Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kosovës kanë miratuar kërkesën e Auditorës së Përgjithshme për t’ia ulur pagën.
Sipas vendimit, paga ulët në 2,800 euro nga 3,835 euro që ishte më herët.
Në Agjencinë Antikorrupsion, zyrtarët shtetëror kanë bërë deklarimin e pasurisë së tyre, ndër to ëështë edhe auditorja Spanca.
Ajo ka deklaruar që ka një shtëpi 230.00 sipërfaqe dhe në vlerë 80,000.00 euro, përcjell “Bota sot”.
Duke vazhduar ajo ka deklaruar që përmbanë edhe një veturë, të cilen sipas saj e ka fituar nga kursyera, mirëpo që kushton 15,300.00 euro.
Sa i përket të hyrave vjetore, ajo merr dy paga. Një nga Kuvendi i Kosovës, një nga Trusti Pensional i Kosovës.
Gjithashtu, ajo ka deklaruar edhe paratë e mbajtura në institucionet financiare.
Më poshtë gjeni gjithë pasurinë e deklaruar të Auditorës së Përgjithshme, Vlora Spancës./BS