Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka – Nimani është takuar me zëvendësndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të ShBA-ve dhe Këshilltarin për çështje ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Bruce C. Swartz.
Pas këtij takimi, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. kanë kërkuar që të zbatohen gjitha vendimet të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.
“Institucionet e pavarura të drejtësisë së Kosovës janë kritike për demokracinë e saj. Është koha të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të plotësojë vendet e lira në gjykatë”, thuhet në kërkesën e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve juridik, Blerim Burjani e ka komentuar këtë deklaratë të ambasadës së SHBA-ve.
Ai ka thënë se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është vepër penale.
“Mos zbatimi i vendimeve t kësaj gjykate është vepër penale, kjo po ndodhë, pra nuk zbatohen”, ka theksuar ai për “Bota sot”.
Po ashtu, ai ka treguar se pse nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Ka telashe në këtë drejtim, arsyet janë të natyrës politike dhe vendimet e kësaj gjykate vlerësohen si politike. Tash situata është mjaft e komplikuar, po ashtu siguria”, ka thënë Burjani.