Me 14 nëntor qytetarët e Komunës së Vushtrrisë do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre.
Në këtë komunë në balotazh do të përballen Xhafer Tahiri nga LDK dhe Ferit Idrizi nga PDK.
E në sondazhin e realizuar nga “Bota sot”, lexuesit kanë favorizuar Xhafer Tahirin për kryetar të Vushtrrisë, me gjithsej 73.10 për qind apo 856 vota.
Ndërsa, Idrizi ka marrë 26.90 për qind apo 315 vota.
Këto vota përfaqësojnë preferencat e lexuesve të gazetës “Bota sot” dhe jo votat e qytetarëve të Vushtrrisë./BS/