Pas dështimit për disa javë për t’u mbledhur Kuvendi i Kosovës, ai i filloi punimet të enjten. Ndërprerja e punimeve ndodhi pasi kryesia e Kuvendit nuk arrinte të mbante mbledhje në mungesë kuorumi.
Në këtë seancë ishte paraparë që të diskutohen 36 pika. Një gjë e tillë nuk u arrit, pasi që në Kuvend pati përplasje të shumta ndërmjet opozitës dhe pozitës.
Përplasjet për Amerikën
Raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuar të Amerikës ishte pika kyçe e përplasjes në Kuvend.
Opozita e përdorën rezultatin e zgjedhjeve lokalet të mbajtura në Kosovë kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar nga Kurti që të bëjë leximin e duhur të mesazhit të qytetarëve të dhënë në zgjedhjet lokale.
“Unë dua të ftoj kryeministrin që të bëjë leximin e duhur të mesazhit të qytetarëve. Andaj i nderuar kryeministër dhe ju pjesëtarë të mazhorancës, qytetarët në nivelin lokal kanë bërë zgjedhjet e tyre të
ndryshme”, ka thënë ai.
Ndërsa, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ia ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Kurtit në fushata m zi”, por sipas saj qytetarët në zgjedhje e kanë kuptuar se kryeministri i ka vendosur interesat personale mbi interesat e qytetarëve.
“Qytetarët ju ndëshkuan në shumicën e komunave, madje edhe në ato ku keni qeverisur deri tani duke kthyer në masë të madhe votën te LDK-ja”. “Por nuk ju kreu punë as ajo paraqitje, sepse qytetarët tashmë janë të bindur se ju i keni vendosur interesat personale mbi interesat e tyre”, ka deklaruar Krasniqi.
Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i rikujtoi kryeministrit Kurti se ka mbetur me vetëm katër komuna.
“Se di a e ke kuptu se na pate lodh 14 shkurti, 14 shkurti. Ka ardh 14 nëntori. A e din me sa komuna me mbet kryeministër. A e din kryeministër se ke mbetur me 4 komuna që i përfshinë komplet 220 mijë qytetarë. Domethënë PDK-ja i qeverisë 9 komuna që i përfshinë diku 620 mijë qytetarë. Qe ku je mbet kryeministër, apo e sheh”, ka thënë Tahiri se seancë.
Krasniqi: Fuqia në ekzekutive është e njëjtë
Islam Krasniqi
Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, nuk pajtohet me qëndrimet e opozitës.
“Nuk qëndron ajo së çfarë citon opozita sepse VV-ja ka dështuar në zgjedhjet lokale, sepse fuqia nuk i mungon në Kuvend duke i ditur numëruat që i ka”, ka vlerësuar Krasniqi.
Ai mendon se VV-ja ka dështuar me përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të komunave, por kjo nuk do të thotë se opozita është fuqizuar.
“Opozita mund të mendojë së është fuqizuar, por e kanë gabim pasi që VV-ja ka dështuar me përzgjedhjet e kandidatëve ku kandidati për komunën e Mitrovicës i ka dëmtuar edhe në Komunat tjera, por fuqia në ekzekutive është e njëjtë, i ka numëruat e mjaftueshëm për të qëndruar stabil”, ka thënë ai.
Më tej, Krasniqi ka cekur se VV-ja ka më shumë numra në Kuvend se sa e gjithë opozita.
“Opozita nuk e di ku bazohet se është fuqizuar, kur nuk merret veshë që është në Kuvend duke i ditur numëruat që kanë pasi që VV-ja ka numër më shumë e vetme, së sa të gjithë bashkë!”, ka theksuar Krasniqi.
Qarri paralajmëron rrëzimin e Qeverisë nga opozita
Gani Qarri
Ndërkaq, analisti politik, Gani Qarri, në një bashkëbisedim për ”Bota sot”, është shprehur se opozita është frymëzuar nga rezultati i zgjedhjeve lokale.
“Ndaj e frymëzuar nga rezultati i zgjedhjeve komunale, opozita gjatë gjithë seancës në Kuvendin e Kosovës, në vijimësi ka potencuar me arsye, se VV-ja, vërtetë ka humbur fuqinë elektorale, e cila flet se pas reformimeve qoftë edhe të pjesshme të dy partive kryesore opozitare dhe ndarja e tyre, nga kuadri i vjetër i inkriminuar, për kohë shumë të shkurtër ka nisë jo vetëm të këndellet e mëkëmbet, por edhe të fuqizohet”, ka thënë ai.
Më tej, Qarri ka një paralajmërim për Qeverinë Kurti se nëse ajo vazhdon të veprojë me hapa të ngadalshëm, kjo mund t’i hakmerret.
“Ndaj nëse vijon ky hap i ngadalshëm i veprimeve pothuajse të padukshme të pozitës dhe Qeverisë Kurti-2, aksionet e iniciuara të opozitës, jo vetëm që do të ndikojnë në mbarëvajtjen e institucioneve dhe implementimit të reformave, sidomos në administratë, në prokurori e gjyqësi, por edhe do ta pengojnë me çdo kusht e mundësi, punën normale të vet Qeverisë, me shpresën për ta rrëzuar Kurtin dhe rikthyer në pushtet, para përfundimit të mandatit të plotë të Qeverisë Kurti”, ka përfunduar Qarri për “Bota sot”.