A duhet Kuvendi i Kosovës ta miratojë ligjin për lustracionin? Pyetje kjo që shumë deputetë, kryesisht ata të Komisionit për Legjislacion e shmangin? Gazeta ka kontaktuar disa nga këta deputetë për t’i pyetur rreth kësaj ҫështje, mirëpo ata nuk deshën ta komentonin.
Kjo nismë për ligjin për lustracionin ishte nisur disa vite më parë, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Kështu, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kishte adresuar një kërkesë në Ministrinë Drejtësisë nga e cila kërkon që të hartojë ligjin për lustracion. Kjo nismë e KMDLNJ-së ishte përkrahur edhe nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë ende nuk ka asgjë nga kjo nismë.
Madje tani, deputetët edhe refuzojnë të përgjigjën për një nismë të tillë.
Pula: Pastrimi i figurës apo lustracioni për zyrtarët e lartë të administratës shtetërore, është më se i domosdoshëm
Njohësit e çështjeve juridike dhe politike në vend kanë komentuar këtë nismë. Kështu, Shqiprim Pula, njohës i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se pastrimi i figurave apo lustracioni për zyrtarët e lartë shtetërorë është i domosdoshëm.

Shqiprim Pula
“Vendi ynë, si ish-njësi e federatës Jugosllave, më pas e një regjimi emblematik të dhunës serbe i njohur si regjimi i Slobodan Milosheviҫ-it, ka kaluar nëpër jetën publike brenda një rruge politike me vështirësi e me ngjarje, duke dalur e traumatizuar edhe nga lufta e fundit, e viteve 1998-99. Në një sistem politik pluralist, me një demokraci përfaqësuese, pastrimi i figurës apo lustracioni për zyrtarët e lartë të administratës shtetërore, është më se i domosdoshëm”, vlerëson ai.
Sipas tij, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet që hapur, drejtë dhe saktë, ta trajtoj këtë temë si nevojë për hir të shëndetit jetës publike e institucionale, të demokracisë dhe vlerave pro-perëndimore.
“Natyrisht se mund të ketë edhe reagime, të cilat janë të kuptueshme për shkak të ndjeshmërisë që ka lustracioni, por, duhet të ndodhë për të hequr ҁdo lloj mëdyshje mbi personat, të cilët në një rrugë i kanë shërbyer ish-sistemeve në të kaluarën apo kanë pasur ndonjë lloj afirmiteti, e që sot mund të mbajnë poste apo funksione brenda shtetit të Kosovës. Institucionet relevante dhe përgjegjëse për ta iniciuar dhe realizuar procesin e lustracionit, duhet që të kërkojnë këshilla dhe ekspertiza nga instancat ndërkombëtare, siç mund të jenë; Këshilli i Europës, Komiteti i Helsinkut, OSBE-ja por edhe vende si model p.sh., Çekia apo Gjermania e cila ka bërë denazifikimin e Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore, e modele të tjera që mund t’i shërbejnë vendit tonë për ta përmbyllë si temë dhe nevojë për të mirën dhe ardhmërinë e Republikës”, vlerëson analisti Shqiprim Pula për ‘Bota sot’.
Burjani: Është penguar politikisht, tash synohet sërish të nxirret një ligj i vonuar për 21 vjet
Blerim Burjani
Ndërkaq, analisti i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se ka shumë arsye pse është vonuar ky ligj dhe se është penguar politikisht. Sipas tij, nuk kanë nxjerrë ende as rezolutë e lëre më ligj të atillë.
“Ka pas shumë arsye pse? Ky ligj është vonuar shumë, është i komplikuar edhe kur të fillojë të bëhet zbatimi i tij. Ka shumë diskutime me vite. Është penguar politikisht, tash synohet sërish të nxirret një ligj i vonuar për 21 vjet, as rezolutë nuk kanë nxjerr e lëre me ligj, për të dënuar krimet komuniste në Kosovë”, thekson Burjani për ‘Bota sot”.
Ai thotë më tutje se, ky ligj është tepër i vonuar, megjithatë ‘më mirë vonë se kurrë’.
“Tash sërish e kanë filluar këtë veҫ nuk dihet më cili është objekti i saj që rregullon ky ligj, pra duhet të jetë një strukturë logjike, me fakte ligjore për të ndërtuar një ligj të tillë. Populli thotë më mirë vonë se kurrë, pra ligji është dashur kaherë të nxirret, është për së tepërmi i vonuar”, thotë Burjani për ‘Bota sot’.