Situata në Ballkanin Perëndimor nuk është më e favorshme. Rusia përmes Serbisë po dëshiron të dominojë në Ballkan.
Britania e Madhe për herë të parë e ka emëruar një të dërguar për Ballkanin Perëndimor, i cili do të ketë rol të rëndësishëm.
Ai është një nga gjeneralët më me përvojë britanik, që ve[ tjerash e ka udhëhequr Komitetin Ushtarak të NATO-s, të cilën pozitë e lë këtë vit.
Gjenerali Stuart Peach është specialist i forcave ajrore.
Ai ka shërbyer më herët edhe si Shefi i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2000, Peach ka qenë komandant i forcës ajrore të NATO-s në Kosovë.
Situata në Ballkanin Perëndimor nuk është më e favorshme. Rusia përmes Serbisë po dëshiron të dominojë në Ballkan.
Britania e Madhe për herë të parë e ka emëruar një të dërguar për Ballkanin Perëndimor, i cili do të ketë rol të rëndësishëm.
Ai është një nga gjeneralët më me përvojë britanik, që ve[ tjerash e ka udhëhequr Komitetin Ushtarak të NATO-s, të cilën pozitë e lë këtë vit.
Gjenerali Stuart Peach është specialist i forcave ajrore.
Ai ka shërbyer më herët edhe si Shefi i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2000, Peach ka qenë komandant i forcës ajrore të NATO-s në Kosovë.
Në rolin e të dërguarit të posaçëm, Peach do të punojë në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si dhe do ta përkrahë Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schmidt në Bosnje.
Ndërkohë, që Schmidt ka paralajmëruar se Bosnje-Hercegovina është e kërcënuar që menjëherë të shpërbëhet dhe se ekzistojnë gjasa “shumë reale” për rikthimin në konflikt.
Qeveria britanike, në njoftimin zyrtar për emërimin e të dërguarit të posaçëm për Ballkan, e ka bërë të qartë se Bosnja e Hercegovina dhe Kosova janë si sfidat kryesore.
Sipas diplomacisë britanike emisari Peach do t’i kushtojë rëndësi të veçantë procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, si vlerësohet ky rol i ri i britanikëve në procesin e dialogut me Serbinë?
Kelmendi: Me angazhimin e Anglisë, përveç të SHBA-ve dhe të Gjermanisë, forcohet pozita e Kosovës
Profesori Muhamet Kelmendi në një përgjigje për “Bota sot” thotë se ky veprim nga ana e Anglisë është i qëlluar dhe do të ndikojë pozitivisht në zgjidhjen e çështjeve të rënda ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, kjo e forcon edhe më shumë shtetin e Kosovës.
“Përfshirja e Anglisë, është një veprim i qëlluar dhe do të ndikojë pozitivisht në zgjidhjen e çështjeve të rënda ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përveç Gjermanisë që tash e ka përfaqësuesin e përcaktuar, angazhimi i Anglisë është hap shumë i qëlluar dhe e forcon pozitën e shtetit të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar ka rezerva të theksuara ndaj Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Këtë e konsideron si veprim për dëmtimin e shtetit të Kosovës. Raportet e shteteve brenda dhe jashtë UE ndaj Ballkanit Perëndimor janë të ndara. Ka shtete asnjanëse dhe që janë kundër Kosovës si shtet. Kemi kështu 5 e UE dhe kuptohet Rusia që është kundër shtetit të Kosovës. Në këtë gjendje, angazhimi i drejtë i Anglisë është ndihmë e madhe”, thotë ai.
Ai shton se me angazhimin e SHBA-së, Anglisë dhe Gjermanisë u kufizohen disa gjëra ndërmjetësuesve të BE-së, të cilët janë të ngarkuar në procesin e dialogut.
Ai përmend se Borell dhe z. Lajçak, do t’u kufizohen veprimet dhe u bëhet e qartë se me shtetin e Kosovës nuk do të luhet, sikundër ishte bërë praktikë në dialog me Serbinë.
“Nga qëndrimet e theksuara, Anglia del se ka shumë interes dhe tërë ndikimi anglez është pikërisht mbrojtja e shtetit të Kosovës. Natyrisht se me angazhimin e drejtpërdrejtë të SHBA-ve, të Anglisë dhe të Gjermanisë kufizohet shumë ndikimi i UE-së në Bruksel. Me këtë ndërmjetësve të UE, si z.Borrell dhe z. Lajçak, u kufizohen veprimet dhe atyre u bëhet e qartë se me shtetin e Kosovës nuk do të luhet, sikundër ishte bërë praktikë në dialog me Serbinë. Animet e tyre do të kufizohen. Z.Borrell dhe z.Lajçak nuk do të mund të ndikojnë në përmbajtjen e dialogimit dhe në temat që kanë bërë të pamundshëm dialogimin. Me këtë kufizohet edhe ndikimi rus. Rusisë i bëhet e qartë se në Ballkanin Perëndimor ka interesa të mëdha edhe Anglia dhe SHBA-të e Gjermania. Kështu u rrit zona e interesit ndaj shqiptarëve”, thekson më tej ai.
Në fund, Kelmendi thotë se nga kjo humb Serbia, e cila do të ketë pozitë të disfavorshme, dhe që nuk mund të luajë më me dialog.
“Me këtë, shteti serb, ka pozitë më të disfavorshme. Nuk mund të eci si deri tash me vendnumërim. Nuk mund të luaj me dialog dhe nuk mund të llogaritë në ndihmën e ndërmjetësve. Po në këtë çështje Kosova duhet të jetë e vendosur në rrugën e vet. Kërkohet ta mbrojë shtetin dhe tërësinë territoriale. Nuk duhet lejuar Asociacion dhe pushtet të tretë. Çdo veprim për të ndërtuar organizimin e brendshëm është i dëmshëm. Këtej duhet të kërkoj reciprocitetin në raporte bilaterale dhe të qëndrojë në njohje të shtetit. Temat janë të përcaktuara. Është dëmi luftës dhe përgjegjësia penale për gjenocide. Asnjëherë nuk duhet harruar të pagjeturit e vrarë në luftë dhe të fshehur nga shteti serb nëpër Serbi. Tash me angazhimin edhe të Anglisë kemi pozitë më të favorshme dhe kurrsesi nuk duhet lejuar dëmtimin e shtetin të Kosovës”, përfundon ai.
Duhanaj: Për Kosovën dhe shqiptarët, emërimi është pozitiv dhe me shumë shpresa për zgjidhje të mira
Lidhur me këtë edhe analisti Leon Duhanaj ka thënë se, ndikimin rus dhe përkeqësimi i gjërave në Ballkanin Perëndimor, ka bërë që Anglia të marrë një vendim të tillë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bazuar në ndryshimet e kuadrove në sektorin diplomatik në regjion, duket që e kanë kuptuar nevojën imediate për ta shtyrë përpara zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Europian në anën tjetër, edhe përkundër faktit se është bartës, apo fasilitues kryesor në proces, duket të ketë probleme serioze të brendshme në vendimmarrje sa që nuk mund të pritet ndonjë rezultat konkret prej tyre. Duke qenë se gjendja veç sa po shkon e keqësohet si pasojë e ndikimit dhe ndërhyrjes ruse, atëherë çështja bëhet edhe më alarmante. Në këtë kontekst, mendoj që edhe Mbretëria e Bashkuar, e ka emëruar emisarin e saj, për të qenë akterë në këtë proces”.
Sipas tij, për Kosovën dhe shqiptarët, sa më shumë ndërhyrje anglo-amerikane, aq më pozitiv dhe më shumë shpresa për zgjidhje të mira, duke përmendur edhe ndryshimin e qeverisë në Gjermani, që sipas analistit edhe pse duhet të presim, po jep sinjale pozitive.
“Për Kosovën dhe shqiptarët, sa më shumë ndërhyrje anglo-amerikane, aq më pozitiv dhe më shumë shpresa për zgjidhje të mira. Aq më shumë kur tash së fundmi edhe në Gjermani kemi ndryshim të pushtetit dhe akoma nuk dihet qartë, se cili do të jetë qëndrimi i qartë gjerman karshi çështjes edhe pse sinjalet janë pozitive, vetë fakti që kemi kuadër të ri në proces, mund të jetë sfidues”, deklaron ai.
Prandaj, ai emërimin e emisarit anglez e sheh si sinjal tepër pozitiv.
“Në këtë kontekst, emërimi i emisarëve për mendimin tim është sinjal tepër pozitiv, por që duhet marrë seriozisht nga akterët politik në vend, në mënyrë që të jemi mirë të përgatitur për çdo situatë. Shumë lehtë mund të ndodhë që mekanizmat ndërkombëtarë ta organizojnë ndonjë konferencë të mbyllur nga e cila, palët mund të dalin vetëm me marrëveshje të nënshkruar, prandaj sa më unik, sa më të përgatitur, sepse koha nuk kthehet mbrapsht për të na i ushqyer egot politike”, përfundon analisti Leon Duhanaj për “Bota sot”.