Mbledhja përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që ndodhi që ndodhi javën e kaluar në Elbasan, riktheu në vëmendje edhe njëherë idenë dhe dëshirën e kamotshme të të gjithë shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Në fakt, secili nëntor është i njëjti, është koha kur motivohemi shpirtërisht për ëndrrën e parealizuar ndër shekuj.
Këtë ëndërr sikur e bëjnë më të arritshme deklaratat e politikanëve, të cilët në mënyrë patetike flasin për referendume e organizime të ngjashme që do të çonin deri tek bashkimi kombëtar.
Ata dinë të prekin tek pjesa që shqiptarëve u dhemb më së shumti dhe e përdorin atë si “armë” për t`i hutuar ata.
Ata janë me plotë gojën “bashkim”, gjersa me vepra fatkeqësisht nuk është se janë shumë afër njëri tjetrit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po lufton për hapjen e kufijve në bashkëpunim me Serbinë, ndonëse kjo e fundit nuk e njeh Kosovën si shtet.
E kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndonëse tha se do ta përkrahte një referendum për bashkimin kombëtar, nuk pati guxim që të thoshte se do ta organizonte një të tillë. Natyrisht, se organizimi i një referendumi do të kërkonte edhe ndryshime të tjera ligjore e kushtetuese në vend.
Por, as këto nuk i morëm si premtim. Pra, Kurti tha se do të votonte si qytetarë i Kosovës, por nuk tregojë se si do të vepronte si kryeministër i Kosovës.
Kosova ka kaluar nëpër duar të shumë politikanëve të cilët, të cilët nuk kanë vepruar diçka konkretisht sa i përket idesë së Bashkimit Kombëtar.
Në këtë çështje, kishte dhënë mendimin e tij edhe arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, ish Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova.
Rugova, është njeriu i cili vuri themelet e pavarësisë së Kosovës, qysh në vitin 1991.
Ai kishte folur rreth bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
Nga shtypi i vitit 1991, më të theksuara janë fjalët dhe intervistat e Ibrahim Rugovës, rreth pajtimit e bashkimit kombëtar.
“Ne, me kombin dhe me çështjen kombëtare, nuk duhet të bëjmë demagogji, siç bënin komunistët. Çdo parti dhe çdo individ duhet ta dijë se cili është interesi kombëtar. Jo ta denigrojmë palën, individin a partinë tjetër, në emër të interesit kombëtar. Çështja qëndron te ndërrimi i logjikës. Gjithsesi duhet të paraqiten sa më shumë opsione, rreth pluralizmit të ideve dhe të mendimeve. Mohimi i palës tjetër dhe asaj që kemi krijuar, duke thënë se kjo është më e mirë e kjo nuk bën, të kthen te logjika komuniste bolshevike. Ajo logjikë e mohonte të kaluarën dhe krijonte dy kultura brenda një kombi".
Ndërkaq, mendimi konkret i presidentit Rugova për bashkimin kombëtar ishte se, në këtë plan duhet të punohet me mençuri.
“Është shumë normale dhe e natyrshme që shqiptarët, si të gjithë popujt e tjerë, të jenë të bashkuar, të jetojnë në një shtet, në një bashkësi politike, sidomos për ne. Në këtë plan, duhet të punohet me mençuri. Bashkimi me forcë e me dhunë, vështirë tolerohet sot nga Evropa. Tash për tash, të mendojmë integrimin shqiptar në kuadër të Evropës. Çështja e bashkimit duhet të jetë temë e shkencës. As akademitë, as institutet as universitetet, ende nuk e kanë trajtuar, në masë të duhur, këtë çështje. Ideja për bashkim ka lindur nga mbarë kombi. Prandaj, edhe në kontaktet me përfaqësuesit evropianë, bisedohet për këtë çështje”, do të deklaronte presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.