Vuçiqit i “zbulohet” plani që po përgatitë kundër Kosovës

Politika

Vuçiqit i “zbulohet” plani që po përgatitë kundër Kosovës

Nga: M.H. Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:55
Aleksandër Vuçiq

Kryeministrit Kurti është shprehur se mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë brenda mandatit të tij.

Ai tha që normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë është i tillë që varet shumë më tepër nga gatishmëria e Serbisë për të ndryshuar qasjen dhe veten e saj.

Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia”, është shprehur kryeministri Kurti.

Menjëherë pas kësaj deklarate reagimet qenë të mëdha, e në lidhje me këtë deklaratë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai u shpreh që kryeministri Kurti ka të drejtë të deklaroj kështu mirëpo Serbia është ajo e cila po vonon një marrëveshje finale dhe derisa në pushtet është Vuçiq do të vazhdoj të ketë vonesa.

Image
Faton Mehmeti

I takon kryeministrit Kurti të thotë një gjë të tillë pavarësisht se një gjë e tillë vështirë të arrihet, besoj këtë gjë e ka parasysh z.Kurti. Marrëveshja do ishte arritur qysh moti nëse do varet nga Kosova, është Serbia ajo që gjithnjë bën një hapë para e tre pas. Me Vuçiqin në pushtet, jam shumë skeptik se do të arrihet një marrëveshje me Serbinë”, u shpreh analisti.

Ai thotë se Vuçiq me qëllim po shmangë arritjen e një marrëveshje finale dhe sipas tij ky proces do të zvarritet edhe për shumë takime.

Vuçiqi po shmangë me qëllim arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Kosovën, e di se kjo nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia për të cilën ai nuk ka guxim ta bëjë. Procesi do të zvarritet, do ketë takime, marrëveshje që pjesërisht do zbatohen, mirëpo e shoh të largët arritjen e një marrëveshje përfundimtare me njohjen brenda saj”, përfundoi Faton Mehmeti për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat