Në Republikën e Kosovës, kanë filluar ndryshimet në qeverisje pas 20 vjete, ku është qeverisur nga partitë e njëjta.
Tash këto parti politike që ishin aq gjatë në pushtet nuk po munden assesi të pajtohen me situatën e tanishme.
Në Kosovë ka filluar ndryshimi. Tash po fillon të zbatohet edhe ligji, gjë që, për disa vjet në Kosovë, ligji nuk është respektuar nga të fuqishmit e politikës.
Në lidhje me këtë çështje eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava shprehet se tani është duke u përfatitur fuqishëm aktivizimi i hetimeve për krimet që janë krye në Kosovë, nga të fuqishmit e politikës.

Tërnava thekson se, tash pritet të fillojë hetimi kundër tyre.
Si rezultat i kësaj, eksperti i sigurisë shton se, partitë opozitare po bëjën çmos për trazimin e situatës politike që të pamundësojnë funskionimin e shtetit të së drejtës.
Hajrullah Tërnava
Ish zëvendësministri i MPB-së, shton se, opozita po mundohet edhe që ta rrëzojë qeverinë e cila është legale dhe duke punuar në mënyrë të dinjitetshme.
“Opozita e korruptuar që deri dje ishte në pushtet, por populli me votë e ka ndëshkuar, ka nisur fushatë të egër kundër qeverisjes legale e legjitime, me veprime qesharake. Këta edhe në të kaluarën kanë bërë lojëra të tilla, dhe tani po vazhdojnë ta humbin akoma më shumë arsyen dhe logjikën racionale të të menduarit dhe vepruarit politik”, thotë Tërnava.
Ai thekson se partitë opozitare janë vegla të SHIK-ut.
“Opozita është vegël e manipuluar dhe dirigjuar nga strukturat ilegale të SHIK-ut, që për dy dekada e mbajtën shtetin peng duke qenë në pushtet, dhe nuk po mundë të pajtohen me realitetin e krijuar pas ndëshkimit të madh që e morën nga qytetarët e vetëdijesuar, të lodhur nga krimi i organizuar. Strukturat e SHIK-ut po e sulmojnë Avokatin e Popullit duke kërkuar edhe shkarkimin e tij, të zhgënjyer e tmerruar nga interpretimi i drejtë në ankesën e ish kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, të shkarkuar nga Presidentja Osmani”, shton ai.
Sipas tij, këto reagime janë reagime të çoroditura të ‘ish nëntokës kriminale të SHIK-ut’.
“Reagimi i grupit parlamentar të PDK-së për shkarkimin e Avokatit të popullit, është më i mirë i humbjes së thellë të pushtetit dhe mbetjes lakuriq me veglat e tyre të zbuluara e të inkriminuara, për çka po mundohen që të shfrytëzojnë edhe “frymëmarrjen” e për ta mbajtur të kapur shtetin sado që fuqia e tyre po zbehet pasi që me ndëshkim masiv nga qytetarët e kanë të humbur dhe të pakthyeshëm pushtetin”, thotë ai.
Prandaj sipas tij, këto struktura opozitare tani do të gjejnë shkaqe që edhe popullin ta irritojnë me demonstrata masive, duke shpresuar që do ta detyrojnë Qeverinë të jap dorëheqje.
“Por, Qeveria ka shumicën absolute, dhe me veprimet e saj si brenda Kosovës ashtu edhe me politikat ndërkombëtare po e dëshmon se ka për ta vazhduar mandatin deri në fundin e saj katërvjeçar, dhe po kjo qeveri ka me i burgosur me fakte e argumente ata pushtetarët “peshqit e mëdhenj” të së kaluarës që e katandisën Kosovën deri në këtë nivel, dhe ka për t’ua konfiskuar pasurit e tyre të paligjshme që do t’i kthehen shtetit të Kosovës”, përfundon Hajrullah Tërnava.