Përplasja në Bruksel/ “Kurti po qëndron prapa fjalës së tij”

Politika

Përplasja në Bruksel/ “Kurti po qëndron prapa fjalës së tij”

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 00:05
Albin Kurti dhe Josep Borell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati një përplase me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë

 Ky i fundit, kërkoi zbatimin e marrëveshjes.

Për këtë kërkesë të Borrell-it, Kurti u shpreh se marrëveshja për asociacionin nuk ka kaluar Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi ka thënë se Bashkimi Evropian po kërkon zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruar në Bruksel.

“Ne po harrojmë së atë marrëveshje e kemi nënshkruar vetë në Bruksel, askush nuk na ka shti me zor, e tash edhe BE-ja kërkon që të mbajmë premtimin përderisa jemi zotuar që do t'a ratifikojmë me vendosjen e nënshkrimit në marrëveshje. BE-së i nuk i intereson pse ka ndërruar qeveria, ajo po kërkon zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruar në Bruksel”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi ka shtuar se marrëveshja e nënshkruar për krijimin e asociacionit është nënshkruar pa e ditur përmbajtjen e saj.

“Bashkimi Europian pret nga institucionet tona krijimin e asociacionit pasi që është një zotim që ia kemi bërë dhuratë vetit duke e nënshkruar në Bruksel pa e ditur së çka përmban kjo marrëveshje. BE-ja është mësuar nga qeveritë e kaluara të cilat kanë qenë servil ndaj tyre, e që z. Kurti po qëndron prapa fjalës së tij, duke mos lëvizur nga parimi i tij, duke i thënë Borellit në Bruksel së Asociacioni nuk bëhet sepse atë e ka rrwzuar Kushtetuta, pasi që ka qenë në kundërshtim më të, e që për BE-në nuk është problem kjo, sepse ata kishin deklaruar së Kushtetuta e republikës së Kosovës nuk është Kuran as Bibel, ajo mund të ndryshohet vetëm e vetëm për t'i përmbushur kërkesat e politikës serbe në dëm tonë”, ka vlerësuar ai.

Në fund, Krasniqi ka treguar se çfarë duhet të bëjë kryeministri i Kosovës në rastin e asociacionit.

“Kurti duhet ta kuptoj së problemi zgjidhet duke ju qasur, duke krijuar një asociacion sikur të një OJQ-je, sepse BE-ja mund të na kushtëzojnë, siç jemi mësuar nga e kaluara, po ashtu ne duhet të kërkojmë të drejtat për qytetarët në Kosovën Lindore që edhe ne ti rritim apetitet dhe ndoshta edhe BE-ja do të trajtojë më mirë e jo të shkojmë kokë ulur si qyqare dhe me duar në gjepa duke mos kuptuar asgjë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat