Humbja në Gjilan ‘goditje e rëndë’ për Lutfi Hazirin/ Analistët parashikojnë fundin e tij politik!

Politika

Humbja në Gjilan ‘goditje e rëndë’ për Lutfi Hazirin/ Analistët parashikojnë fundin e tij politik!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 17 nëntor 2021 Në ora: 10:52
Lutfi Haziri

Gjilani është një nga komunat që në zgjedhjet lokale ndryshoi kryetarin e tij. Ishte Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje që arriti ta mposhtë Lutfi Hazirin e LDK-së, pas disa vitesh udhëheqje.

Për 859 vota Hyseni i LVV-së fitoi në qytetin e Gjilanit, duke e mposhtur Lutfi Hazirin. Hyseni i mori 21,374 vota, kurse Haziri i mori 20,515 vota.

Shumëkush humbjen e Hazirit e vlerësoi si një ndëshkim për qeverisjen e tij dhe përkrahjen e tij për shkëmbimin e territoreve. Madje, analistët e shohin këtë humbje si sinjal që Haziri duhet të tërhiqet nga politika.

Kujtojmë se muaj më parë, Lutfi Haziri e humbi edhe betejën për tu zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat