Kërcënimet dhe thirrjet për luftë nga ana e Serbisë vazhdojnë edhe tash e pas dy dekadave. Krerët më të lartë të shtetit serbë po vazhdojnë politikën e kryekriminelit Slobodan Millosheviҫ i cili kreu gjenocid në Kosovë, para 20 vjetësh.
Serbia përveç që nuk po e njeh Kosovën si shtet, gjë që i është kërkuar para disa muajsh edhe nga Amerika, ata po kërcënojnë vendin me luftë, duke marrë përkrahjen si gjithmonë nga Serbia.
Madje së fundi, Presidenti serb, Aleksandër Vuҫiq ka kërcënuar me dërgim të ushtarëve serbë në Kosovë.
Mirëpo ka marrë një kundërpërgjigje nga Presidenca e Kosovës. Kështu, shefi i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar ndaj kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq para ushtrisë serbe në Kralevë.
“Për herë të dytë në disa javë, Vuçiq kërcënon me dërgim të ushtarëve në Kosovë. Përveç përpjekjes së tij për të mbajtur një sindikatë të krimit të tipit Vuçiq-Belivuk në veri të Kosovës, BE-ja duhet të bëjë publike ambiciet e tij hegjemoniste”, ka thënë Vela.
Tërnava: Serbia i ka humbur të gjitha luftërat
Se a ekziston një rrezik i tillë, njohësit e çështjeve të sigurisë kanë përmendur qëllimet dhe synimet e Serbisë në këtë rast. Kështu, Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, thotë se Serbia si shkaktare e shumë luftërave në të kaluarën, edhe sot e tutje është kah udhëheq politika luftënxitëse, ky shtet e ka në kulturën e saj që në këtë mënyrë të luftënxitjes dhe kërcënimeve që ju bënë sidomos fqinjëve të saj.
Hajrullah Tërnava
“Mos të harrojmë se edhe luftërat botërore e kanë pasur zanafillën në ekseset dhe shkaqet luftënxitëse që i ka bërë Serbia në ato kohëra, e mos ta harrojmë se edhe në shumë raste serbët i kanë vra edhe kryetarët e shteteve të tyre. Luftërat ballkanike më të freskëta që i bënë në vitet 1990-1999 si me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën, qe iniciatore për këto lufta ishte Serbia. Dhe po të gjitha ato lufta i ka humbur, dhe të fundit luftë që e ka humbur ishte në vitin 1999 mes Kosovës dhe Serbisë”, vlerëson Tërnava.
Ai thotë tutje se, Serbia tani në këtë situatë në të cilën gjendet dhe politikat luftënxitëse që i bëjnë politikanët e tyre, e kanë qëllimin që ta bindin popullin e tyre, se po bëjnë ҫ’mos që ta kthejnë Kosovën e humbur në kufijtë e saj.
“Por kjo politikë e tyre është si konsum politikë i kohës, për të mbetur në pushtet sa më gjatë, meqë ata e dijnë mirë çfarë garancia e OKB-së i ka me rezolutën 1244 e miratuar në këtë institucion, dhe që edhe tani është valide kjo rezolutë, dhe po u shkelën ato parime të kësaj rezolute, dihet mirë se çfarë e pret Serbinë në të ardhmen, dhe me këtë shkelje të kësaj rezolute Serbia e rrezikon pavarësinë e saj dhe shtrohet pyetja se a do të ekzistoj më në të ardhmen Serbia si shtet. Prandaj këto thirrje të Serbisë për “luftëra të reja” Kosovën nuk e rrezikojnë fare, por qëllimi kryesor është që udhëheqësia e shtetit të Serbisë, ta bind popullin se po bënë ҫ’mos ta kthej Kosovën nën kufijtë e Serbisë, dhe popullit të saj po i drejtohet që nëse donë luftë atëherë djemtë e tyre duhet të mobilizohen dhe të luftojnë jo vetëm me ushtrinë dhe policinë e Kosovës, por duhet të luftojnë me NATO-në si në vitet e 1999, ku nga ai luftim e humbën Kosovën, dhe mes rreshtave mbetet me e kuptu se a thua a mos do të humbet e tërë Serbia në atë luftim, dhe që doni të luftohet me këto forca botërore, duhet t’i bëni gati djemtë e juaj të mobilizohen dhe të luftojnë në mbrojtje të Serbisë, e kur është i freskët kujtimi nga ato bombardime dhe ato dëme si në ushtrinë serbe njashtu edhe dëmet materiale, prandaj, cili nga prindërit serbë do pranoj edhe njëherë të luftohet me NATO-në, dhe me ushtrinë tani shumë moderne të Kosovës”, thekson Tërnava.
Mulliqi: Serbia nuk i ndali kurrë apetitet e sëmura shoviniste karshi trojeve tona
Ndërkaq, njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi, thotë për ‘Bota sot’ se, kërcënimet dhe luftërat nuk janë të reja për shqiptarët, pasi serbët për vite me radhë shkaktuan spastrime etnike ndaj shqiptarëve.
Skender Mulliqi
“Kërcënimet dhe lufta nuk janë të reja për shqiptarët. Dihet së ato kanë filluar moti, ku ish-Jugosllavia –Serbia më ndihmën e Fuqive të Mëdha të kohës aneksuan trojet etnike shqiptare, duke na bërë pa drejtësi të mëdha. Serbia nuk i ndali kurrë apetitet e sëmura shoviniste karshi trojeve tona. Dihet se serbët shkaktuan historikisht spastrime etnike ndaj shqiptarëve, duke filluar nga Nishi, Toplica, Kurshumlia dhe vise të tjera. Çetnikët serbë djegën shtëpitë dhe pronat e 600 fshatarëve shqiptarë, dhe i mbytën më bajoneta më mijëra shqiptarë, duke i zgjeruar tokat e tyre shumëfish, nga Pashallëku i Beogradit që kishin”, vlerëson Mulliqi.
Ai thotë tutje se, politikat hegjemoniste të tyre dhe kërcënimet me luftë nuk po pushojnë edhe tash, kur dihet së në vitin 1999 e humbën luftën më shqiptarët.
“Padrejtësinë historike bukur shumë e ndreqën miqtë tanë amerikanë dhe evropianë më pavarësimin e Kosovës nga Serbia. U larguan serbët nga Kosova, por nuk e kanë larguar mendësinë e mykur mesjetare ndaj shqiptarëve. Jemi dëshmitarë që pasardhësi i Millosheviqit në pushtet, Aleksandër Vuҫiqi, ka filluar kërcënimet për një luftë të re, e që e ka shumë vështirë të bën dhe aq më vështirë që t’i realizon planet për ndarjen e Kosovës, më Asociacionin monoetnik”, thotë Mulliqi.
Ai tregon planet e Vuҫiqit, duke thënë se po shkon rrugës së ‘Kasapit të Ballkanit’. Ndërkaq thotë se planet e Serbisë dhe të Rusisë vështirë se do të realizohen.
“Vuҫiqi është duke shkuar rrugës të Millosheviҫit të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Millosheviҫi e filloj luftën me Slloveninë, duke e vazhduar luftën me Kroacinë, pastaj më Bosnjën dhe në fund më Kosovën. Kurse Vuҫiqi po mendon për dallim nga Millosheviҫi, ta fillon luftën më BH-në përmes Dodikut, pastaj më Mal të Zi dhe në fund më Kosovën. Planet e Serbisë dhe të Rusisë është vështirë të realizohen, kur dihet së Mali i Zi është në NATO, situata në Bosnjë është më fragjile, por që zor që do të lejohet shkëputja e “Repubika Srpska” nga BH-ja, kur dihet se do të provokonte zingjirin e luftës në rajon dhe më gjerë. Në Kosovë provokimet që është duke i bërë Serbia më luftë, kur është KFOR dhe kur edhe neve i kemi forcat tona ushtarake dhe policore, do të ketë të pamundur t’i realizon me një blicë skenar siҫ po pretendon këtë ta bën në veri të Kosovës. Kërcënimet më luftë nga ana e Serbisë mendoj po bëhen edhe për shkak të krijimit të favoreve në bisedimet të cilat janë planifikuar të mbahen më 16 të këtij muaji. Por, pala jonë duhet të ketë mësuar nga pësimet e mëhershme më marrëveshje të nënshkruara në dëm të vendit. Kjo në bisedimet e Brukselit nuk bënë të na përsëriten, së mund të na kushtojnë pa kthim”, thekson analisti Skender Mulliqi.