A duhet LDK-ja të shkarkojë Lutfi Hazirin nga posti i nënkryetarit?

Politika

A duhet LDK-ja të shkarkojë Lutfi Hazirin nga posti i nënkryetarit?

Nga: A.Z Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:36
Lutfi Haziri

Analisti politik, Faton Mehmeti thotë së LDK duhet ta largojë Lutfi Hazirin nga posti i nënkryetarit, dhe në vend të tij ta emërojë Përparim Ramën, i cili doli fitues në Prishtinë.

“LDK fitoi, të largojë Lutën, të afroj Përparimin! LDK është fituese e zgjedhjeve lokale. Kush e fiton Prishtinën është fitues, për arsye të cilat tani nuk është momenti me i cek. Kjo fitore, duhet të pranohet përulësisht nga LDK, për të bërë reforma. Shembull konkret, largimi i Lutës nga pozita e nënkryetarit dhe zëvendësimin e tij me Përparim Ramën. Logjika është kjo: kush fiton gradohet, kush humb degradohet”, ka shkruar Mehmeti.

Lidhur me këtë, analisti Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se struktura e LDK-së ka legalitet konform akteve ligjore.

Image
Hidajet Ahmeti

Ai thekson se Rama edhe pse fitoi kryeqytetin, prapë fuqia elektorale është relative, anadaj çdo pretendim për të konsideruar fitore të LDK-së në Prishtinë, është e gabuar.

Tutje Ahmeti ka shtuar se balotazhi shpërfaqi pazaret politike për të relativizuar fuqinë e LVV-së në zgjedhjet nacionale.

“Mendoj se LDK-ja ka legjitimuar kryesinë saj dhe këto struktura kanë legalitet konform akteve ligjore të brendshme të saj. Nëse e shikojmë në kontekstin moral, atëherë mund të nxjerrin përfundime të tilla, por nëse zoti Haziri do të dorëhiqej nga kjo pozitë, atëherë vijnë në shprehje njerëzit që kanë fituar fuqi në zgjedhjet lokale. Nëse është fjala për zotin Rama si fitues i kryeqitetit, prapë fuqia elektorale e tij është relative, pasi raundi i parë i zgjedhje verfikoj fuqinë reale te tij, por edhe të LDK-së. Prandaj, çdo pretendim për ta konsideruar një fitore të LDK-së në kryeqytet si fuqi reale të saj është e gabuar, pasi balotazhi shpërfaqë pazaret politike për të relativizuar fuqinë e Lëvizjes Vetëvendosje që morri në zgjedhjet nacionale”, ka deklaruar Hidajet Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat