Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit u bënë bashkë dhe fituan mbi 50 % të votave të elektoraratit në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje në fitoren e saj që u quajt plebishtare kishte në krah Listën e udhëhequr nga Presidentja Osmani që atë kohë ishte shkëputur nga Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me disa anëtarë të tjerë, që ishin të pakënaqur me udhëheqjen e atëhershme të kësaj partie.
Por, një afërsi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës “Guxo” nuk u pa në zgjedhjet lokale të 17 tetorit përkatësisht në balotazhin e 14 nëntorit. E para arriti të fitojë vetëm 4 komuna, ndërsa e dyta as nuk ia mësyu garës për zgjedhje lokale.
Për më tepër Lista “Guxo”, përveç me deklarata të krerëve të saj, duket se nuk i dha përkrahje aq të madhe Lëvizjes Vetëvendosje në garën për komunat.
Lidhur me këtë çështje, gazeta Bota Sot ka biseduar me analistin Gani Qarri. Ai ka thënë se situata nuk është më si ajo e kohës së zgjedhjeve parlamentare.

“Përderisa ish z.v. Presidentja dhe Presidentja aktuale e vendit, Dr.Vjosa Osmani, në kohën kur Isa Mustafa si ishte kryetar i LDK-së, përjashtoi Vjosën nga kryesia e kësaj partie, me të drejtë vendosi që në zgjedhjet nacionale të garojë me Listën e vet, duke ndarë rrugët përfundimisht me ish LDK-në, tanimë duket se paksa ka ndryshuar jo vetëm gjendja por edhe disponimi, siç u vërejt dhe krijua përshtypja edhe në zgjedhjet e 17 tetorit perkatesisht balotazhin e 14 nentorit, votime nga të cilat VV doli e dështuar”, u shpreh Qarri për “Bota sot”.
E sipas tij, ndryshimi në udhëheqjen e LDK-së, bëri që anëtarët e Listës “Guxo” të anojnë kah partia amë më shumë se sa kah Lëvizja Vetëvendosje.
“Prandaj duke vërejtur suksesin e partive opozitare sidomos të LDK-së, pas ndryshimeve në udhëheqjen e partisë dhe ardhjen e Abdixhikut në krye të saj, i cili pati mbështetur kandidaturën e Vjosës për presidente, duket se përkrahja e anëtarëve te Lëvizjes "“Guxo”" sikur u nda ,apo edhe anoi më tepër, ndaj ish partisë amë”, potencoi ai.
Qarri shton se gjithë kjo sistuatë u krijua si pasojë e mospërmbushjes së premtimeve të dhëna nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Kështu që për pasojë edhe të mos përmbushjes së premtimeve të dhëna me aq pompozitet për ndryshime nga VV, para se ajo të vinte në pushtet, të cilat as pas mese nëntë muajsh, nuk po shihen në horizont, ajo që befasoi kësaj radhe, ishte fakti se për ndryshim nga zgjedhjet e muajit shkurt, përfundimi i votimeve, nëpër komuna, veçanërisht LVV-në, e la shumë të zhgënjyer me rezultatin, në krahasim me votat që ajo pati marrë në zgjedhjet nacionale, në Kosovë”, nënvizon ai.
Ai theksoi se edhe disa arsye të tjera se përse anëtarët e Lëvizjes "“Guxo”" në vend të mbështetjes së kandidatëve të tillë të VV-së, u rikthyen tërthorazi në LDK.
“Për aq më tepër, duke parë konkurimin e LVV-së më tepër me eksponent fetar, se sa me kandidatë të mirëfillt e profesionist, të cilët do të ishin në gjendje për të rritur shpresën dhe realizuar ndryshimet e premtuara, si dhe do të garantonin ecjen përpara të komunave me zhvillim ekonomik, vendpunime të reja dhe perspektivë për të rinjtë, anëtarët e Lëvizjes "“Guxo”" në vend të mbështetjes së kandidatëve të tillë të VV-së, dëshmuan se tani kemi të bëjmë, më tepër me një rikthim, jo vetëm të tërthortë të anëtarëve, por dhe të vet Listes “Guxo” ne LDK”, vlerëson Qarri.
Pikërisht për të njëjtat arsye, Qarri parasheh edhe një humbje të garantuar të VV-së në zgjedhjet nacionale.
“Frustërimi i shqiptarëve ndaj kadidatëve gjysmë-fetar e gjysmë-intelektual të VV-së, bëri që ata vet, por edhe VV, të dalin jo vetëm të dështuar por edhe të turpëruar nga votimet e 14 nëntorit, duke humbur në dy qendrat kryesore të Kosovës si në kryeqytetin e vendit në Prishtinë, ashtu edhe në qytetin e Lidhjes në Prizren, Rahovec etj, gjë që flet hapur, se nëse LVV nuk ndryson qëndrimin e saj, po nuk u rrëzua parakohëshëm nga qeverisja aktuale,e ka të garantuar humbjen, në zgjedhjet e ardhshme nacionale edhe si subjekt dhe parti politike”, përfundoi ai.