Ahmeti: Tërmeti i shkaktuar në zgjedhjet nacionale prodhoi mobilizim të jashtëzakonshëm për ta zbehur fuqinë politike të Vetëvendosjes

Politika

Ahmeti: Tërmeti i shkaktuar në zgjedhjet nacionale prodhoi mobilizim të jashtëzakonshëm për ta zbehur fuqinë politike të Vetëvendosjes

Nga: A.SH Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 22:23
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet komunale ka arritur të fitojë vetëm 4 komuna, Gjilanin, Podujevën, Shtimen dhe Kamenicën.

Ajo në Prishtinë nuk arriti të fitojë kundrejt kandidatit të LDK-së, Përparim Rama.

Madje Albin Kurti ka thënë se “Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet t`i analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”.

Analisti Hidajet Ahmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, ky rezultat i LVV-së është ndikuar nga faktorë të jashtëm e të brendshëm.

“Duhet ta kemi të qartë se natyra e zgjedhjeve lokale dallon nga ato nacionale, por prapë nuk kemi një shkëputje në mes vete. Rezultati në komuna është ndikuar nga shumë faktorë të jashtëm e të brendshëm, por mendoj se shkuarja në balotazh ka qenë e pafavorshme për Vetëvendosjen si subjekt politik”, shprehet analisti.

Image
Hidajet Ahmeti

 

Sipas tij, Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale ka prodhuar një tërmet derisa, rrjedhimisht ka prodhuar edhe një mobilizim të jashtëzakonshëm te partitët tjera për ta zbehur fuqinë politike të Vetëvendosjes.

“Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale ka prodhuar një tërmet në subjektet tjera politike, rrjedhimisht ka prodhuar një mobilizim të jashtëzakonshëm për ta zbehur fuqinë politike të Vetëvendosjes, por falë mediave, një pjesë të shoqërisë civile të kapura nga ish-pushtetet. Kurse për rastet specifike në disa komuna, rasti i Prishtinës dhe Prizrenit është evident bashkimi i të gjitha subjekteve politike për ta mposhtur Vetëvendosjen, por në këto komuna vota reale për Vetëvendosjen ka qenë raundi i parë, ku bindshëm ka dalë e para”, ka thënë ai.

Sa i përket komunave ai ka thënë se, në disa prej tyre LVV ia ka huq, duke pasur madje edhe programe të cilat nuk ka bindur votuesit

“Kurse në disa komuna Vetëvendosja ja ka huqur me kandidatë për kryetarë komunash, por edhe program i cili nuk ka bindur votuesit. Por, duhet ta kemi të qartë se në disa komuna, kryetarët e komunave kanë krijuar klientelen e tyre për shumë mandate, dhe ka qenë shumë e vështirë për t’i mposhtur”, përfundon analisti Hidajet Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat