Praktikë e gabuar/Krasniqi tregon si duhet vepruar ndaj deputetëve që injorojnë Kuvendin

Politika

Praktikë e gabuar/Krasniqi tregon si duhet vepruar ndaj deputetëve që injorojnë Kuvendin

Nga: G.B Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 16:42
Kuvendi i Kosovës

Gjatë fushatës zgjedhore, bëjnë thirrje që t’i votojnë, duke u zotuar se do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në Kuvend.

Por, jo gjithmonë e bëjnë atë që e premtojnë në fushata.

Shumë deputetë me të siguruar ulësen në Kuvend, harrojnë ato për çka janë zotuar.

Mungesa e tyre në kuvend bën që të mos ketë kuorum, kështu të dështojnë seancat e pikat e ditës të grumbullohen e shumë projektligje të mos miratohen.

Për këtë nuk bëjnë punë as thirrjet e kryetarit të kuvendit.

Image
Islam Krasniqi

E për këtë, juristi Islam Krasniqi, mendon se është praktikë të gabuar që deputetët të mos respektojnë rregulloren e kuvendit dhe betimin e bërë.

“Është një praktikë e gabuar kjo e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku deputetët shkojnë vetëm për mëditje duke mos respektuar rregulloren e Kuvendit dhe premtimin për të cilën janë betuar, pasi që ata janë votuar për të rregulluar dhe përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, e jo të paguhen për punën të cilën nuk janë duke e kryer. Kjo legjislaturë duhet të dallojë nga të kaluarat, duke dhënë një shembull lidhur me punën dhe ratifikimin e projektligjeve në Kuvend, pasi që qeveria e ka shumicën dhe për një pjesë të madhe mund të bëjë edhe vetë kuorumin pa prezencën e opozitës por që po praktikohet një praktikë e mbrapshtë pa pikë përgjegjësie”, ka thënë ai.

Sipas tij, deputetët duhet të kenë sanksione në pagat që i marrin.

“Andaj duhet që të kushtëzohen deputetët për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e që ata të cilët nuk marrin pjesë në Kuvend duhet të ndëshkohen duke ju ndërprerë një pjesë e pagesë, sepse ata për këtë paguhen dhe që paguhen më paga të majme, gëzojnë mëditje, paguhen në komisione e shumë e shumë të hyra tjera, e që përgjegjësia tyre është zero”, ka vlerësuar Krasniqi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat