Në fillim të këtij muaji, Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend, Arben Gashi deklaroi se rrëzimi i Qeverisë Kurti 1 u bë me “porsi” të Richard Grenell-it, ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas një deklarate të dhënë për media, Gashi ka thënë se Grenelli u ka kërkuar rrëzimin e Albin Kurtit për 7 ditë. Më tej, ai ka shtuar se kanë marrë mesazhe për çdo ditë nga Grenelli deri në rrëzimin e Qeverisë Kurti1.
Por, me këto deklarata të Gashit nuk është pajtuar ish kryetari i tij, Isa Mustafa. Ish kreu i LDK-së në një postim në Facebook, ka shkruar se Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK që të rrëzohet Qeveria Kurti 1.
“Richard Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK, sa unë kam qenë Kryetar i saj, që të rrëzohet Qeveria Kurti 1. Nga askush nga SHBA-ja, LDK-ja s’ka marrë porosi të tilla dhe afate”, ka shkruar Mustafa.
Ndërkaq, për këto mesazhe të cilat i ka përmendur Gashi, ka folur edhe personazhi kryesor Richard Grenell. Ai ka kërkuar që të publikohen ato, nëse ekzistojnë.
Në fillim të këtij muaji, Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend, Arben Gashi deklaroi se rrëzimi i Qeverisë Kurti 1 u bë me “porosi” të Richard Grenell-it, ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas një deklarate të dhënë për media, Gashi ka thënë se Grenelli u ka kërkuar rrëzimin e Albin Kurtit për 7 ditë. Më tej, ai ka shtuar se kanë marrë mesazhe për çdo ditë nga Grenelli deri në rrëzimin e Qeverisë Kurti1.
Por, me këto deklarata të Gashit nuk është pajtuar ish kryetari i tij, Isa Mustafa. Ish kreu i LDK-së në një postim në Facebook, ka shkruar se Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK që të rrëzohet Qeveria Kurti 1.
“Richard Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK, sa unë kam qenë Kryetar i saj, që të rrëzohet Qeveria Kurti 1. Nga askush nga SHBA-ja, LDK-ja s’ka marrë porosi të tilla dhe afate”, ka shkruar Mustafa.
Ndërkaq, për këto mesazhe të cilat i ka përmendur Gashi, ka folur edhe personazhi kryesor Richard Grenell. Ai ka kërkuar që të publikohen ato, nëse ekzistojnë.
Riaktualizimin e rrëzimit të Qeverisë Kurti1 e kanë komentuar njohësit e çështjeve politike për gazetën “Bota sot”, ata e drejtojnë gishtin tek ish kreu i LDK-së.
Maraj: Qeverinë e Kosovës e rrëzuan LDK dhe PDK!??
Profesori Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Kurti 1 nuk u rekomandua nga Shtete e Bashkuarat të Amerikës.
“SHBA nuk rekomandon rrëzimin e qeverive në Kosovë. Qeverinë Kurti –I- e rrëzuan LDK e Isa Mustafës dhe PDK për interesa të ulëta karrieriste të individëve në LDK dhe mos marrëveshjeve të Kurtit me Thaçin. Kjo u bë për shkak të shkarkimit të ministrit të Brendshëm Agim Veliu. Shkarkimi i tij u bë jo për ndonjë kauzë me peshë kombëtare, por për kryeneçësi të Albin Kurtit dhe Agim Veliut dhe u shfrytëzua nga PDK-ja”, ka thënë ai.
Më tej, Maraj ka rikujtuar se çfarë kishte ndodhur në atë kohë ndërmjet kryeministrit Kurtit dhe ish presidentit Thaçi.
“Në këtë kohë ish Presidenti Thaçi kërkonte nga Kryeministri Kurti që të shkojnë bashkë për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë. Kryeministri Kurti ishte deklaruar se nuk do të shkojë për një marrëveshje ku ka thika dhe gërshërë mbi hartën e Kosovës”, thotë ai.
Gjithashtu, Maraj ka folur edhe për mesazhet e Grenellit, për të cilat thotë se ato nuk janë dokumente zyrtare.
“Nuk përjashtohet mundësia që edhe Grenelli të ketë pasur interesin e vet që kjo marrëveshje të nënshkruhej. Por, sms-ët nuk janë dokumente zyrtare madje nuk janë fare sjellje diplomatike, andaj nuk kanë qenë të obligueshme. Por pse i ka dërguar sms? Nëse i ka dërguar këto z. Gashi është e çuditshme dhe profesionalisht e potencialisht e gabuar. Kjo ngjarje kështu e përshkruar del sikur diçka intime në mes të Grenellit dhe Gashit. Për çështje të rëndësishme si kjo, duhej të kishte dokument zyrtar të protokolluara nga shteti, i cili duhej të analizohej dhe pastaj të reagohej qoftë me veprim qoftë me përgjigje në kërkesë”, ka vlerësuar ai.
Profesori ka rikujtuar se në kohën e presidentit historik, Ibrahim Rugova janë bërë intriga të tilla në emër të tij.
“Derisa ishte gjallë Presidenti Rugova jo rrallë, intriga të tilla, bëheshin në emër të tij. Por, me pëshpëritje jo të publikuara (ka thënë plaku, ka thënë shalli etj) të cilat nuk ishin pa efekt negativ. Pas vdekjes së Presidentit Rugova këto intriga tentojnë t’i mbulojnë me flamurin amerikan të paarsyeshmit dhe të pafuqishmit në politiken e Kosovës. SHBA-ja qëndron gjithmonë pranë Kosovës me gatishmërinë e tyre (Ju vendosni ne ju ndihmojmë), zyrtarët që nuk shohin përtej interesave të veta janë të papërshtatshëm për marrëdhënie me SHBA-të dhe shtetin tonë. Shtetin tonë e ngritin dhe e mbrojnë ata që arrijnë të dalin nga vetvetja, që e shohin jetën e lumtur në Kosovën stabile dhe të pasur”, ka thënë ai.
Maraj i ka komentuar edhe deklaratat e Mustafës, ku ka thënë se janë goditje për LDK-në dhe se nuk është hera e parë që përdoren kësisoji.
“Deklarimet e Isa Mustafës tani padyshim janë goditje për LDK-në. Kjo tregon se hyrja e këtyre fytyrave në LDK, ishte mision kundër këtij subjekti të organizuar mirë me filozofi politike perëndimore, me bazë demokratike dhe vizion të qartë për Dardaninë. LDK-ja u nda në dy pjesë në kuvendin e parë të udhëhequr nga Fatmir Sejdiu. Edhe atëherë thuhej se SHBA-ja nuk e do Nexhat Dacin, por nuk u deklaruan nëse kërkesën e kishte bërë dikush me sms apo formë tjetër. Që nga kjo kohë LDK-ja u mbyll dhe nuk pranonte prurje të vlerave të reja të domosdoshme për t’u përballuar rrethanave të kohës.
Këso goditjesh Isa Mustafa ka provuar disa herë, me largimin e dhunshëm të Donika Kades nga tubimi i partisë se vet, pastaj edhe me përjashtimin e Vjosa Osmanit nga partia në të cilën ishte rritur, me shantazhe dhe politiken e bërrylave gjatë zgjedhjeve në LDK, me ndryshimin e strukturës së LDK-së, me qëllim të centralizimit të partisë, me largimin e veprimtarëve të devotshëm dhe patriot nga partia. Këtë po e bënte një njeri që në kryesi erdhi nëpërmjet monopateve jo demokratike dhe që nuk kishte qenë kurrë anëtarë i kësaj partie.
Me një biografi politike shumë të komplikuar, duke përdorur politikën e LKJ-së për të qëndruar në pushtet me çdo kusht, herë me përulje dhe servilizëm ndaj eprorit të tij nga i cili kishte frikë dhe herë me krijimin e grupacioneve në kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm të LDK-së, duke përshkruar humbjet e LDK-së, në zgjedhje, si fitore dhe si ngritje. Kështu arritën që LDK-ja të fundoset në 12% të fitores në zgjedhje”, ka shpjeguar ai.
Sipas tij, këto përplasje të Mustafës me Gashin kanë për qëllim dëmtimin e LDK-së.
“Kjo nuk i mjaftoi; ai tani për ndonjë arsye që ai e ka në llogaritë e veta, me shkrime të tilla dhe përplasje me Arben Gashin, pretendon të dëmtojë LDK-ja edhe në këto zgjedhje për të penguar kontrastin e ngritjes së LDK-së, menjëherë pas rënies së tij. Ky veprim është edhe një argument që ardhja e tij në krye të LDK-së ishte jo vetëm dëshirë për pushtet, por mision, për vazhdimësi të politikës së tij të viteve 1980-90. Struktura e LDK-së Isa Mustaes në këto zgjedhje u bë pengesë serioze e fitores së LDK-së në këto zgjedhje”, ka deklaruar Maraj për “Bota sot”.
Mulliqi zbulon prapavijën për rikthimin e Mustafës
Në anën tjetër, analisti politik, Skënder Mulliqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se veprimet e Grenell-it kanë lënë dyshime për orientime pro serbe.
"Veprimet politike të ish emisarit të SHBA-ve, Richard Grenelli kur bëhet fjalë për Kosovën dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, lënë vend për të dyshuar se ai më shumë kishte orientime proserbe politike bashkë me amerikanin tjetër, Bolton. Që të dytë sipas asaj që është përfolur gjatë në opinion ishin pro shkëmbimeve territoriale me Serbinë”, ka thënë ai.
Sipas, Mulliqit shkarkimi i Veliut u përdorë si pretekst nga Mustafa dhe LDK-ja për rrëzimin e Qeverisë Kurti1.
“Grenell diplomacia veproi me ultimatumet ndaj Kosovës, se nëse Qeveria Kurti 1, nuk i tërheqë masën e reciprocitetit, atëherë trupat amerikane do të largohen nga Bondstilli dhe kërcënime të tjera. Në këtë mesele ishte i implikuar edhe djali i ish presidentit amerikan, Trump. Kur bëhet fjalë për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Grenell si duket ishte përcaktuar që për mosdëgjueshmëri, Kurti përmes opozitës dhe aleatit në koalicion LDK-së, ta largojë nga pushteti. Mua më duket së largimin e Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme, LDK-ja e Isa Mustafës e mori si pretekst për të rrëzuar qeverinë Kurti”, ka cekur ai.
Mulliqi mendon se protagonisti kryesor për rrëzimin e Qeverisë Kurti1 ishte Grenelli, sipas tij, Gashi e ka thënë të vërtetën sa i përket kësaj çështje.
“Sigurisht së protagonist numër një i rrëzimit të qeverisë është Grenelli, se ai vazhdimisht edhe në vizitën e tij të fundit private në Kosovë, Kurtin e cilësoi si antiamerikan, e që në fakt shkaku i largimit të qeverisë ishte se Grenell, dëshironte ti bënte argatin Vuçiqit për shkëmbime territoriale, që do të ishin katastrofale për Kosovën. Se cili e foli të vërtetën në deklarime, Arben Gashi apo Mustafa, unë mendojë së Gashi e ka thënë të vërtetën, kurse Mustafa ka gënjyer, si shpeshherë deri më sot. Nuk ka mundësi me u eliminuar fakti se Grenelli nuk pati gisht në rrëzmin e qeverisë, edhe për faktin se për shumë kënd ishte përgatitur në Uashington firmosja e marrëveshjes për shkëmbime, të cilën Kurti me mjeshtri e eskivoi, se sot mund të kishim krejt një situatë tjetër politike dhe statusore në Kosovë”, ka vlerësuar ai.
Më tej, Mulliqi shprehet se Grenell as nuk e ka pohuar as mohuar mesazhet e dërguara për rrëzimin e Qeverisë Kurti1.
“E argatin më të mirë për ta rrëzuar qeverinë e Kurtit, Grenelli e gjeti te Isa Mustafa. Nuk ka pasur mundësi që midis pandemie të rrëzohet qeveria pa “ultimatumin” të Richard Grenellit. Ultimatumi nënkupton edhe krijim rrethanash për rrëzim të një qeverie legjitime që ishte. Dhe, unë mendoj se Arbeni e ka folur të vërtetën. As Grenell gjatë vizitës së tij që u cilësua si private dhe e cila mori shumë kritika se çka dëshiroi, ai në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk e mohoi dhe as nuk e pranoi se i ka dërguar ultimatum 7 ditësh LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë. Rrëzimin e Kurtit nga pushteti e bënë trojka e famshme Grenell, Mustafa dhe Thaçi, i cili ishte njëri nga ata që e përmbajti idenë për shkëmbime territoriale”, ka thënë ai.
Në fund, Mulliqi e ka përmendur edhe atë se çfarë kishe ndodhur pas rrëzimit të Kurti dhe ka paralajmëruar rikthimin e Mustafës në krye të LDK-së.
“Të theksojmë me këtë rast se Qeveria e Kurtit u zëvendësua me një qeveri ilegjitime të Avdullah Hotit, jashtë praktikave të deritashme politike, e cila qeveri u bë po ashtu me planin e kësaj treshe. Qeveria e Hotit, ra duke lënë të firmosur Marrëveshjen e Uashingtonit, e cila më shumë shkon në favor të Serbisë, dhe
faktorizimit të saj në rajon, si fuqi ekonomike, se sa në favor të Kosovës. Mustafa si politikan i gjeneratës së vjetër dhe si komunist i rryer që është, mundohet që çdo faj të vetë në zhvillimet brenda LDK-së, t`ia hedhë të tjerëve edhe pse më nuk është aty.
Shumë i ka bërë sherr subjektit politikë të Dr. Ibrahim Rugovës dhe po ashtu, shumë sherre i bëri edhe Kosovës me marrëveshjet e nënshkruara në dëm të saj. Prapavijë e një deklarimi të tillë të Mustafës, mund të lidhet edhe me ndonjë plan të tij, që nuk është çudi, për tu rikthyer në postin e kryetarit. Zaten në mënyrë dinake edhe kishte ardhur në krye të LDK-së, duke i bërë hile prej komunisti të regjur, Fatmir Sejdiut”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.