Prej afër 11 vitesh Kosova ka nisur dialogun me Serbinë.
Një dialog i gjatë dhe me pak rezultate. Shumë marrëveshje të arritura e shumë pak të zbatuara nga ana e Serbisë.
Kjo e fundit edhe pse ishte okupatore e ndezi luftën në Kosovë, vrau e dhunoi shqiptarë, shkaktoi dëme të shumta, kreu gjenocid, në dialog sillej si viktimë, derisa viktima ishin shqiptarët.
Pavarësisht gjithë këtyre dhe pavarësisht që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, Serbia vazhdon të mos e pranojë këtë dhe të bëjë një hap drejt njohjes së Kosovës si shtet, aq më pak të kërkojë falje për të bëmat.
Prej afër 11 vitesh Kosova ka nisur dialogun me Serbinë.
Një dialog i gjatë dhe me pak rezultate. Shumë marrëveshje të arritura e shumë pak të zbatuara nga ana e Serbisë.
Kjo e fundit edhe pse ishte okupatore e ndezi luftën në Kosovë, vrau e dhunoi shqiptarë, shkaktoi dëme të shumta, kreu gjenocid, në dialog sillej si viktimë, derisa viktima ishin shqiptarët.
Pavarësisht gjithë këtyre dhe pavarësisht që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, Serbia vazhdon të mos e pranojë këtë dhe të bëjë një hap drejt njohjes së Kosovës si shtet, aq më pak të kërkojë falje për të bëmat.
Ajo madje vazhdimisht kërkon të jetë e favorizuar në dialog dhe të diskutohet për çështjet që përfaqësuesit e saj duan, por Kosova në dialog nuk është trajtuar e barabartë si palë.
Një nga çështjet më aktuale së fundmi është kërkesa për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin Serbia këmbëngulë që Kosova ta themelojë me kompetenca ekzekutive, ani pse kjo e fundit është kundër dhe Gjykata Kushtetuese e ka shpallur atë antikushtetues.
Presioni
Së fundmi nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është rritur presioni që ky asociacion të pranohet ashtu siç ishte nënshkruar me 2013 nga Thaçi në Bruksel dhe miratuar (korniza ligjore) nga Kuvendi dhe nënshkruar derivimi i tij me 2015 nga Isa Mustafa. Por, për shkak të protestave masive dhe presionit të opozitës çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese, e cila hodhi poshtë mbi 20 pika të marrëveshjes duke i kualifikuar si antikushtetuese.
Presionet vijnë edhe nga BE-ja që është ndërmjetësuese në dialog.
Së fundmi themelimi i asociacionit me përmbajtje ekzekutive, ashtu siç është nënshkruar në Bruksel, u kërkua edhe nga presidenti slloven, Borut Pahor, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, madje ai u mundua ta përdorte imazhin e Rugovës, duke nxitur mendimin se sikur të ishte ai gjallë, nuk do ta kishte lënë pa zgjidhje procesin.
Pahor u kundërshtua menjëherë nga presidentja Vjosa Osmani.
Por, pse duhet të bëhet një presion i tillë ndaj Kosovës vazhdimisht, duke pasur parasysh të gjitha të bëmat nga ana e Serbisë, e cila është ajo që nuk i respekton marrëveshjet e arritura dhe vazhdon të jetë e favorizuar?
Gashi: Asociacioni nuk do të formohet, me Kurtin jemi më të sigurt se nuk do të ndodhë
Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi. Për asociacionin ai fajëson Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën që e nënshkruan atë, derisa thotë se po të implementohej kjo marrëveshje, do të ishte fillimi i ndarjes së Kosovës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/02/auto_auto_auto_Tome_Gashi-avokat160577170316069721151638474015.jpg)
“Serbia kërkon të themelohet asociacioni serb në Kosovë sepse këtë e kanë nënshkruar pa pikë nevoje në Bruksel Hashim Thaçi një herë me 2013 dhe pastaj Isa Mustafa me 2015. Është e çuditshme se si këta ish liderë politik, e burrështetas të Kosovës nënshkruan diçka aq të dëmshme për Kosovën, sa që po të implementohej, do të ishte fillimi i ndarjes së Kosovës”, është shprehur ai.
Por, sipas Gashit, ka argumente se pse kjo nuk do të ndodhë.
“Tani kemi një shpresë se kështu nuk do të ndodhe për dy arsye:
1. Sepse Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur mbi 20 shkelje të Kushtetutës në versionin e marrëveshjes për Zajednicën.
2. Kemi kryeministër Albin Kurtin, i cili nuk është kryeministër që qeveria e tij të prodhojë skandale. Dhe Albin Kurti kurrë nuk do të nënshkruajë marrëveshje për Zajednicën që të ketë kompetenca ekzekutive dhe të jetë një nacionale”, ka vlerësuar avokati.
Ai shton se asociacioni nuk do të formohet, pavarësisht se kërkohet edhe nga disa ndërkombëtarë, por që me Albin Kurtin jemi më të sigurt se nuk do të ndodhë.
“Dhe pse e kërkojnë disa ndërkombëtare që të implementohet, edhe kjo marrëveshje është si atë që e nënshkruan qeveritë e mëparshme, në shumicën e rasteve janë marrëveshje ndërkombëtare dhe obligative për tu implementuar. Por, ja që gjërat ndryshojnë dhe me Albin Kurtin ne jemi më të sigurt se një gjë e tille nuk do të ndodhë”, ka deklaruar Tomë Gashi për gazetën “Bota sot”.
Qarri: Kushtetuesja hodhi poshtë asociacionin, institucionet të mos heshtin
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, ka thënë për gazetën “Bota sot” se për gjithë presionin që po i bëhet Kosovës, fajtore janë institucionet që heshtin dhe nuk ndërmarrin hapa kundër, derisa mbi 20 pika të asociacionit janë hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/02/auto_auto_auto_auto_auto_gani_qarri1480229563148169561915883126301599829690_11638474053.jpg)
“Me gjithë habinë e paskrupullt që po shkakton te qytetarët, presioni i madh, që padrejtësisht vazhdon t’i bëhet pareshtur nga të gjitha anët Kosovës, për formimin e një ngrehine të kundërligjshme një etnike, si asociacioni serb, fajtore është Qeveria, partitë politike dhe të gjitha institucionet e Kosovës, për heshtjen permanente dhe mosndërmarrjen e asnjë hapi kundër. Kjo për vet faktin se Kosova tash e sa vite ka në dispozicion vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka hedhur poshtë dhe shpallur akt kundër kushtetues asociacionin një etnik serb, siç ka në dispozicion edhe DOKTRINËN e mirënjohur juridike "Rebus Sic Stantibus,, e cila edhe me rregullat ndërkombëtare, i mundëson Kosovës që një marrëveshje të kundërligjshme, e cila bie ndesh me ligjin dhe Kushtetutën e vendit, si asociacioni një etnik serb, mund të shfuqizohet dhe bëhet e pazbatueshme ligjërisht”, ka thënë ai.
Sipas analistit, është dashur të mblidhet Kuvendi dhe të shfuqizohet ajo, pasi lënia në fuqi çon në bosnjëzim të Kosovës dhe ndarje të saj.
“Madje nuk duhet harruar faktin se ka mbi 8 vite qëkur është bërë nënshkrimi i parë i kësaj marrëveshje të kundërligjshme, nga kuislingu Hashim Thaçi dhe më se 6 sosh nga nënshkrimi i dytë nga renegati Isa Mustafa, por megjithëse Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pazbatueshme për shkak të rënies në kundërshtim me 23 nene të Kushtetutës, të gjitha qeverisjet e deritanishme, kanë heshtur dhe asnjëra prej tyre, asnjëherë të vetme nuk ka iniciuar nismën, as ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që në një mbledhje urgjente të Parlamentit ta bëjnë shfuqizimin e saj, edhe pse lënia saj në fuqi, çon në bosnjëzimin dhe ndarjen përfundimtare të Kosovës”, ka potencuar Qarri.
Duke qenë kështu, ai thekson se u jepet mundësia njerëzve si presidenti slloven, që të kërkojnë formimin e asociacionit dhe kështu t’ia mbajnë ison Lajçakut e Borrellit.
“Kështu që përderisa vet Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë asociacionin si të pazbatueshëm, për shkak të rreziqeve që bartë me vete për rregullimin e brendshëm dhe qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës, fajtore të vetme, janë politika dhe Qeveria e vendit që heshtin dhe njerëzve si Pahor, i cili vazhdon t`ia mbajë ison Mirosllav Lajçakut e Josep Borellit, u lë rrugën hapur, që të kërkojnë jetësimin e marrëveshjes tradhtare, të kuislingut Hashim Thaçi dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, në Kosovën e shpallur multi-etnike, nga vet BE-ja, pa dashur t`ia dinë se ky akt i kundërligjshëm, ka vite që është hedhur poshtë nga vet Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, ka vlerësuar analisti për “Bota sot”.
Thirrjet e Pahor për votimin e demarkacionit, në këmbim të liberalizimit të vizave
Ai e sheh të pakuptueshëm faktin që ndaj Kosovës të bëhet tërë ky presion, derisa përmend dhe thirrjen e presidentit slloven për votimin e demarkacionit në këmbim të liberalizimit të vizave, gjë që nuk ndodhi kurrë.
“Insistimet e njerëzve si Pahor, po bëhen gjithnjë e më të pakuptueshme se pse duhet t’i bëhet një presion i tillë Kosovës, përderisa asociacioni është shpallur antikushtetues dhe agresori në luftë ishte Serbia e jo Kosova, nuk duhet harruar se ishte vet Pahori, ai i cili edhe para rreth tri viteve, vizitoi Kosovën dhe njëjtë siç vepron tani, atëbotë iu drejtua edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me një fjalim ku kërkoi nga ata, që ta miratonin marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, me trumbetimet e rrejshme të përfaqësuesve të BE-së, se kinse pas miratimit të Demarkacionit, BE do t’i liberalizonte vizat për qytetarët e Kosovës, gjë që, sot e atëherë, nuk ka ndodhur kurrë”, ka theksuar Qarri.
Më tej, ai vlerëson se të gjithë duhet ta dinë që është Serbia ajo që nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka kërkuar falje për të gjithë krimet e kryera dhe që nuk ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut.
Ta shfuqizojnë atë marrëveshje antikushtetuese
Krejt në fund, analisti ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës t’i mbyllin dyert ndaj presioneve të jashtme dhe në bazë të vendimit të Kushtetueses, ta shfuqizojnë atë marrëveshje antikushtetuese të nënshkruar nga Thaçi dhe Mustafa dhe të bëjë padi ndaj tyre për shkelje të Kushtetutës së vendit.
“Institucionet e Kosovës për t’ia mbyllur dyert çdo lloj presioni nga jashtë, duhet urgjentisht që në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe doktrinës juridike ndërkombëtare "Rebus Sic Stantibus, e cila është praktikuar edhe nga shtete shumë më vjetra e më të mëdha se Kosova, si Mbretëria e Bashkuar etj, ta shfuqizojnë urgjentisht marrëveshjen antikushtetuese të kuislingut Hashim Thaçi e renegatit Isa Mustafa, të ngrejë padi kundër tyre për shkeljen e Kushtetutës së vendit dhe marrëveshja e kundërligjshme e nënshkruar prej tyre, të anulohet dhe shpallet jo-ekzistuese”, ka deklaruar Gani Qarri për gazetën “Bota sot”.