Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi mes presidentes Osmani dhe presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor.
Në këtë temë u kërkua nga presidenti Slloven që të përmbahen marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndër të tjera Pahor kërkoi nga Kosova të respektoj kërkesën e Serbisë për formimin e Asosacionit.
Në lidhje me këtë kërkesë të Pahorit në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani, i cili u shpreh se kjo është çështje që e ka vendosur tashmë Qeveria dhe nuk duhet as të negociohet për këtë marrëveshje.
“Kjo çështje për këtë Qeveri është e kryer, sa i përket presidentes ajo vetëm ka shfaq mendimin e saj, përderisa kjo çështje më tepër lidhet për Kuvendin dhe kryeministrin sidomos që është i autorizuar për të zhvilluar negociata dhe për të sjellë një marrëveshje në Kuvend”, u shpreh ai.
Më tej, juristi shton që një asosacion i tillë nuk duhet të lejohet të ndodhë në vendin tonë.
Gjithashtu ai cek që shpresat që ky Asosacion të ndodhë është shumë e vogël pasi VV nuk do e lejoj një gjë të tillë.
“Gjasat nuk janë aspak të favorshme, ska asosacion as me kompetenca ekzekutie e as jo ekzekutive, kjo çështje vlerësohet si çështje e brendshme e Kosovës dhe kjo nuk është e pranushme. Duket se BE dhe SHBA ende nuk po heqin dorë nga kjo marrëveshje edhe pse ajo cilësohet e dëmshme për sovranitetin dhe shtetin e Kosovës, shpresat serbe janë shuar prej kur VV është në pushtet. Partitë tjera këtë asosacion do të pranonin”, përfundoi Blerim Burjani për “Bota sot”.