Juristi kërkon formimin e një Komisioni të veçantë për paraqitjen e padisë ndaj Serbisë

Politika

Juristi kërkon formimin e një Komisioni të veçantë për paraqitjen e padisë ndaj Serbisë

Nga: M.H. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës në muajin maj paralajmëroi se do të ngrejë padi në GJND ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99.

Këtë pikë kryeministri i Kosovës e ka përfshirë në programin e vet qeveritar duke thënë, se “çështja e padisë për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) do të jetë një nga përparësitë e punës së tij gjatë mandatit qeverisës”.

Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarëve që kanë plagët e hapura dhe qe besa edhe ndaj ardhmërisë sonë, që kërkon një shtet demokratik”, ka thënë gjatë muajit maj kryeministri Kurti.

Juristi Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që padia për gjenocid ndaj shtetit të Serbisë është normale pasi kemi fakte për dëmin njerëzor dhe material që ia ka shkaktuar Kosovës.

Image
Muhamet Kelmendi

“Është gjë normale paraqitja e padisë për gjenocid ndaj shtetit serb. Fakte ka mjaft. Të dhënat flasin për mbi 13 mijë shqiptarë të mbytur mizorisht. Janë mbi 20 mijë femra të përdhunuara. Kemi dëbime masovike jashtë vendit. Dëmet materiale shkojnë në dhjetëra miliardë euro”, potencon juristi.

Ai më tej thotë se deri ku ka shkuar ky proces nuk ka informacione, mirëpo priten të dhëna konkrete për të përcaktuar një Komision të veçantë për këtë padi.

“A janë tubuar këto të dhëna dhe deri ku ka shkuar çështja nuk e di. Unë nuk kam informacione se deri ku ka shkuar procesi. Është thënë se po përgatitet padia për gjenocid kundër shtetit serb. Informata tjera nuk ka. Priten të dhëna konkrete nga komisioni i përcaktuar nga qeveria. Nuk ka të dhëna më të gjera”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat