Kelmendi e komenton kërkesën e SHBA-ve për Kushtetuesen

Politika

Kelmendi e komenton kërkesën e SHBA-ve për Kushtetuesen

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 14:47
Gresa Caka – Nimani, Bruce C. Swartz

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka – Nimani, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite, kryetarja e Kushtetues ka zhvilluar takim me zëvendësndihmës  Prokurorin e Përgjithshëm të ShBA-ve dhe Këshilltarin për çështje ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Bruce C. Swartz.

Për këtë takim ka njoftuar edhe Ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Nga kjo ambasadë kanë kërkuar që të zbatohen gjitha vendimet të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

“Institucionet e pavarura të drejtësisë së Kosovës janë kritike për demokracinë e saj. Është koha të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të plotësojë vendet e lira në gjykatë”, thuhet në kërkesën e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Lidhur me këtë kërkesë të SHBA-ve, njohësi i çështjeve juridike, profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” i ka thënë të drejtë  kësaj të fundit.

“Ambasada e SHBA-ve ka të drejtë. Është  gjë shumë e qartë dhe juridikisht e obligueshme që të gjitha vendimet e gjykatave, pavarësisht natyrës dhe fushën e saj, kur janë bërë të plotfuqishme, të zbatohen.

Image
Muhamet Kelmendi

Gjykata nxjerrin vendime. Vendimet e tilla shqyrtohen në disa instanca deri në plotfuqishmëri.  Për atë janë gjykatat e shkalleve dhe të llojeve te ndryshme.

Vendimet janë të fushave të ndryshme. Ka vendime penale, civile, administrative, komerciale e shumë të tjera”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, profesori ka theksuar se gjykata kërkohet të jenë të kompletuara dhe të funksionojnë.

Këto vendime zbatohen nga organet ekzekutive. Po nëse nuk zbatohen, palët kanë të drejtë të kërkojnë nga gjykata që të nxjerre vendim ekzekutues ndaj vendimit të plotfuqishëm. Këto janë dukuri juridike .

Natyrisht se gjykata kërkohet të jenë të kompletuara dhe të funksionojnë mirë. Pa kompletim dhe funksionim normal është vështirë të zbatohen normat ligjore. Me gjykata funksionale ndërtohet shteti i së drejtës”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat