhvilluar aftësinë mbrojtëse të ushtrisë së vet. Një argument i fuqishëm në këtë drejtim po e bënë edhe Qeveria Kurti II, e cila për ushtri ndau 100 milionë euro, që duhët të shkojnë në armatim të sofistikuar, duhet të bashkëpunojë fuqishëm me NATO-n që një ditë jo fortë të largët të bëhet pjesë e saj”, përfundon prof. dr. Binak Maxharraj.