Vetëm një javë më parë senatori Bobe Dole para se ta linte këtë botë shkruante me 30 nëntor: “Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën”!
Një nga miqtë tanë më të mëdhenj shkoi me Kosovën në gojë, të përzemërt po aq sa Amerikën, atdheun e tij!
Por, kur të dielën ai ndërroi jetë, e tërë Kosova, thuaja u ngrit në këmbë ta nderonte, lavdëronte e himnizonte. Për vdekjene tijreagime, ngushëllime, telegrame e deri tek zbulimi i kujtimeve dhe fotografiveu bën publike nga liderët në Kosovëdhe nga të gjithë ata që kanë pasur thuaja rastin ta takojnë dhe që ishin pjesë e jetës politike, duke e vlerësuar shuarjen e Dolit si humbje të një miku të jashtëzakonshëm.
Një nga mesazhet më shprehëse të senatorit Dole për dashurinë dhe respektin për Kosovën ishte ai që u kujtua të dielën në mbrëmje, të cilën ai ua kishte dërguar përfaqësuesve të Kosovës: “Jam këtu për çfarëdo ndihme, ju vetëm më telefononi”! Këtë mesazh, njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, e kishte bërë kur e ka uruar Kosovën në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Vetëm një javë më parë senatori Bobe Dole para se ta linte këtë botë shkruante me 30 nëntor: “Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën”!
Një nga miqtë tanë më të mëdhenj shkoi me Kosovën në gojë, të përzemërt po aq sa Amerikën, atdheun e tij!
Por, kur të dielën ai ndërroi jetë, e tërë Kosova, thuaja u ngrit në këmbë ta nderonte, lavdëronte e himnizonte. Për vdekjene tijreagime, ngushëllime, telegrame e deri tek zbulimi i kujtimeve dhe fotografiveu bën publike nga liderët në Kosovëdhe nga të gjithë ata që kanë pasur thuaja rastin ta takojnë dhe që ishin pjesë e jetës politike, duke e vlerësuar shuarjen e Dolit si humbje të një miku të jashtëzakonshëm.
Një nga mesazhet më shprehëse të senatorit Dole për dashurinë dhe respektin për Kosovën ishte ai që u kujtua të dielën në mbrëmje, të cilën ai ua kishte dërguar përfaqësuesve të Kosovës: “Jam këtu për çfarëdo ndihme, ju vetëm më telefononi”! Këtë mesazh, njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, e kishte bërë kur e ka uruar Kosovën në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Përmes një video-mesazhi, në pamundësi që të merrte pjesë fizikisht Dole thoshte se është i lumtur që ishte pjesë e procesit të çlirimit të Kosovës. Po këtë ditë përurohej edhe busti i tij që u vendos në Prishtinë në nderim të tij.
"Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën e para 30 vjetëve. Tridhjetë vjet kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t'u bërë edhe më të fortë", ka thënë Dole.
”Përshëndetje për të gjithë miqtë e mi në Kosovë. Jam i lumtur që isha pjesë e këtij procesi. U mundova të bëja gjithçka që është e mundur për këtë ditë, por ishte populli i shtetit tuaj të mrekullueshëm që e bëri këtë të mundur. Unë jam këtu për çfarëdo ndihme që mund t’ju ofrojë dhe nëse mund të ofrojë asistencë ju vetëm më telefononi. Ju falënderoj shumë, faleminderit për gjithçka që keni arritur. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”.
Senatori Dole ishte ndër të parët, i cili u përpoq me vendosmëri për të përcaktuar vija të kuqe të ndalimit të gjenocidit serb ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë.
Mesazh Millosheviçit me 1990, se do t’i jepnin fund abuzimit me shqiptarët
Bob Dole kishte vizituar edhe Kosovën para dhe pas luftës, ku është pritur nga Presidenti historik,Ibrahim Rugova. Vizita e parë në Kosovë e organizuar nga veprimtarët e komunitetit shqiptar në SHBA, u bë në kohën më të vështirë, atë të represionit dhe terrorit shtetëror serb, në vitin 1990 ku senatori Dole kishte ardhur për të parë gjendjen nga afër.Në këtë delegacion të udhëhequr nga senatori Dole, merrnin pjesë dhe shtatë senatorë amerikanë, të cilët do t’ i raportonin Senatit dhe Kongresit mbi situatën e përgjithshme në Kosovë.
Në përfundim të vizitës, Senatori Dole i tha serbit, Momqillo Trajkoviq që t’ia përcillte porosinë e tij udhëheqjes së Beogradit, se nuk do të lejohet më me abuzimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.Nga kjo vizitë historike, fati i Kosovës ndryshoi. Pas 9 vitesh nga ajo vizitë, Kosova u çlirua nga NATO-ja dhe SHBA-të, dhe pas 18 vitesh Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik.
Më 8 nëntor 2003, Presidenti Ibrahim Rugova e ka pasë emëruar senatorin Dole Përfaqësues të Lartë të Kosovës me titullin Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA. Ndërkaq, senatori Dole kishte deklaruar se “Rugova është heroi im”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së senatorit amerikan. Osmani ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve. Në një postim në Tvitter, e para e vendit ka shkruar se u janë përherë mirënjohës senatorit të njohur amerikan, për përkrahjen e madhe për popullin e Kosovës.
“E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole. Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por, në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prefsh në paqe, mik i dashur”, shkruan Osmani.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot po e vajtojmë një hero amerikan dhe përkrahës të madh të Kosovës. “U shprehim ngushëllime të përzemërta familjes Dole dhe kombit amerikan, teksa vajtojmë dhe nderojmë një hero amerikan dhe një përkrahës të padiskutueshëm të lirisë së Kosovës. U preftë në paqe”, shkroi ai.
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar pas vdekjes sësenatorit Dole duke kujtuar një bisedë me këtë të fundit, në gusht të vitit 2018.
“Faleminderit për mesazhin tuaj dhe shpresoj se jeni mirë. E vlerësoj që keni gjetur kohë të më shkruani. Dr. Rugova ka qenë mik imi i dashur dhe heroi im personal. Ashtu siç e dini, unë kam një lidhje të fortë me njerëzit e Kosovës – kështu që e kam ndjekur çështjen nga afër dhe kam komunikuar me ambasadën këtu në Uashington DC. Shpresoj që të jem i dobishëm kur dhe ku të mundem”, kishte shkruar Dole.
Rugova i bindi amerikanët
Profesori universitar, Enver Bytyqi duke folur për jetën dhe kontributin e senatorit amerikan, Bob Dolethotë se senatori Dole nuk ishte vetëm senator i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe senator i interesit kombëtar shqiptar.
“Ai ishte avokati mbrojtës më i përkushtuar në SHBA për Kosovën dhe Shqipërinë. Ai u angazhua fuqishëm në veçanti për Kosovën dhe çlirimin e saj prej pushtimit, okupimit dhe sundimit të Serbisë.
Me këtë rast kujtoj se ish-ambasadori i SHBA-ve në Beograd në fund të viteve 1980 e fillimin e viteve 1990, Uoren Ziemmerman, shkruan në librin e tij “Burimet e një katastrofe” për vizitën e Bob Dole, Tom Lantoshit dhe senatorëve të tjetë amerikanë në Kosovën e vitit 1990. Ishte vizita e parë që ndonjë prej senatorëve bënte në Prishtinë. Në atë libër Zimmerman përshkruan kiminë e ngushtë të marrëdhënieve midis liderit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe senatorit Dol. Dëshmon se si Rugova i bindi senatorët amerikanë për atë se “serbët janë agresori, kurse shqiptarët janë viktima”, thotë Bytyqi për ‘Bota sot’.
Ai thotë tutje se, Bob Dole u bë nga ky moment interpreti i interesave të shqiptarëve të Kosovës, luftëtari i papepur për t’i çliruar ata nga dhuna e terrori i Serbisë.
“Shumë senatorë dhe kongresmenë ishin angazhuar dhe angazhohen në SHBA për Kosovën dhe për shqiptarët. Por, Bob Dole është më i shquari, më i spikaturi, më vitali, më i suksesshmi dhe më impozanti! Zëri i tij në Kongres dhe nëSenat ishte një zë i fuqishëm, i pakontestueshëm, i padiskutueshëm, kur ishte fjala për mbrojtjen e Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve për vetëvendosje, njerëzore dhe kombëtare!”
Po sikur ne shqiptarët ta donim Kosovën sa Bob Dole
Në vitin 1996 ai kandidoi për president të SHBA-ve në konkurrencë me Bill Clinton-in. Në atë garë Bob Dole i humbi zgjedhjet. Fituesi ishte Clinton. Dhe në shenjë nderimi presidenti Clinton e dekoroi me urdhërin amerikan të lirisë, dekorata më e lartë e shtetit. Kjo dëshmonte për marrëdhënie respekti e nderimi midis dy kandidatëve për president.
Dhe ishte kjo marrëdhënie një nga shtysat pse presidenti amerikan Bill Clinton dy vite më vonë do të urdhëronte bombardimet e NATO-s kundër Serbisë për ta çliruar Kosovën nga regjimi i Milosheviçit dhe sundimi i Beogradit”, thotë ai.
Profesor Bytyqi thotë më tutje se Bob Dole e përkrahu gjithmonëçdo iniciativë, çdo dekret dhe ligj në mbrojtje të Kosovës. Madje inkurajoi vendimmarrësit për të arritur në vendimet e mëdha në dobi të shqiptarëve.
“Rrallë popuj e kombe kanë patur fatin të kishin një mik kaq të spikatur e të madh, si Kosova me Bob Dole në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Rrallë popuj e kombe kanë mundur të ngjizen me idealet e lirisë amerikane të trupëzuara te senator të fuqishëm si Bob Dole. Rrallë kush ka kontribuar për Kosovën dhe lirinë e saj, për shqiptarët dhe bashkimin e tyre, sa senatori Bob Dole”.
Para pesë ditësh, më30 nëntor 2021 ai shkroi në Tviter: “Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën”! Bëhej fjalë për një aktivitet për Kosovën që do të zhvillohej më 11 dhjetor në SHBA.
“Vetëm Bob Dole mund ta asoconte bekimin e Amerikës me bekimin e Kosovës! Edhe pse 98 vjec, zemra e tij, mendja e tij ishte te Kosova. Dashuria e tij për Kosovën i tejkalon kufijtë e një dashurie të zakonshme”, thotë ai.
“Shpesh herë ndalem dhe mendoj: Sikur ne shqiptarët ta donim Kosovën sa Bob Dole, sot nuk do të kishim këtë situatë kaotike në zhvillimet e sotme dhe për perspektivën tonë. Sikur ne shqiptarët të kishim ndjenjën e dashurisë për Kosovën, për Shqipërinë, për kombin e atdheun në atë masë sa e kishte senatori Bob Dole për ne, do të kishin marrë fund me kohë e do të ishin harruar vuajtjet dhe zhgënjimet tona! Dhe fabula na con te ajo thënia e famshme se „Shqipëria, dmth edhe Kosova, do të bëhen për inat të shqiptarëve“, thotë profesori Bytyqi.
Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria duhet ta shpallin e duhej ta kishin shpallur tashmë një ditë zie në kujtim të emrit, veprës dhe kontributeve të Bob Dole për shqiptarinë. Por mbi të gjitha kërkesa jonë duhet të jetë që liderët politikë në Tiranë, Prishtinë e qendra të tjera ballkanike ku jetojnë shqiptarët së paku në këtë ditë të zymtë e të trishtuar për ne të mos bëhen hipokritë!
“Të mos nxjerrin lot krokodili e të bëjnë hartime të bukura. Por, të reflektojnë dhe të fillojnë ta duan atdheun e kombin, Shqipërinë e Kosovën, së paku në atë masë sa e deshi Bob Dole”, thotë Bytyqi.
Bashkëpunëtori i Presidentit Rugova tregon se ҫfarë i tha Senatori amerikan, Bob Dole
Bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, Skender Zogaj, ish kryetar i komunës së Fushë Kosovës ka kujtuar momentet kur ka takuar senatorin Dole gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe kujton porosinë e tij që e quan vëllazërore.
Zogaj thotë se ‘lajmi i vdekjes së ambasadorit Bob Dole është pikëllues, shumë pikëllues, jo vetëm për shqiptarēt që e kishim përkrahësin më të fuqishëm për mposhtjen e okupatorit serb dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës, por edhe për gjithë komunitetet progresive të botës, që mbetën pa njërin nga liderët më të përkushtuar për mbrojtjen e paqes, lirisë, drejtësisë dhe mirëqenies gjithënjerëzore’.
“Dole ishte miku i madh i presidentit Rugova që u ndodhë pranë tij edhe në çastet më dramatike, të aplikimit të dhunës ndaj shqiptarëve, duke e shijuar edhe gazin lotësjellës bashkë me shqiptarët në qendrën e Prishtinës. Sa i dashur dhe respektues ishte ndaj nesh, po e theksoj rastin e një vizite të pasluftës, kur duke ardhur nga aeroporti për në Prishtinë, Bob Dole i shoqëruar nga Ibrahim Rugova, duke parë kolonat e qytetarëve që kishin dalur për ta përshëndetur, u ndalën në udhëkryqin e Fushë Kosovës dhe ma dhuruan takimin e paharrueshëm! Presidenti historik i tha se isha kryetar i komunës dhe, Ambasadori më zgjati dorën e me ton vëllazëror më porositi: "Punoni shumë e shumë dhe bëjeni sa më të bukur vendin tuaj, bëjeni sa më tëgëzueshme lirinë për të gjithë!", thekson Zogaj.
Ai thekson se ‘Bob Dole është pjesë e përjetshme e kujtimeve tona më të bukura e më të mira’.
Mulliqi: Bob Dole kishte paralajmëruar edhe maskarat ndaj civilëve në Kosovë, nga Serbia fashiste
Poashtu edhe analisti politike, Skender Mulliqi ka reaguar pa vdekjes së senatorit amerikan. Ai thotë se ‘lajm i pikëlluar për shqiptarët dhe gjithë popujt liridashës të botës, ishte vdekja e senatorit Bob Dole në moshën 98 vjeqare’.
“Për ne shqiptarët sigurisht se dhembja për humbjen e një miku çfarë ishte Dole, është shumë e madhe.Nuk duhet të harrojmë kurrë kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia.Në maj të vitit 2017 senatori republikan Bob Dole ishte dekoruar nga presidenti i Shqipërisë,Bujar Nishani me dekoratën më të lartë, atë të Flamurit Kombëtar.Ai kishte luajtur një rol të veҫantë për të mobilizuar Kongresin dhe administratën amerikane në favor të Kosovës.Ai u prit me emocione të mëdha në Prishtinë në vitin 1990”, thotë Mulliqi.
Mulliqi thotë tutje për ‘Bota sot’ se, Dole e kishte nxitur administratën e Klintonit për veprime energjike në Kosovë, për ta shpëtuar popullin nga gjenocidi serbomadh që po i kërcënohej nga regjimi kriminal i Millosheviqit.
“Ai ishte një njeri me vizion të madh prej ish ushtaraku të lartë amerikan, që kishte paralajmëruar edhe maskarat ndaj civilëve në Kosovë, nga Serbia fashiste.Shqiptarët sigurisht se sot humbën njërin ndër miqtë më të mirë, dhe se nuk do ta harrojnë kurrë. Bob Dole i kishte siguruar shqiptarët e Kosovës se do të bëhet mirë, se ata do ta fitojnë lirinë dhe pavarësinë.Ai kishte një admirim ndaj shqiptarëve duke i quajtur njerëz të mirë të kësaj bote. Senatori Dole ka fituar respektin më të madh nga shqiptarët në të gjithë botën, në veçanti nga shqiptarët e Kosovës. Ai ka rol të pazëvëdësueshëm qëKosova sot është e lirë dhe e pavarur”, thotë Mulliqi.
Senatori Robert Dole ndërroi jetë të dielën në moshën 98-vjeçare, i rrethuar nga familja e tij.