Analisti tregon kohën kur Thaçi dhe Mustafa lavdëroheshin për Asociacionin

Politika

Analisti tregon kohën kur Thaçi dhe Mustafa lavdëroheshin për Asociacionin

Nga: A.M. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë është riaktulizuar sërish.

Nga Bashkimi Evropiane po këmbëngulin që të zbatohet kjo marrëveshje e nënshkruar në Bruksel.

Profesori Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka shpjeguar se si erdhi deri te nënshkrimi i asociacionit të komunave serbe në Bruksel nga ish pushtetarët.

Image
Binak Maxharraj

Për Asociacionin janë zhvilluar aktivitetet që më herët. Kështu është bërë edhe marrëveshja e parë me 2013 kur i padijshmi Hashim Thaçi nënshkroi marrëveshjen famoze prej 15 pikash, ku gjashtë prej tyre kishin të bëjnë me themelimin e Asociacionit. Pastaj dy vite me vonë kur Isa Mustafa u zgjodh kryeministër e vazhdoi dialogun me Serbin me ç’rast me 2015 e nënshkroi marrëveshjen e konkretizuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka treguar se çfarë deklaronin në atë kohë Thaçi dhe Mustafa.

Si Hashim Thaçi, po ashtu edhe Isa Mustafa, lavdëroheshin para opinionit se kishin bërë punë të mira për Kosovën, ashtu siç deklaronin edhe për Demarkacionin me Malin e Zi, ky haptas thoshin se Kosova nuk po humbë asnjë milimetër tokë, ndërsa doli se Kosova humbi hiq me pak se 8200 hektar tok nga Çakorri deri ne Kullë”, ka shpjeguar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat