Agjencia Kosovare për Inteligjencë së fundi është ‘goditur’ nga disa skandale duke i përfshirë zyrtarët brenda kësaj agjencie. Ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme me kërkesë të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka shpall persona “non grata” dy zyrtarë të Rusisë, që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.
Ky u vlerësua, si një hap kundër ndikimit rus në Kosovë, dhe njëkohësisht konsolidimit të agjencisë që merret me çështje sigurie të vendit tonë.
Kjo agjenci është prekur po ashtu edhe nga një tjetër skandal. Para pak ditësh është arrestuar një ish-punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), nën dyshimin se ka zbuluar informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës.
Kështu, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se M.K dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Agjencia Kosovare për Inteligjencë së fundi është ‘goditur’ nga disa skandale duke i përfshirë zyrtarët brenda kësaj agjencie. Ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme me kërkesë të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka shpall persona “non grata” dy zyrtarë të Rusisë, që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.
Ky u vlerësua, si një hap kundër ndikimit rus në Kosovë, dhe njëkohësisht konsolidimit të agjencisë që merret me çështje sigurie të vendit tonë.
Kjo agjenci është prekur po ashtu edhe nga një tjetër skandal. Para pak ditësh është arrestuar një ish-punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), nën dyshimin se ka zbuluar informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës.
Kështu, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se M.K dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Duke marrë parasysh këto skandale të kohëve të fundit, gazeta ka kontaktuar deputetët që janë pjesë e Komisionit për AKI-në, se a duhet të spastrohet kjo agjenci nga elemente të UDB-së, mirëpo asnjë nga ta nuk ka dhënë ndonjë koment.
Zeqiraj: Këto janë disa nga mosveprimet më skandaloze të AKI-së
Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj, në një prononcim për ‘Bota sot’ thotë se AKI-ja është një institucion i një rëndësie të veçantë, i specializuar për zbulime të veprimtarive armiqësore, qofshin ato të brendshme apo të jashtme. Misioni i AKI-së është profilaktik, parandalues i kriminalitetit kundërshtetëror. Së bashku me policinë dhe ushtrinë, përbëjnë trinomin mbrojtës të shtetit, atdheut.
“Pa hyrë në të bëmat numerike të AKI-së, po përmendim vetëm disa nga mosveprimet më skandaloze: Vjedhja, grabitja, më saktë, marrja e
ngeshme, e organizuar nga zyrtarët, të arit dhe të dosjeve në Policinë e Pejës; tërheqja e dëshmive nga dhoma e Ministrisë së Brendshme në Prishtinë; vjedhja zyrtare të 2 (dy milionë) eurove, në rrugë bankare. Për të gjitha këto skandale, AKI, nuk e ka bërë "as lavrën e minit", për të hetuar dhe zbuluar, që, natyrshëm, është në domenin e saj. Dorëzimi i arsimtarëve të Liceut turk, të akuzuar si gylenistë, tek diktatori anakronik Erdogan, si shkelje të drejtave më elementare të njeriut, me pasoja të paparashikueshme; bota, Kosova, shqiptarët e kudondodhur, flisnin për pazaret e pista të Hashim Thaçit, me partizanët e tij, deri në pagesën e lobimit, për ndarjen e Kosovës. Dhe, AKI, "bënte sehir", heshtte, pra, aprovonte tjetërsimin e territorit tokësor, në vend që ta alarmonte opinionin, për tradhtinë e pritur të presidentit të vendit, mjerisht”, thotë Zeqiraj.
Ai tutje ka përmendur edhe rastin e ‘Syrit të Popullit’, dhe qëllimet kriminale të AKI-së, duke përfshirë këtu Hashim Thaҫin, Kadri Veselin, drejtorin e AKI-së, Dritan Gashin dhe të Prokurorin Sylë Hoxha, në përgatitjen e dëshmitarëve të rrejshëm, me identitet të rremë, për të dëshmuar rrejshëm, kundër Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.
“Krijimi i organizatës "Syri i popullit", nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, për qëllime të ulëta e kriminale, është rast "sui generis", që meriton vëmendjen e drejtësisë, për ndëshkim penal dhe moral - njëherësh. Është metodë e OZNA-s dhe e UDB-së, e praktikuar për ndëshkimin, kryesisht, të atdhetarëve shqiptarë si dhe Sigurimit të Enver Hoxhës, me elemente të bollshme të fashizmit. Huazimi i këtyre metodave morbide, si dhe mosdistancimi i PAN-it, nga ish-krerët hiçër të shtetit, është turpërim me fund, i këtyre subjekteve dhe i votuesve të tyre. Angazhimi i drejtpërdrejtë, natyrisht, me urdhër të presidentit dhe të kryeparlamentarit, përkatësisht të Thaçit dhe Veslit, i drejtorit të AKI, Dritan Gashit dhe të Prokurorit Sylë Hoxha, në përgatitjen e dëshmitarëve të rrejshëm, me identitet të rremë, për të dëshmuar rrejshëm, kundër Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, është krim, që do t`ia kishte zili Inkuzicioni dhe fashizmi! Krimi shkon tej goditjes të dy rivalëve politikë, sepse qëllimi ishte tek nxjerrja jashtë ligjit, e një subjekti të tërë politik, siç është Lëvizja Vetëvendosje, më e votuara në Kosovë”, thekson Zeqiraj.
Spastrimi i domosdoshëm
Ai thotë tutje se, ‘AKI-ja ka mbushur kupën. Spastrimi i saj është i domosdoshëm, madje, radikal, sepse kontaminimi, deri në toksifikim, tashmë, është dëshmuar. Denoncimi për rrjedhjen e informacioneve, është faktik. Elementët e UDB-së, mjeshtër në përshtatje, u infiltruan
në organet vitale të shtetit. Mjaftoi besnikëria ndaj SHIK-ut të djeshëm, për t`u bartur në AKI-në e sotme, për të shërbyer atje, ku kanë "kullotur" edhe etërit e tyre’.
“Kontrabanda shërben edhe si ndërmjetësi e dhënies të Informacionit. Populli dhe jo AKI-ja, ka denoncuar kamionët me mallra kontrabandë, të
ardhur nga Veriu i Mitrovicës dhe të shkarkuar në fshatrat e Dukagjinit. Është saktësuar se pronarët e mallrave, jetojnë lluksin e shfrenuar, privat e zyrtar, në vilat e tyre në Prishtinë. Por, argatët e tyre punojnë natën, ndërsa ditën zyrtarët inkasojnë kontrabandën, kryesisht, "të fortët dhe komandantët!" Atëherë, shtrohet pyetja: Çfarë hetoi e zbuloi AKI-ja?! Dhe, përgjigja është e gatshme: Asgjë! Sepse SHIK-u jo vetëm ka tenderuar, privatizuar, grabitur pronat shtetërore, ka vjelur haraç masiv, por, edhe ka vrarë! Dhe, kurrë nuk është hetuar, nuk është zbuluar, nuk është gjykuar, nuk është dënuar. Prandaj, pjella e SHIK-ut, e emërtuar me - Agjencia e Kosovës e Informimit -, po livadhisë njësoj si e ëma - SHIK! Dikur me plumba, tani, me dosje të sajuara, gjithnjë, kundër kundërshtarëve politikë, për ta mbajtur pushtetin me dhunë”, thekson ai.
Publicisti Zeqiraj thotë tutje se, AKI-ja aktuale, duhet pezulluar dhe filtëruar, për ta bërë spastrimin e nevojshëm. Dhe, kjo duhet bërë menjëherë, sepse shkeljet ligjore, fajësia e dëshmuar, meriton përkujdesjen maksimale të organeve kompetente shtetërore, për një Institucion të rëndësisë vitale, jetësore, siç është AKI-ja.
“AKI-ja duhet të udhëhiqet nga një drejtor dhe ekip të përkushtuar, nga njerëz idealistë, kombëtarë, me traditë familjare atdhetare, të cilët e duan Kosovën, jo për ta sunduar, por, për ta mbrojtur, prosperuar, përparuar dhe për ta begatuar, për ta gëzuar brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Punonjësit e AKI-së, duhet të jenë njerëz me dinjitet dhe integritet njerëzor e moral. Këmbana bie për ata, që kanë veshë, për ta dëgjuar”, vlerëson Zeqiraj për ‘Bota sot’.
Maxharraj: Në AKI ishin infiltruar edhe mbeturina të UDB-ës shërbimit famëkeq jugosllav, personat e SHIK-ut ilegal që vepronte në Kosovë
Po ashtu, edhe profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj thotë se urgjentisht duhet të bëhet riorganizimi rrënjësor i AKI-së. Sipas tij, në çdo shtet të botës shërbimet inteligjente janë bazamenti i sigurisë së shtetit, sepse ky shërbim monitoron në çdo moment dhe kohë, përcjell gjendjen e sigurisë në vend dhe siç thuhet ”nuk lejon pa i vërejtur edhe zogjtë në fluturim e sipër”.
“Në Kosovën e pasluftës këtu vepruan ilegalisht shërbime të shumta të shteteve të ndryshme, ato tërësisht nuk u zhdukën përderisa edhe në
Kosovë u formua AKI-a si shërbim informativë shtetëror. Kam përshtypjen se në këtë shërbim punojnë njerëz të aftë, të ndershëm, njerëz që ia donë të mirën këtij populli. Por, jo të gjithë janë të tillë sepse në këtë shërbim vital të shtetit janë infiltruar elemente të ndryshme të strukturave të ndryshme. Sidomos nuk kanë qenë në nivel të detyrës me kryesorë udhëheqësit e AKI-së, sepse shumica prej tyre erdhën si produkt i liderëve politikë të krerëve të shtetit. Por në AKI ishin infiltruar edhe mbeturina të UDB-ës shërbimit famëkeq jugosllav, personat e SHIK-ut ilegal që vepronte në Kosovë”, vlerëson Maxharraj.
Ai thotë se, shumë para theelimit të AKI-së në Kosovë ilegalisht veprojë si gjatë luftës por edhe pas luftës UDB por edhe SHIK-u, një shërbim fantom privat i krijuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, i cili është në shërbim dhe si organ ekzekutiv i PDK-së.
“SHIK-u gjatë gjithë kohës është shtrirë në çdo cep të Kosovës, në çdo skutë të saj, në çdo institucion në çdo biznes, jo për të kryer punë për shtetin dhe sigurinë e tij, por për të kryer punë për interesat e PDK-së dhe liderëve të tyre. Prandaj, ky shërbim edhe sot e kësaj dite akuzohet bile edhe publikisht se ka dorë në shumë vrasje politike të para dhe pasluftës për shkaqe rivaliteti midis partive te ndryshme. Në shënjestër ishin aktivistët e LDK-së të presidentit Ibrahim Rugova, por zbulimi i këtyre vrasjeve për 20 vjet ishte bllokuar nga vetë këta liderë, por po shpresohet se Gjykata Speciale ka nisë të merret me to, çfarë e vërteta vonon por do të dalë kurdo në shesh”, thotë Maxharraj për ‘Bota sot’.
Ai thotë tutje se AKI-a kohë pas kohe filloi të keqpërdoret nga vetë liderët e shtetit për nevojat e tyre të rivalitetit ndërpartiak. AKI në vend se të ishte kryekëput në shërbim të shtetit ajo iu nënshtrua liderëve të pandërgjegjshëm në realizimin e kërkesave të tyre personale. Kështu që, ky shërbim filloj të karakterizohet me afera dhe skandale të ndryshme, sepse informacionet me sekret shtetërore filluan te dalin jashtë të cilat arrijnë edhe deri te armiqtë e shtetit tonë të cilat edhe mund të vënin në rrezik vetë shtetin dhe sigurinë e tij.
“Bie fjala si është e mundur kur Presidenti i Serbisë e dinte saktës ishte se çka dhe kur do të ndodhë diçka në Kosovë. Por, këtë më së miri e tregon rasti kur murgj nga Serbia erdhën në Prishtinë, hyjnë pa u penguar në Katedralen e papërfunduar në oborrin e Universitetit dhe filluan liturgjinë e tyre. Pati protesta nga qytetarët, kurse si për çudi AKI-ja nuk kishte informacion se ata kanë hyrë në Kosovë dhe po e kryen “punën e tyre”. Por, edhe në aferën me shtetasit turq me qëndrim në Kosovë të cilët në pikë të ditës u grabitën, u kidnapuan, anipse shumica prej tyre i kishin lejet e rregullta të qëndrimit dhe me dhunë u depërtuan për në Turqi, për çka është e pabesueshme që në këtë të mos ketë dorë edhe vetë presidenti Hashim Thaçi”, vlerëson ai.
Kryeskandali
Ndërkaq, ai thotë se skandali më i madh i AKI-së plasi këto ditë në bashkëpunim prokurori i shtetit Sylë Hoxha me shefin e AKI-së Driton Gashin, të cilët me urdhrin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit kishin trajnuar dhe detyruar dy agjentq me identitet të ndryshuar që të dëshmojnë rrejshëm në Gjykimin e grupit “Syri i popullit”.
“Ishte kjo një organizatë fantome, inekzistente e formuar dhe trilluar nga vetë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe shefi i SHIK-ut dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Kjo organizatë inekzistente, por e montuar më mjeshtri nga këta dy liderë shtetërorë kishin për qëllim njollosjen e LVV-së si parti terroriste dhe liderin e saj, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën së bashku edhe me Sadri Ramabajën një intelektual i shquar i jetës shkencore dhe akademike, për t’i demaskuar bile edhe deri te likuidimi i tyre fizik. Në gjyqin e djallit të “Syrit të Popullit” u sollën dy agjentë të AKI-së që të dëshmojnë rrejshëm se gjoja prapa kësaj organizate “Syri i Popullit” qëndrojnë Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Sadri Ramabaja.
Që do të thotë se vetë presidenti Thaçi dhe Kadri Veseli dëshmuan rrejshëm në gjykatë duke i akuzuar të apostrofuarit, çfarë shkelën mbi ligjet e Kosovës duke e trilluar këtë organizatë qëllimi i së cilës ishte të vriste personat me peshë të madhe politike dhe shtetërore për çka edhe ishte përpiluar lista. Fillimisht u inskenua vrasja e politikanit Azem Vllasi nga Shefqet Jashari me mungesë mentaliteti. Gjykimi i inskenuar rrejshëm pa fakte e argument, por i trilluar nga vetë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli bëri që të burgosen disa njerëz, ndër ta edhe intelektuali, veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare Sadri Ramabaja, i cili për këto intriga të Thaçit dhe Veselit gjykata e dënoi me burg, ku i mbajti rreth tri vite”, thotë profesor Maxharraj për ‘Bota sot’.