Ideja e ndryshimit të kufijve ka lindur në vitin 2018.
Vendi ku u diskutua kjo ide është Alpbach, i Austrisë.
Në këtë forum, atëbotë, ishin publikuar edhe disa fotografi të Hashim Thaçit kokë me kokë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
“Ndryshimi i kufijve, publikisht ka lindur me insistimin e kuislingut Hashim Thaçi, si temë qysh në korrik të vitit 2018, në forumin ballkanik të mbajtur në Alpbach të Austrisë, ku vet ai, atëherë ish president i Kosovës, në konferencën e mbajtur para kamerave televizive kërkoi edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Ideja e ndryshimit të kufijve ka lindur në vitin 2018.
Vendi ku u diskutua kjo ide është Alpbach, i Austrisë.
Kështu thotë analisti politik Gani Qarri, i cili thekson se, kjo ide lindi nga ish-presidenti Hashim Thaçi.
Në këtë forum, atëbotë, ishin publikuar edhe disa fotografi të Hashim Thaçit kokë me kokë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
“Ndryshimi i kufijve, publikisht ka lindur me insistimin e kuislingut Hashim Thaçi, si temë qysh në korrik të vitit 2018, në forumin ballkanik të mbajtur në Alpbach të Austrisë, ku vet ai, atëherë ish president i Kosovës, në konferencën e mbajtur para kamerave televizive kërkoi edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.
Qarri thekson se, me porosinë e Thaçit dhe minsitrave të Qeverisë PAN, ndër ta Dhurata Hoxha paguante firma të huaja për të promovuar ndarjen e Kosovës.
“Por, me gjithë faktin që për Kosovën ndarja është rruga më e keqe dhe tragjike e shkatërrimtare, duke pasur parasysh se edhe në memorandumin e ish presidentit Trump, dërguar Vuçiqit dhe Thaçit rreth 2 vite më parë, thuhej se, "ju tani jeni një hap larg marrëveshjes", kjo nënkupton se fatkeqësisht, jo vetëm John Bolton e Richad Grenelli, por edhe vet Trumpi, në parim ishin pajtuar për një marrëveshje me ndryshim të kufijve. Për aq më keq, me porosinë e Hashim Thaçit edhe ministrat e Qeverisë së PAN-it, si Dhurata Hoxha paguan edhe firma të huaja, për promovimin e ndarjes së Kosovës, në Evropë dhe botën mbarë”, thotë ai.
Analisti thekson se Kosova shpëtoi nga ndarja me shkuarjen e Thaçit në Hagë dhe me ardhjen e Joe Biden në krye të Amerikës.
“Kështu që, pikërisht për këtë qëllim Serbia edhe po e zvarritë vazhdimin e dialogut, për ta shty sa më tej procesin e marrëveshjes obligative me njohjen reciproke ndërmjet të dy vendeve, me shpresën se pas presidentit Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë, mund të vij përsëri dikush si Donald Trump, i cili do ta mbështeste ndryshimin e kufijve të Kosovës, për faljen e Veriut dhe pjesëve më vitale të vendit tonë, Serbisë okupatore, ashtu siç pretendon edhe krimineli Aleksandër Vuçiq tash e sa vite me radhë”, thotë ai.
Qarri potencon se, Kosova duhet të insistojë që të arrijë marrëveshje me Serbinë gjatë mandatit të Joe Biden.
“Por parë nga vet rrafshi real dhe praktik, Republika e Kosovës, përbëhet nga mbi 95% të popullsisë unike me shqiptar autokton, ndaj përkundër të gjitha tradhtive, e ndërskamcave të brendshme e të jashtme nga kuislingët si Thaçi me shokë dhe mbështetësit e tyre ndërkombëtar, me ndihmën e SHBA-ve dhe miqve tanë evropian, Kosova jo vetëm që ka arritur ta konsolidoj shtetësinë e vet në përmasa të qëndrueshme, por do ta mundë edhe tendencën e Serbisë okupatore, për ndarje, sepse ndarja e Kosovës, do të nxiste edhe ndarjen e vendeve fqinje, për shkak të shtrirjes së shqiptarëve në disa shtete në rajon, ndaj Qeveria e Kosovës duhet të insistoj që marrëveshja me Serbinë, të arrihet gjatë mandatit të mikut më të madh të shqiptarëve, presidentit Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë”, përfundon Gani Qarri.