Presioni për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, po vazhdojnë të vinë edhe nga Bashkim Evropian.
Por, një gjë e tillë nuk po pritet mirë në Kosovë. Gjithashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të ketë mendimin e njëjte për këtë çështje.
Njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se formimi i asociacionit është jashtë parimeve kushtetuese
“Asociacioni është mbi Planin e Ahtisarit, dhe çdo autonomi territoriale për serbët në fillim, është ndarje mbi bazat etnike të Kosovës, dhe është jashtë parimeve kushtetuese, por edhe jashtë parimit mbi multietnicitetin për çka edhe është zotuar faktori ndërkombëtar”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, ai e ka komentuar qëndrimin e kryeministri të Kosovës karshi asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
“Unë e shoh si temën më të zorshme politike më të cilën do të përballemi në ditët dhe në muajit e ardhshëm. Qëndrimi i Kurtit ka qenë konstant më qëndrimet e mëhershme politike të tij, i cili e ka kundërshtuar formimin e çfarëdo asociacioni jashtë asociacionit të komunave shumicë, e legjitime shqiptare”, ka deklaruar Mulliqi për “Bota sot” .