Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbahen në izolim. Kjo pasi ende nuk kanë liberalizim të vizave.
Ndonëse, shteti ynë i ka përmbushur kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Megjithatë, kohëve të fundit për qytetarët e Kosovës është ndezur një fije shprese në këtë drejtim.
Qeveria e re e Gjermanisë e ka përfshirë Kosovën në planin e saj të ri qeverisës
Kështu ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbahen në izolim. Kjo pasi ende nuk kanë liberalizim të vizave.
Ndonëse, shteti ynë i ka përmbushur kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Megjithatë, kohëve të fundit për qytetarët e Kosovës është ndezur një fije shprese në këtë drejtim.
Qeveria e re e Gjermanisë e ka përfshirë Kosovën në planin e saj të ri qeverisës
Kështu ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
“Koalicioni i ardhshëm qeverisës në Gjermani nënvizoi përkushtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi dhe vuri theksin për të mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Por, nëse qytetarët e Kosovës marrin liberalizimin e vizave, a do të ketë shpopullim?
Sipas analistëve kjo edhe mund të ndodhë. Por, ata sugjerojnë që duhet që të hartohet një program në mënyrë që të mbrohet identiteti.
Duhanaj tregon se cila do të jetë sfida e shqiptarëve
Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se liberalizimi i vizave mbetet një nevojë për qytetarët e Kosovës.
“Programi qeveritar i koalicionit të ri në Gjermani, i ka dhënë hapësirë edhe projektit Ballkani perëndimorë dhe integrimit evropian të tij. Natyrisht në ketë projekt bën pjesë edhe Kosova, përderisa liberalizimi i vizave mbetet një nevojë e kosovarëve, përderisa për BE-në një njollë e zezë dhe dëshmi e paaftësisë për të marrë vendime për çështje të politikës së jashtme”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka shtuar se liberalizimi i vizave ka mbetur premtim i papërmbushur i BE-së, përkundër që Kosova i ka plotësuar kriteret.
“Kjo më pastaj, nuk e bën Evropën të besueshme as për çështjet më të mëdha siç është tema e dialogut. Edhe pse Gjermania është promovuese dhe mbështetëse e Kosovës, liberalizimi i vizave ka mbetur premtim i pambushur i BE-së edhe përkundër se Kosova i ka plotësuar kriteret e kërkuara. Gjermania po ashtu në programin e ti qeveritar, e ka specifikuar nevojën në rritje për fuqi të kualifikuar punëtore nga regjioni i Ballkanit, si dhe lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për punësim dhe integrim edhe për punëtorë zanatesh të ndryshme”, ka thënë ai.
Kërkohet projekt gjithëkombëtarë për ruajtjen e diasporës nga asimilimi
Po ashtu, Duhanaj ka treguar se cila është sfida e ardhshme e shqiptarëve dhe ka bërë një kërkesë sa i përket kësaj çështje.
“Kjo rritje e kërkesave për fuqi punëtore nga Gjermania, por dhe vendet tjera industriale, do të jenë sfidë në të ardhmen për shqiptarët. Në ketë kontekst, kërkohet projekt gjithëkombëtarë për ruajtjen e diasporës nga asimilimi. Globalizmi edhe ashtu ka me qenë sfidë për mbijetesë për kombet e vogla dhe do të shpëtojnë vetëm ato që, përpos dashurisë për gjuhë, kulturë dhe traditë, kanë edhe program të çartë për ruajtjen e qenies kombëtare”, shprehet ai.
Duhanaj thotë se, për shqiptarët do të jetë sfidë e veçantë, pasi që veç ka tendenca të asimilimit të shpejt si pasojë e ndikimit të agjenturave fetare në diasporë.
“Është pra, nevojë e madhe dhe urgjente që shtetet shqiptare të hartojnë një program për mbrojtjen identitare të diasporës, për ndryshe çdo vonesë mund të jetë fatzezë për të ardhmen tonë si komb”, ka thënë ai.
Mulliqi: Liberalizmi do ta ndalonte tendin e largimeve masovike
Analisti politik, Skënder Mulliqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka folur për bashkëpunimin e Kosovës me Gjermanin.
“Gjermania gjithmonë ka qenë mik i shqiptarëve. Ne si komb kemi pasur mund të them lirishtë trajtim të posaçëm jo vetëm të pushtetit atje, por edhe të populli gjerman. Na kanë mbështetur në momentet më delikate historike. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte ajo që ka shumë merita që nuk na u bë praktike ideja për shkëmbime territoriale, në dëm të madh të Kosovës. Ajo nuk e pranoi formulën politike të Grenel diplomacisë dhe disa të tjerëve që dihet cilët janë, për shkëmbime territoriale më Serbinë, e cila gjë do të provokonte edhe zinxhirin e një lufte te re në rajon e më gjerë”, ka thënë ai.
Gjithashtu, ai e ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit të Gjermanisë sa i përket përfshirjes së Kosovës në planin e Qeverisë së re gjermane.
“Tri forcat politike në Gjermani, PSD, SPD, FDP, i dhanë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën. Natyrisht së deklarimi i ambasadorit gjerman në Prishtinë , lidhet me mendimet e këtij koalicioni qeverisë në këtë shtet”, ka vlerësuar ai.
Më tej, Mullliqi ka treguar se çfarë do të ndodhte me qytetarët e Kosovës nëse liberalizohen vizat.
“Se a do të rrezikohet Kosova nga shpopullimi, nëse do të kishin liberalizim të vizave, është pyetje hipotetike. Shumica e të rinjve kanë lëshuar vendin për një jetë më të mirë diku në shtetet perëndimore. Liberalizmi, unë mendojë së do të ndalonte trendin e largimeve masovike”, shprehet Mulliqi.
“Mos liberalizimi i vizave i ka ngulfatur qytetarët të mos lëvizin lirshëm”
Kështu, sipas tij liberalizmi i vizave do t`u mundësonte të punojnë të rinjtë atje, por edhe të kthehen, kur dihet së Gjermania është duke kërkuar më mijëra punëtor nga rajoni dhe nga Kosova.
“Sigurisht së do të zbutet edhe gjendja e varfërisë së lartë, kur dihet së shumica e të rinjve tanë janë të pa punë. Edhe ata që po punojnë veçmas në sektorin privat ende nuk po i marrin pagat meritore. Mos liberalizimi i vizave i ka ngulfatur qytetarët të mos lëvizin lirshëm, se jo pushtetarët , të cilët moti i kanë siguruar vizat për ta dhe për familjet e tyre”, ka shpjeguar ai.
Në fund, Mulliqi ka vlerësuar se liberalizmi i vizave është gjë pozitive për Kosovën.
“Prandaj, liberalizmi i vizave mendojë unë është gjë pozitive për Kosovën, dhe e pashmangshme që një ditë të ndodhë, kur dihet së jemi i vetmi shtet që kemi mbetur të izoluar nga bota demokratike. Të shpresojmë së më shpejt, ashtu edhe siç ka kërkuar shteti mik gjerman, të udhëtojmë edhe ne në Evropë pa barriera të deritashme të regjimit të vizave, të cilat po janë shumë të kushtueshme për xhepin e varfër të qytetarëve tanë”, ka përfunduar Mulliqi..