Kelmendi zbulon prapavijën e rezultateve preliminare nga balotazhi i 14 nëntorit

Politika

Kelmendi zbulon prapavijën e rezultateve preliminare nga balotazhi i 14 nëntorit

Nga: M.H. Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Me 17 tetor u mbajtën zgjedhjet lokale në vend.

Mirëpo, zgjedhjet lokale nuk përfunduan me këtë raund, për shkak se gara ishte e ngushtë mes partive politike në shumë prej komunave dhe kështu pati një raund të dytë të zgjedhjeve me 14 nëntor.

Në balotazh shkuan 21 komuna në nivel vendi, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo, vëmendje në balotazhin e 14 nëntorit mori humbja e bastioneve të partive politike.

Në lidhje me këtë temë ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Në një prononcim për “Bota sot”, ai u shpreh se këto rezultata treguan që qytetarët kanë filluar të analizojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre në bazë të programeve politike.

Ai shton se me zgjedhje u dënuan partitë politike që dolën nga zgjedhet qendrore fituese.

“Shikuar në bazë të raundit të parë dhe të dytë të votimit për pushtet lokal del se me votat e dhëna bënë një ndryshim i dukshëm në shprehjen e vullnetit. Votuesit dënuan grupet e interesit, individët dhe klikat në pushtet qendror dhe lokal. Rezultatet treguan se qytetarët kanë filluar të analizojnë dhe të shprehin vullnetin për vlerat e programit politik - zgjedhor dhe për kandidatë që nuk veprojnë nën ndikimin e politikës së partisë. Nëpër komuna u votuan kandidatët që dhanë zgjidhje kreative për çështjet aktuale të komunës. Vlerat e kandidatëve ishin baza e dhënies së votës. Me zgjedhje u dënuan partitë politike që dolën nga zgjedhet qendrore fituese. Kandidatët u votuan jo në bazë të partisë dhe udhëheqjes qendrore”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që partitë nuk janë marrë me seriozitet dhe për këtë arsye kanë pësuar humbje partitë politike.

Image
Muhamet Kelmendi

Vota u dha për kandidatin që dha zgjidhje. Duket se janë disa faktorë që përcaktuan rezultatet përfundimtare te zgjedhjeve per pushtet lokal. Vota u dha konkretisht për dy çështje. Së pari për kandidatin dhe vlerat e tij , si dhe së dyti, për programin politik. Kështu u dënua kryesisht VV. Ajo humbi mbi 50% të votuesve. Programet konkrete politike të partive nuk u mbështeten. VV ka patur humbje të mëdha të elektoratit nga zgjedhjet qendrore. U humb Prishtina Mitrovica dhe Prizereni, si modele të VV-së. Ndërsa, partitë tjera, si PDK, LDK dhe AAK, dolën me rezultate të pritshme. Prishtina u kthye tek LDK , ndërsa Mitrovica e Prizreni tek PDK-ja. U humb nga LDK-a Gjilani dhe Vitia”, thotë profesori.

Nga ana tjetër, Kelmendi thotë se faktet analitike të zgjedhjeve tregojnë se rezultati u var edhe nga lidhjet e kandidatëve dhe të partive politike në mes vete.

Rezultatet e tilla mendohet se janë goditje edhe e pushtetit qendror. U goditën idetë politike, puna dhe aktiviteti në nivel qendror. Mos puna në Kuvend ishte edhe një fakt i dhënies së votës. Mirëpo, kështu u goditën edhe partitë opozitare. Faktet analitike të zgjedhjeve tregojnë se rezultati u varën edhe nga lidhjet e kandidatëve dhe të partive politike në mes vete nëpër komunat e Kosovës. Votat e partive përcaktuan edhe fituesin. Këtu kishte një bllokim ndaj VV-së. Kësaj nuk ia dhanë votën në balotazh votuesit e e opozitës në nivel qendror. Raportet midis VV-së dhe PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, në qendër e dënuan VV-në”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat