Këtë të diele u mbajtën zgjedhjet komunale për raundin e dytë të zgjedhjeve. Këto zgjedhje për disa parti ishin të suksesshme, e për disa më pak të suksesshme, derisa rezultati tregon qartë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është ajo e cila ka fituar 8 komuna, ndër to komunën më të rëndësishme, Prishtinën.
Me Prishtinën do të udhëheq Përparim Rama. Por, komuna ka shumë punë dhe sfida të ndryshme.
Analistët vlerësojnë se, sfida kryesore e Ramës, janë ndërtimet pa leje.
Këtë të diele u mbajtën zgjedhjet komunale për raundin e dytë të zgjedhjeve. Këto zgjedhje për disa parti ishin të suksesshme, e për disa më pak të suksesshme, derisa rezultati tregon qartë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është ajo e cila ka fituar 8 komuna, ndër to komunën më të rëndësishme, Prishtinën.
Me Prishtinën do të udhëheq Përparim Rama. Por, komuna ka shumë punë dhe sfida të ndryshme.
Analistët vlerësojnë se, sfida kryesore e Ramës, janë ndërtimet pa leje.
Krasniqi: Sfida kryesore – ndërtimet pa leje
Islam Krasniqi
Foto galeri
Analisti Islam Krasniqi në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se Ramën e presin sfida të mëdha, të cilat kanë mbetur nga pushteti në ikje.
Ai për programin e tij thotë se ka projekte milionëshe dhe dyshon se ato projekte do të mbeten vetëm në letër sepse komuna s’ka mjete për realizimin e tyre.
“Kryetarin e ri të Prishtinës e presin sfida shumë të mëdha, të cilat kanë mbetur nga pushteti në ikje, e që kryeqyteti njihet për kaosin e madh, gjithashtu rreth pesëdhjetë mijë ndërtime pa leje, të cilat duhet të shqyrtohen dhe legalizohen e që do të jetë një sfidë shumë e madhe. Premtimet dhe programi i tij zgjedhor me të cilin ka fituar zgjedhjet z. Rama është sfida e madhe dhe e pakalueshme sepse janë projekte milionëshe dhe kam dyshimet se ato projekte do të mbeten vetëm në letër sepse komuna s’ka mjete për realizimin e tyre”, ka thënë ai.
Si sfidë tjetër, analisti Krasniqi e sheh edhe infrastrukturën në të cilën është punuar pa ndonjë plan të mirë.
Në fund ai shton se, ai e ka të vështirë të sfidohen grupet e mafias së ndërtimit sepse një pjesë e projekteve të tyre janë në përfundim, e disa tjera janë duke u punuar.
“Sfidë do të jetë edhe infrastruktura në të cilën është punuar pa ndonjë plan të mirë, numri i madh i të papunëve. Është shumë e vështirë të sfidohen grupet e mafias së ndërtimit sepse një pjesë e projekteve të tyre janë në përfundim, një pjesë duke u punuar edhe të them të drejtën edhe një pjesë mund të jenë edhe vetë anëtar apo zyrtar të partisë së tij, nëse bazohemi në pretendimet e aktgjykimit e Gjykatës Themelore në Prishtinë ku u dënuan disa zyrtarë të kësaj partie. Andaj kjo do të jetë sfida kryesore e që ndoshta edhe kryetari i ri do të pajtohet sepse ndoshta ai do t'i pranojë këshillat e tyre, deshti apo jo!”, përfundon analisti Islam Krasniqi.
Mehmeti: Vështirë të rikthehet kryeqytetit nga oligarkët, mafia e ndërtimit pasi aty ka njerëz edhe nga partia e tij
Faton Mehmeti
Foto galeri
Edhe analisti Faton Mehmeti ka listuar tre sfida të cilat e presin kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, e që sipas tij janë, ndërtimet pa leje, infrastruktura modern dhe rregullimi i parkingjeve, për të cilat mendon se do të has në vështirësi.
“Janë tre sfidat kryesore të Përparim Ramës në Prishtinë: e para ka të bëj me ndërtimet pa leje, rrënimi tyre në mënyrë që Prishtina të marr frymë lirshëm. E dyta ka të bëj me infrastrukturën moderne dhe e treta rregullimin e parkingjeve, në mënyrë që Prishtina të mos jetë siç është tani-katrahurë. Megjithatë duket i vështirë rikthimi i kryeqytetit në normalitet nga oligarkët, mafia e ndërtimit pasi aty ka njerëz edhe nga partia e tij. Personalisht nuk pres shumë nga z.Rama”, deklaron Faton Mehmeti për “Bota sot”.