Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar gjeneral-major Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.
Bashkim Jashari është biri i Rifat Jasharit dhe familjes legjendare nga Prekazi i Skënderajit.
Analisti politik Hidajt Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se Bashkim Jashari është anëtarë i familjes emblematike dhe ka konceptin e tij për zhvillimin e FSK-së.
Ai ka shtuar se është nder kur FSK-ja përfaqësohet nga një personalitet i përligjur.
“Bashkim Jashari është anëtar i familjes emblematike, Jasharaj, i cili është rritur dhe edukar në frymën e atdhedashurisë. Figura e tij vlerësohet nga të gjitha dimenisionet shoqërore, dhe besoj fuqishëm në konceptin e tij për zhvillimin dhe konsolidimin e FSK-së. Është nder dhe krenari që institucioni FSK-së të përfaqësohet nga një personalitet i tillë, i cili është i përligjur nga të gjitha virtytet. Kurse sa i përket dorëheqjes së zoti Rames, personalisht nuk mund të komentoj mbi arsyet subjektive apo objektive, pasi nuk mund të ndertoj teori speculative”, tha ai.