I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ka thënë se pret që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet gjatë këtij mandati qeverisës.
“Ishte kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi sot për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit”, deklaroi Giacobbe.
Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë së fundi, ka paralajmëruar se marrëveshja finale me Serbinë mund të arrihet gjatë mandatit të tij si kryeministër.
“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia”, tha kryeministri Kurti.
E Senati Amerikan e ka konfirmuar Jeffrey Hovenier ambasadori të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,

E Senati Amerikan e ka konfirmuar Jeffrey Hovenier ambasadori të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, i cili ka një lidhje të vjetër me shtetin tonë, pasi ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
E lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe pritjet nga ambasadori i ri amerikan, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi.
Enver Bytyçi
“Dje Senati Amerikan ka miratuar kandidaturën e diplomatit Jeffrey M. Hovenier si ambasador në Kosovë. Ai është një diplomat karriere dhe që i njeh mirë e shumë mirë zhvillimet në Ballkan. Prandaj unë e shoh si shenjë shumë pozitive emërimin e tij nga Presidenti Biden në Kosovë. Por në mungesë të tij rolin e shefit të misionit po e luan i ngarkuari me Punë, Nicholas Giacobbe. Shpesh herë ka ndodhur që të ngarkuarit me punë në një vend të jenë më tepër aktivë sesa ambasadorët. Mesa duket dhe Giacobbe dëshiron të lërë gjurmë në veprimtarinë e vet diplomatike. I ngarkuari amerikan në Kosovë në takimin me zotin Kurti kërkoi që bisedimet me Serbinë të mbyllen në mandatin e kësaj qeverie. Ndërsa kryeministri Kurti tha se kjo kërkesë është e arsyeshme, sepse marrëveshja me Serbinë duhet mbyllur jo vetëm brenda mandatit të tij, por edhe brenda mandatit të Presidentit Biden dhe të Borrell”, thotë Bytyçi.
Sipas tij, kjo do të thotë se Kurti ka shumë shpresa tek këta dy personalitete ndërkombëtare të angazhuar tashmë në zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.
“Por ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, duke pa sa pesimist dhe bën vërejtje për qeverinë Kurti kur thotë se konflikti zgjidhet duke u angazhuar në bisedime dhe jo duke i refuzuar ato. Ai tërheq vëmendjen se nuk mundet që njëra palë t'i imponojë axhendën palës tjetër, duke aluduar për këtë në palën e Kosovës. Kjo vërejtje e ambasadorit gjerman duket se shkon në drejtimin pesimist të zhvillimeve dhe është një pakënaqësi e tij për qëndrimin e zotit Kurti. Nëse ky pohim i tij lidhet me ndonjë aspekt të angazhimeve strategjike të qeverisë së Kosovës, apo shpreh vërtet një realitet konkret, kjo do të shihet në vazhdimësi”, shprehet profesor Bytyçi për gazetën “Bota sot”.
Arritja e marrëveshjes përmes bashkëpunimit euro-amerikan
Më tej, ai thotë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë arrihet vetëm nga bashkëpunimi euro-amerikan, sidomos ai amerikano-gjerman.
“Por edhe Delawie, ish-ambasador i SHBA-ve në Kosovë u shpreh për këtë temë. Ai fajëson Serbinë për atë që ai e quan si problem larg zgjidhjes. Ai shkruan se Serbia jo vetëm nuk e njeh Kosovën, por pak javë më parë vendosi ushtarët në zonën kufitare si kërcënim. Ndoshta dhe ambasadori Rohde do të duhej t'i përmbahej faktit që Serbia është kërcënim për paqen e stabilitetin dhe ta konsideronte së paku po aq fajtore sa Kosovën edhe palën serbe. Por nuk ndodhi kjo. Nuk e di pse është ky qëndrim i tij! Gjithsesi unë besoj se zgjidhja e konfliktit midis Kosovës e Serbisë dhe arritja e një marrëveshjeje midis të dy palëve, me të cilën të dyja shtetet do ta njihnin njëri-tjetrin, varet më së shumti nga bashkëpunimi euro-amerikan dhe para së gjithash amerikano-gjerman”, thekson Bytyçi, i cili shton se kjo marrëveshje mund të arrihet brenda dy viteve të ardhshme.
“Nëse Berlini dhe Uashingtoni do të qasen me të njëjtën strategji dhe do të kenë të njëjtin vullnet për zgjidhje, ajo arrihet në disa muaj ose më së shumti në dy vitet e ardhshme. As Kosova, as Serbia nuk munden të refuzojnë një ofertë të përbashkët amerikano-gjermane. Por deklarimet e mësipërme më lënë të kuptoj se këto dy vende kanë diferenca në qëndrimet e tyre. Se ku qëndrojnë këto diferenca është herët të thuhet. Ndoshta kanë të bëjnë me çështjen e Asociacionit. Nga ajo që thuhet lihet të kuptohet se Berlini është për ta diskutuar këtë temë në bisedimet e palëve. Nuk e dimë se cili është opsioni I zgjidhjes. Por kërkesa është e qartë: Bisedoni”, thotë Bytyçi.
“Për amerikanët, së paku analistët zyrtarë të tij, Asociacioni është një kancer në trupin e shtetësisë së Kosovës. Megjithatë edhe në Uashington, kam përshtypjen se mendojnë se duhet folur për këtë. Gjykoj se pikërisht në këtë çështje ka opsione dhe mendime të ndryshme, në mos të kundërta. Ndërhyrjet amerikane na dëshmojnë se konfliktet e hapura në Ballkan do të përfundojnë në pak vite. Diplomacia amerikane, nga një diplomaci inerte, po shndërrohet në një diplomaci aktive dhe imponuese”, shpjegon Bytyçi.
Për fund, Bytyçi deklaron se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën.
“Prandaj dhe pres që marrëveshja midis të dy vendeve të realizohet në pak vite. Por do të ketë një pengesë serioze. Ajo lidhet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ai nuk është as sot e nuk do të jetë as nesër i interesuar për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën. Zgjidhja e këtij konflikti shënon fundin e tij në pushtet. Vuçiq e di këtë aksiomë. Prandaj insiston dhe do të insistojë që ta zvarrisë pa limit nënshkrimin e një marrëveshjeje me njohje me Kosovën!”, përfundon për gazetën “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.